Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
18:46
22.05.2019
deutsch-albanisch gjermanisht-shqip Auf dem Weg zu einem Dorf in der Nähe von Peje, wurde am 19 September ein vierzehnjähriges albanisches Mädchen von einem Fahrzeug des spanischen Kontingentes der KFOR angefahren. Kurz danach verstarb das Mädchen. Zu dem „ Unfall“ erklärte Polizeisprecher Zeqir Kelmendi: „ Wir haben mit einer Untersuchung begonnen“.

Tatsache ist, dass die internationalen motorisierten Kontingente in Kosova herumrasen und man oft den Eindruck hat, als ob für sie keinerlei Verkehrsregeln gelten.


Der amerikanische Botschafter in Belgrad spricht sich für einen „ Kompromiss“ aus


Der amerikanische Botschafter in Serbien Michael Polt, geht von der „Chance“ aus, die Statusfrage für Kosova noch in diesem Jahr zu lösen. Gegenüber Medienvertretern sagte der Botschafter am 19. September: „ Die Möglichkeit für einen Kompromiss besteht absolut, der Schlüssel dafür ist das ihn alle akzeptieren“. Vom Selbstbestimmungsrecht, als fundamental demokratischem Recht für die Menschen in Kosova sprach der Herr Botschafter nicht.

 

Naser Rugova will keine neue Partei gründen



Naser Rugova ist der Führer der Initiative„Reforma“ in der LDK. Die LDK erlebt gegenwärtig einen schweren innerparteilichen Konflikt, um den Parteivorsitz kämpfen mehrere Fraktionen. Die Hauptkontrahenten sind der ehemalige skandalumwitterte Parlamentspräsident Nexhat Daci und der gegenwärtige Präsident Fatmir Sejdiu. Innerparteilich spricht man auch von dem Flügel um Eqrem Kryeziu, der gegen die Daci Front steht. Naser Rugova ist der Vetter des ehemaligen Präsidenten Ibrahim Rugova. Offiziell beklagt er mangelnde Demokratie und Transparenz innerhalb der LDK. Spekulationen wonach Naser Rugova eine eigene Partei gründen wolle wies er in einem Interview mit Kosovapress entschieden zurück. Er will auf alle Fälle in der LDK bleiben egal wer zum Vorsitzenden gewählt wird. Allerdings scheint Naser Rugova die Kandidatur von Nexhat Daci bedingt zu unterstützen. Der Konflikt hat mittlerweile auch die internationale Diplomatie erreicht. Es existiert ein Schreiben wonach die USA aufgefordert werden Daci zu unterstützen. In Kosova wird gemunkelt, dass Daci der „Kandidat der Amerikaner sei“ und Sejdiu der „Kandidat der Deutschen“. Im Hintergrund werden aber auch noch die Namen Sabri Hamiti und Alush Gashi, gehandelt. Beobachter in Prishtina gehen davon aus, dass jetzt genau das eintritt was viele Analytiker der LDK prophezeiten. Die LDK ist ein sehr heterogenes Gebilde, welches lange Jahre nur von dem Mythos Rugova zusammengehalten wurde. Nach dem Ableben von Rugova fehlt der charismatische Boss, der mit bonapartistischen Methoden, die scharf fraktionierte LDK beherrschte.


Fatmir Sejdiu flog nach New York



Fatmir Sejdiu ist heute nach New York geflogen. Vor dem Sicherheitsrat der Vereinten Nationen wird „Präsident“ Sejdiu am kommenden Freitag eine Rede zur Lage in Kosova und zu seinen Vorstellungen bezüglich der „Statusfrage halten.

