Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
14:01
27.06.2019
Gjermanisht shqip -Die CDU Europapolitikerin Doris Pack zeigte sich tief besorgt über die „ extrem niedrige Wahlbeteiligung“ in Kosova. In der Tat, die Wahlen wurden massiv boykottiert. Dieser Fakt versetzt die UNMIK- Administration in hellste Aufregung. Wahrscheinlich wurde die Zahl der Wahlteilnehmer manipulativ nach oben korrigiert. Besnik Prishtina schrieb dazu: „Um 16 Uhr sprach der Chef der OSZE von einer Wahlbeteiligung von etwas mehr als 24%. Gegen 19 Uhr wurde verkündet, die Wahlbeteiligung lag zwischen 40 und 45% .“ Nach Besnik Prishtina handelt es sich bei der Bekanntgabe dieser Zahlen um eine klare „Fälschung“.

Nach der Logik, der „Wahlkommission“ haben in 9 Stunden 400.000 Bürger von ihrem Wahlrecht Gebrauch gemacht und in 3. Stunden weitere 300.000 Personen. Dies ist zutiefst unwahrscheinlich, die Zahl der registrierte Wähler ist mit 700.000 weit übertrieben. Dennoch kann auch die offensichtlich gefälschte Bilanz nicht darüber hinwegtäuschen, dass die politische Kaste in Kosova und das UNMIK System abgewirtschaftet hat. Eine westliche Zeitung meinte zurecht: „ Der wirkliche Wahlsieger heißt Albin Kurti, nicht Hashim Thaci“. Die LPV hatte zum Boykott der UNMIK Wahlen aufgerufen. Selbst nach den vorläufig amtlichen Zahlen repräsentiert jede Partei in Kosova nur noch eine kleine radikale Minderheit. Wer sich wie Thaci als Wahlsieger mit 34%, bei dieser Wahlbeteiligung feiern läßt, bringt nur noch seine Ignoranz gegenüber dem Volk zum Ausdruck. Nehmen wir nur für eine Sekunde an Thaci hätte von 700.000 Wählern 34% bekommen so bleibt festzuhalten: Thaci repräsentiert eine elitäre Minderheit in Kosova. Wahlberechtigt waren etwa 1,6 Millionen Wähler und Wählerinnen. Die anderen Parteien sind selbst nach den offiziellen Zahlen bezogen auf die Gesamtzahl der Wähler, nur noch kleine radikale Sekten. Die LDK mit 22%, die AKR mit 12%, die LDD mit 10% und die AAK mit 9%, sowie die ORA von Veton Surroi mit 4% repräsentieren nur noch ihre enge Partei und Familienstruktur.

Alle auch die sogenannten Sieger haben massiv gegenüber den letzten Wahlen, absolut an Stimmen verloren. Auf diesen Sachverhalt und mögliche Unregelmäßigkeiten bei der Zahl der Wahlteilnehmer weißt auch der bekannte Politiker Ibrahim Kelmendi in einem Artikel hin.



Dokumentation Artikel von Ibrahim Kelmendi -Besnik Prishtina und Nachrichten aus dem Internetportal Lajm Net.



Bojkotimi i zgjedhjeve nga shumica!

LËVIZJA VETËVENDOSJA – FITIMTARE KRYESORE E (MOS)ZGJEDHJEVE

Ibrahim KELMENDI: LËVIZJA VETËVENDOSJA – FITIMTARE KRYESORE E (MOS)ZGJEDHJEVE”



    

Besnik Prishtina: Zgjedhjet e 17 Nëntorit dhe epoka e re



Përpjekja e dështuar demagogjike

E OSBE-es, UNMIK-ut DHE E KOLABORATORËVE VENDOR QË DËSHTIMI TË PROMOVOHET SI SUKSES

Dita e 17 nëntorit 2007 do të mbahet në mend si një ditë kur Populli i Kosovës në shprehjen e vetë më të lart demokratike, duke i bojkotuar ato i tha JO zgjedhjeve antidemokratike të diktaturës autokratike të UNMIK-ut dhe të partive kolaboratore të këti sundimi të huaj të instaluar nga BE në vendin ton qe 8 vite.

Në ora 16 përmes konferencës për media shefi i OSBE e tha publikisht se deri në ketë orë në zgjedhje kanë dal prej 0.8% e deri në 24% të 1.500.000 votuesve të mundshëm, ndërsa ne konferencën e orës 19.00 ai tha se pjesëmarrja është rritur ne 40-45%.

Ky akrobacion i fjalëve nuk bind as ke që prej orës 07.00 deri në ora 16.00 (për 9 orë efektive) kanë dal më së shumti 24% ndërsa mes orës 16.00 deri në ora 19.00 ( për 3 orë) kjo përqindje është dyfishuar në 45%! Pra, fillimisht kjo është një gënjeshtër e kulluar e cila në start zbulon se rezultati i zgjedhjeve është falsifikuar. Kjo cifër prej 45% e votuesve në numra do të thotë se kanë marr pjese gjithsej rreth 700.000 votues. Pra për 9 orët e para kanë qene për të votuar 400.000 vetë ndërsa në vetëm tri orë kanë ardhur të votojnë 300.000 vete. Nëse do të ishte e vërtete se për 3 orë kanë ardhur 300.000 votues atëherë për ato 9 orët (07.00-16.00) do të duhej të votonin 3 herë më shumë, ose ne numra 900.000 votues! Zotërinjtë e OSBE dhe kukullat e tyre kur të gënjejnë, duhet të gënjejnë për toke e jo për qielli, se me këto të dhëna nuk munden ti mashtrojnë as banorët e mbretërisë të majmunëve të Rodezisë e jo më Shqiptarët e Kosovës!

