Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
03:35
20.09.2020
Gjermanisht-shqip Anläßlich einer Pressekonferenz der LPV ( Bewegung für Selbstbestimmung) erklärte Glauk Konjufca am gestrigen Montag in Prishtina: „ Die Umwandlung der TMK in die FSK ( Sicherheitskräfte Kosovas) ist ein weiterer Beleg dafür, dass Kosova keine Armee, sondern nach dem Ahtisaari-Plan nur eine Gendarmerie erhält“. Nach dem Ahtisaari Plan soll die FSK eine Mannschaftsstärke von 2.5000 Mann haben.

Der Aufgabenbereich der FSK ist streng begrenzt und die Truppe erhält nur leichte Bewaffnung. Nach den Aussagen der LPV ist dies ein weiterer Beleg dafür, dass nach bestimmten Vorstellungen, Kosova weiterhin Objekt und nicht Subjekt zu sein hat. Konjufca stellte diese Entwicklung in ihren historischen Zusammenhang und verwies auf die Entwaffnung der UCK, ihre Umwandlung in die TMK, sowie die nach dem Ahtisaari-Plan gewünschte Schaffung einer unter internationaler Kontrolle stehender Gendarmerie mit dem Namen FSK. Konjufca warf Ministerpräsident Ceku „Betrug“ vor, da dieser entgegen aller Fakten weiterhin von einer selbständigen kosovarischen Armee spricht. Der Aktivist Dardan Mulliqaj wies konkret auf die Bestimmungen für die FSK hin. Mulliqaj sagte: „Die FSK wird nur mit kleinkalibrigen Geschossen bewaffnet und hat keinerlei Möglichkeit und keinerlei Kompetenz um das Land zu verteidigen.“ Gegen Ende der Pressekonferenz wurde bekanntgegeben, dass eine „ Bewegung für die Bewaffnung Kosovas“ nötig sei, denn Serbien könnte jederzeit versuchen in Kosova militärisch zu intervenieren


Dokumentation- Erklärung der LPV

 

FSK nuk është ushtri


Kosova nuk do të ketë ushtri. Forcat e Sigurisë së Kosovës (FSK) nuk do të jetë ushtri. FSK të cilat parashihen të krijohen sipas pakos së Ahtisaarit do të jenë forcë e sigurisë e cila në nivelin e xhandarmërisë. Pra këto forca nuk do të jenë ushtri.

Forcat e armatosura të një vendi si përgjegjësi dhe detyrë kryesore e kanë mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të vendit. Në pakon e Ahtisaarit askund nuk përmendet se FSK do ta ketë këtë përgjegjësi. Madje detyrat e saj të cilat ia kushtëzon pakoja e Ahtisaarit, ia pamundësojnë FSK-së ta merr përsipër mbrojtjen e atdheut. FSK në mënyrë eksplicite dhe eksluzive do të merret me reagimin ndaj krizave, asgjësimin e mjeteve eksplozive dhe mbrojtjen civile, si dhe do të përgatitet që në një fazë të mëvonshme të përmbush funksione të cilat nuk janë të përshtatshme për policinë. Këto funksione dhe përgjegjësi dëshmojnë se FSK do të jetë një organizatë e cila do ta përmbush dhe plotësojë policinë në aspekte të sigurisë të cilat policia nuk është e trajnuar t’i kryejë. Pra FSK do të jetë një njësit i specializuar i policisë i cili do të veprojë dhe funksionojë ndaraz nga policia.

Armatimi të cilin ia lejon pakoja FSK-së është armatim i lehtë. Sipas standardeve ndërkombëtare, me armatim të lehtë nënkuptohen të gjitha armët e kalibrit deri në 8 mm. Pakoja në mënyrë eksplicite ia ndalon FSK-së të ketë artileri, tanke dhe aviacion ushtarak. FSK në këtë mënyrë hendikepohet për shkak se as për së afërmi nuk i lejohet ta ndërtojë kapacitetin e nevojshëm ushtarak për mbrojtjen e Kosovës. Gjatë luftërave në ish Jugosllavi Kroacisë iu deshën afër 3 vite për t’i ndërtuar kapacitetet ushtarake në mënyrë që të jetë e suksesshme në ballafaqimin kundër agresionit serb. Kroacia që në fillim të luftës e kishte policinë dhe mbrojtjen territoriale, por kjo nuk i mjaftoi. Kroacia e vendosi përfundimisht sovranitetin mbi territorin e saj atëherë kur e ndërtoi ushtrinë me artileri, me tanke dhe me aviacion ushtarak.

FSK do të ketë vetëm 2500 pjesëtarë, prej të cilëve 700 do të jenë oficerë. Pakoja e Ahtisaarit ia lejon FSK-së t’i ketë edhe 800 rezervistë. Nëse kjo krahasohet me numrin e ushtarëve të vendeve përreth (tabela e mëposhtme), shihet qartë se numri i pjesëtarëve të FSK-së nuk është i mjaftueshëm as për së afërmi për ta evituar rrezikun e sulmimit dhe pushtimit të Kosovës nga vendet e huaja. Serbia ka 70.000 ushtarë të rregult dhe 30.000 rezervistë; Maqedonia 12.860; Republika Serbe e Bosnjes 12.000; Mali i Zi 6.500.

Disa vende të botë kanë hequr dorë fare nga ushtria. Ka vende të tilla që madje janë edhe të anëtarësuara në NATO. Isanda është njëri prej shteteve që nuk ka ushtri dhe është anëtare e NATO-s. Por ky vend ka hequr dorë nga ushtria me vetëdëshirë. Për arsye financiare apo tjera. E rëndësishme është që secili vend në botë që nuk ka ushtri, ka të drejtë ta ketë atë. Kosovës po i ndalohet të ketë ushtri.

Pakoja e Ahtisaarit nuk ia lejon Kosovës ushtrinë për shkak se pakoja e Ahtisaarit nuk e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Sovranitetin real në Kosovën e paspakos do ta ushtrojë Misioni Civil Ndërkombëtar së bashku me Praninë Ushtarake Ndërkombëtare. Situata do të jetë përgjithësisht kështu siç është tash për sa i përket sistemit të sigurisë. Kësisoj FSK do të jetë zëvendësim i TMK-së. Kjo vetëm për sa i përket përgjegjësive dhe funksionit, pasi që TMK-ja si strukturë do të shpërbëhet përderisa pjestarët e saj do të trajtohen njëjtë si gjithë të tjerët kur vjen deri te konkurimi dhe pranimi në FSK. FSK do të jetë faza përfundimtare e shkatërrimit të UÇK-së si ushtri dhe si frymë.

Qytetarët e Kosovës duhet ta refuzojnë këtë organizatë, synimi i së cilës është të na e përmbush nevojën reale për ushtri me strukturë iluzore të kinseushtrisë. FSK duhet të refuzohet për shkak se populli i Kosovës kërkon sovranitet. Sovranitet të cilin e zbaton dhe e mbron ushtria e vërtetë e Kosovës. Vetëm atëherë do të jemi të sigurtë. Për shkak se vetëm atëherë nuk do të guxojnë të na sulmojnë.

Lëvizja VETËVENDOSJE!