Dokumentation


Polt: Ekziston mundesia per kompromis midis Beogradit dhe Prishtines



Ambasadori amerikan në Serbi Michael Polt ka thënë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin unanimisht dhe besojnë në idenë që zgjidhja politike për Kosovën të arrihet gjatë këtij viti, megjithëse sipas tij, Amerika ende s'është e gatshme që në mënyrë përfundimtare të tregojë se si do të duket kjo zgjidhje.
Këto komente Polt i bëri gjatë një interviste dhënë një rrjeti mediash në Serbi.
Sipas tij, mundësia për kompromis absolutisht ekziston, ndërsa çelësi i këtij kompromisi dhe i zgjidhjes në përgjithësi do të duhej të ndërlidhej me mirëqenien e të gjithëve që jetojnë në Kosovë. |||Lajme.Net|||



Kryetari Sejdiu niset për Nju-Jork për të paraqitur vizionin për Kosovën

 

Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu sot udhëton për në Nju Jork të ShHBA-ve, ku të premten do të flasë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për gjendjen në Kosovë dhe zgjidhjen e statusit të saj të ardhshëm



Nuk e kam në plan të formojë parti të re, do të mbetem në LDK



Udhëheqësi i Iniciativës “Reforma”, Naser Rugova, njëherësh zyrtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), kushëri i ish-kryetarit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova, në një intervistë ekskluzive dhënë për Kosovapress ka mohuar që LDK të jetë e ndarë në dysh, në ‘krahun’ e Eqrem Kryeziut dhe atë të akademik Nexhat Dacit. Ai ka thënë se në këtë subjekt politik nuk ka fraksione, por ka konkurrencë të koncepteve politike. Naser Rugova pranon se është më i afërt me Dacin, sepse sipas tij ka një projekt që e forcon, profilizon dhe që i avancon proceset në LDK. Ai ka hequr të gjitha dilemat se do të krijojë ndonjë partie të re politike, duke thënë se pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar i kësaj partie, ai gjithmonë do të jetë në LDK dhe do të punojë për të.  Naser Rugova, i cili kohëve të fundit është identifikuar si kundërshtar i Eqrem Kryeziut, ka sqaruar se dallimet ndërmjet tij dhe Kryeziut kanë të bëjnë vetëm në konceptin politik dhe me metodat e punës së një pjese të Kryesisë së LDK-së dhe nuk ka asgjë personale me Kryeziun. Mirëpo, ai edhe një herë pohon se kohëve të fundit ka pasur raste të presionit politik mbi aktivistë në ndryshëm në degët e LDK-së, siç është rasti i Prizrenit nga njerëzit e Kryeziut.

Kosovapress: Keni formuar Iniciativën “Reforma”. Çfarë në të vërtetë jeni duke bërë për ndryshimin pozitiv të gjëra brenda LDK-së?

Rugova: Iniciativa “Reforma” është një grup i intelektualeve të ri të LDK-së dhe i një numri të konsiderueshëm ekspertësh, që mëton ta profilizojë LDK-në, t’i avancojë proceset në parti, ta fuqizojë si dhe ta modernizojë në aspektin funksional partinë më të madhe në vend. Më konkretisht, ne jemi grup politiko-profesional që mëtojmë ta forcojmë LDK-në, në të gjitha fushat dhe besojmë se ky koncept i ri i mendimit dhe veprimit politik do të ndikojë në ngritjen e kapaciteteve të brendshme të partisë në aspektin cilësor, funksional dhe organizativ.

Kosovapress: Si i vlerësoni zhvillimet e fundit në subjektin tuaj politik, pasi që kohëve të fundit ka pasur shumë kundërthënie në mes njerëzve brenda LDK-së?

Rugova: Këto janë zhvillime politike normale, e sidomos për partitë e mëdha, siç është LDK-ja. Është normale të ketë mendime dhe ide të ndryshme, e bile edhe koncepte të ndryshme brenda për brenda një subjekti politik, pra edhe në LDK. Gjithashtu, pasi që jemi në prag të kongresit zgjedhor të partisë është normale të ketë konkurrencë konceptesh, të cilat nuk i shoh si kundërthënie, por si konkurrencë. Andaj, le të fitojë koncepti që do të gjejë mbështetje te baza zgjedhore e partisë.

Kosovapress: Nëse më lejoni t’i kthehemi pak çështjes së letrës që ia keni dërguar Zyrës Amerikane, OSBE-së, UNMIK-ut, lidhur me gjendjen e rëndë brenda LDK-së. Cili ka qenë qëllimi i kësaj letre dhe çka në të vërtetë keni synuar?