Por, me rendis është që ata u detyruan të pranojnë se përball këti hasharati të partive politike kolaboracioniste që murrën pjesë në zgjedhje janë kundër tyre 800.000 vota të kosovarëve që në përkthim në numra për 55% mundet të ulet përqindja e votave që i kanë arritur partitë që murrën pjesë në ketë farse zgjedhore. Praktikisht kjo do të thotë se nëse një Parti i ka pas 20% vota, numri real i votave të saj është vetëm 8,5%!

Mbreti i UNMIK-ut Ryker deklaroi se zgjedhjet janë shprehje demokratike e vullnetit të votuesve se a duan të marrin pjesë apo jo në zgjedhje. Nëse bojkotimi i zgjedhjeve nuk pranohet si shprehje e votuesve kundër këtyre Partive që mokrrën pjesë në zgjedhje dhe nëse zgjedhësit e gëzojnë ketë të drejtë demokratike për të mos dalë në zgjedhje si pas kësaj teorie këta zgjedhës kanë të drejtë demokratike edhe të mos i përfillin rezultatin e tyre dhe as institucionet qe dalin nga këto zgjedhje, pra as ligjet që do ti miratojnë këto institucione. Kjo është logjika e kuptimit të demokracisë që e tha Zotriu Ryker!

Përveç se mungon minimumi i pjesëmarrjes së votuesve prej 51% që këto zgjedhje i bën të pa pranueshme, edhe vet fakti se në Kosovë ka prani të pushteti të huaj. Që në fakt dëshmon se këto lloj zgjedhjesh nuk mund të jen as të lira e as demokratike. Prania e huaj administrative, ushtuake e policore pas kalimit të tri viteve pas mbajtjes së Konferencës së Rambujes edhe formalisht dëshmon jo ligjimitet të çfarëdo vendimi i imponuar para Kosovës nën sundimin e huaj ushtarak e policor dhe vendimet e marruara në këto kushte nuk e obligojnë as një segment zbatimin e tyre nga ana e Kosovës! Populli i Kosovës ato nuk i njeh dhe nuk i zbaton! Populli i Kosovës do ti njeh vetëm ato vendime që ai vet i merr në referendum që është shprehja me e lartë e vetëvendosjes së ti të vërtete demokratike!

Tani për ato parti që muarrën pjesë në farsën e këtyre zgjedhjeve dhe që disa nga ato u ndan të pikëlluara e disa po e festojnë rezultatin e tyre duhet të jetë e qartë se kësaj radhe më zëshëm se kurdoherë më parë Populli i Kosovës me bojkotimin e këtyre zgjedhjeve të tyre praktikisht votoi kundër tyre, që do të thotë se do të bojkotohet edhe pushteti i tyre edhe si pozitë edhe si opozite sepse ata janë dhe mbesin vetëm kolaborator të Perandorisë Globaliste të BE që do të provoi pa sukses të instalon sundimin e vet okupator në vendin ton!

Mos njohja e të drejtës për vetëvendosje për Kosovën derisa edhe Mali i Zi me ¼ e numrit të banorëve sllav, sa ka Kosova, u njoh si shtet i pavarur, tregon qartë se ndaj Kosovës po pregaditet një status antishqiptar si ka ndodhur që nga Kongresi i Berlinit të 1878 e deri te Konferenca e Rambujes e 1999.

Kjo tregon se Kosova nuk mund të pretë nga të tjerët që të ia njohin të drejtën në lirie pavarësi, por ato duhet ti rrëmbej nga ata që këto të drejta po ia shkelin e po ia mohojnë mizorisht!

Edhe OKB edhe Ballkani, Evropa dhe gjithë Bota duhet të e dijen se nëse ne në vendin tonë nuk kemi paqe e liri për fëmijët tanë, paqe e liri nuk do të ketë as për ata që mendojnë se mund të sundojnë mbi vendin tonë e në vatrat tona me ushtri e polici e me kolaborator vendor!

Prandaj, merren seriozisht apelin e Lëvizjes Vetëvendosja që Kosovës ti njihet dhe pranohet e drejta legjitime në vetëvendosje dhe té ndalen këto cirke tragjikomike me këto farsa zgjedhore e me këto institucione kukulla.



Prishtinë, 18 Nëntor 2007

00:10/19.11.07 - Pack: Jemi te alarmuar nga pjesmarrja shume e ulet ne zgjedhjet e Kosoves



Anëtarja e Parlamentit Evropian, Doris Pack tha se pjesëmarrja e ulët e qytetarëve të Kosovës në zgjedhjet e djeshme lidhet me zhgënjimin e tyre ndaj politikanëve. Jemi të alarmuar nga pjesëmarrja tejet e ulët, dhe erdhëm në përfundimin se kjo pjesëmarrje e vogël pasqyron zhgënjimin e popullatës nga puna e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Nga ana tjetër, mendoj se nuk është vetëm ky fakt, por edhe ajo se populli i Kosovës është ngopur me tërë situatën politike, me diskutimet e pafund për situatën e tyre personale dhe rajonale. Mendoj se duhet të kemi parasysh edhe faktin se të gjithë në rajon flasin për korrupsionin midis klasës politike dhe mendoj se kjo nuk duhet të tolerohet nga ata që janë zgjedhur dje. Ndersa pjesëmarrja tepër e ulët e serbëve, është pasojë e kërcënimeve nga autoritetet e Beogradit por edhe nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës, tha zonja Pack.|