Rugova: LDK është partia më e madhe në vend dhe e ka përgjegjësinë më të madhe, si në pushtetin lokal, ashtu edhe në atë qendror. LDK-ja nuk përbëhet vetëm nga 4 ose 5 individë të kryesisë qendrore, të cilët e kanë reduktuar dukshëm aktivitetin e partisë me mosfunksionim e mekanizmave dhe strukturave partiake, dhe në njëfarë forme, LDK-së po i humbin rolin e faktorit kyç që duhet ta ketë si partia që e gëzon besimin e shumicës së qytetarëve të vendit, sidomos në këto momente tejet të rëndësishme për të ardhmen e vendit. Ka pasur edhe raste të presionit politik mbi aktivistë në degë të ndryshme, siç është rasti i Prizrenit, dhe duke e vërejtur këtë trend jodemokratik, ne reaguam të faktorët ndërkombëtarë më të rëndësishëm, me qëllim të ndikimit dhe krijimit të një atmosfere zgjedhore normale dhe fer për të gjithë kandidatët si pretendentë të mundshëm për lider të LDK-së. Andaj, kam bindjen se kjo letër është kuptuar drejt.

Kosovapress: Gjithashtu, ju nuk jeni pajtuar me veprimet e nënkryetarit të parë i LDK-së, Eqrem Kryeziu. Pse nuk pajtoheni me veprimet e tij dhe a do të thotë se këto mospajtime kanë rrënjët diku tjetër?

Rugova: Ne nuk jemi pajtuar me konceptin dhe metodat e punës së një pjese të Kryesisë së LDK-së, përfshirë këtu edhe Kryeziun, të cilin e kam mik. Të jemi të qartë, këtu bëhet fjalë për dallim substancial të konceptit politik, dhe nuk ka asgjë personale. Ne angazhohemi për profilizim të mirëfilltë të partisë dhe për këtë gjë është angazhuar një ekip i tërë i ekspertëve që bënë analiza, hartojmë dokumente dhe rekomandime për ngritjen e kapaciteteve të brendshme në parti. Do të thotë bëjmë punë konkrete për forcimin e LDK-së dhe nuk merremi me demagogji.

Kosovapress: Si e sheh Reforma zgjidhjen e problemeve brenda LDK-së, në mënyrë që të dilet nga kjo situatë e krijuar?

Rugova: LDK-ja po hyn në procesin zgjedhor. LDK-ja është partia më e madhe dhe më e organizuara në vend. Plotësimin e vakuumit të postit të kryetarit të partisë e shoh me organizimin e një procesi zgjedhor fer, demokratik, me dy e më tepër kandidatë me mekanizmin e votës së fshehtë, dhe sigurisht që do të fitojë koncepti më i mire që njëherësh do të jetë edhe vullneti i elektoratit të LDK-së. Jam shumë optimist se LDK-ja do të dalë shumë e konsoliduar nga kongresi i ardhshëm zgjedhor dhe njëherësh do të jetë model për profilizimin e partive të tjera në Kosovë, tani në rrethana të reja në prag të bërjes së shtetit.

Kosovapress: LDK tashmë po hyn në fazën e zgjedhjeve të brendshme. Sa jeni të përgatitur për mbajtjen e tyre dhe cilat mund të jenë ndryshimet që do t’i sjellin këto zgjedhjeve?

Rugova: LDK-ja është parti e madhe dhe me përvojë, me një kulturë demokratike dhe organizative të shkëlqyeshme, me potencial kadrovik dhe intelektual dhe me vlera të mëdha të krijuara me vite nën udhëheqjen brilante të themeluesit të saj, presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova. Andaj, jam thellë i bindur se në kongresin e ardhshëm, LDK-ja do t’i zgjedhë kuadrot e saj më të mirë dhe do ta formojë një establishment politik shumë serioz dhe kreativ.

Kosovapress: Sipas juve, çka do të thotë letra e Eqrem Kryeziut drejtuar kryeministrit Çeku?

Rugova: Sipas mendimit tim, letra e z. Kryeziu drejtuar kryeministrit ishte një veprim politik jo i menduar mirë. Për punën e ekzekutivit, dinamikën, funksionalizimin etj., do duhej të uleshin e të diskutonin kryesitë e dy partive, partnerët e koalicionit dhe jo në formën se si ka komunikuar z. Kryeziu me kryeministrin Çeku, sepse kjo shkaktoi konfuzion në qeveri, te qytetarët dhe te miqtë tanë ndërkombëtarë.

Kosovapress: Deri më tani kemi të bëjmë me dy kandidatura për kryetar të partisë, atë të Nexhat Dacit dhe Fatmir Sejdiut. Sipas juve kush është kandidati më serioz për të qenë lider i këtij subjekti politik, dhe njëkohësisht kush mendoni se duhet t’i fitojë këto zgjedhje, që do të ishte në interes të partisë dhe proceseve politike?

Rugova: LDK-ja ka mjaft emra të dëshmuar. Daci ka shpallur kandidaturën e tij, pedigreja e akademik Dacit i kalon kufijtë kombëtar. Ai  ka një projekt politik shumë serioz dhe padyshim është kandidati më serioz për lider partie. Megjithatë LDK ka edhe emra të tjerë mjaft të respektuar, si akademik Sabri Hamiti, prof. dr. Alush Gashi, prof. dr. Fatmir Sejdiu. Por, pavarësisht se kush do të zgjidhet kryetar partie, jam i bindur që do t’i avancojë proceset edhe në parti, por edhe për një jetë më të mirë për qytetarët e vendit tonë.

Kosovapress: Tashmë thuhet se ekzistojnë fraksione brenda LDK-së, kurse ju jeni afër Nexhat Dacit dhe e përkrahni atë. Pse?

Rugova: Jo, në LDK nuk ka fraksione, por ka konkurrencë të koncepteve politike që është trend normal për partitë e mëdha. Unë jam më i afërt me akademik Dacin, sepse mendoj që projekti i tij politik do ta forcojë, profilizojë dhe do t’i avancojë proceset në LDK. Gjithashtu, Daci ka një platformë shumë konkrete për zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit në të gjitha fushat.

Kosovapress: Ndërkohë është zhvilluar një politikë e caktuar ndaj Nexhat Dacit, pikërisht nga njerëzit e LDK-së. Po përmend këtu edhe arrestimin e këshilltarit të Dacit, Ahmet Alishani. Sipas juve, pse është bërë gjithë kjo dhe cili është qëllimi, kur dihet se akademik Daci ka qenë njeriu i besuar i Ibrahim Rugovës?

Rugova: Rreth kësaj pyetje besoj se kam dhënë sqarime të duhura në letrën që iu kam dërguar tre personaliteteve kyçe ndërkombëtare në vendin tonë.

Kosovapress: T’i kthehemi punës së krerëve të institucioneve të Kosovës (Fatmir Sejdiu, Kolë Berisha dhe Agim Çeku). Sa jeni të kënaqur me punën e tyre, kur dihet se janë bërë ndryshime brenda natës?

Rugova: Të them sinqerisht, përbërja e Ekipit të Unitetit pa presidentin Rugova dhe akademik Dacin nuk është si ka qenë më parë si dhe nuk e ka autoritetin si më parë. Mirëpo, agjenda politike është pothuajse e ngjashme dhe jam optimist se me ndihmën e miqve tanë do të jetësohet vullneti i popullit te Kosovës për shtet të pavarur dhe sovran.

Kosovapress: Në rast se Iniciativa “Reforma” nuk arrin qëllimin për çka është përcaktuar, a do të thotë se do të tërhiqeni nga LDK-ja dhe do të formoni parti të re?

Rugova: Besoj shumë në misionin që e kam filluar, së bashku me bashkëpunëtorët e mi. Pa marrë parasysh se kush do të zgjidhet kryetar i LDK-së, unë gjithmonë do të jem në LDK dhe do të punoj për të. Unë jam pjesë e pandashme e saj, sepse aty e ndiej veten më mirë dhe më sigurt./Intervistoi: Lumturie Blakaj