Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
02:17
20.09.2020
Gjermanisht-shqip -Scharfer Protest der LKCK gegen den „ Fahnenwettbewerb-Die LKCK ( Nationale Bewegung für die Befreiung Kosovars) hat in einer Erklärung scharf die geplante Liquidierung der albanischen Nationalfahne in Kosova verurteilt. Im Auftrag der internationalen Kolonialbehörde läuft gegenwärtig ein Wettbewerb ,um die Fahne von Skanderbeg durch ein anderes Symbol zu ersetzen. Die LKCK verurteilt diesen „ Verrat“ entschieden

und stellt ihn in Zusammenhang mit der unterwürfigen Politik, der offiziellen albanischen politischen Kaste gegenüber dem Kolonialismus. Die Leitung der LKCK fordert die Bevölkerung zum Widerstand auf.

 

Um was geht es


 
Kosovars Bevölkerung wurde am Mittwoch aufgerufen, Vorschläge für Wappen und Staatsflagge einzureichen. 10 000 Euro Belohnung gibt es für den besten Entwurf. Keinesfalls dürfen dabei der doppelköpfige albanische Adler oder die albanischen Farben Rot und Schwarz verwendet werden. Das sind die Bedingungen der UNMIK, die den Betreibern des Fahnenwettbewerbes auferlegt wurden: Wappen und Flagge müssen
Kosovas »multiethnischen Charakter« widerspiegeln.

 

Der imaginäre und der reale Andere

 


Die Kolonialmächte gehen mit dem Schlagwort „Multiehtnizität“ hausieren. Dem Anderen wird ein von den Kolonialmächten bestimmtes Wesen vorgeben. Nur wenn die kolonial unterdrückte Bevölkerung dies akzeptiert wird sie toleriert ( hingenommen). Sobald die unterdrückte Bevölkerung ihre reale Identität zeigt ist es mit der Gutmütigkeit der Herren vorbei. Sie wünschen sich Albaner ohne jegliche substanzielle Identität. Im neoliberalen Weltsystem gibt es zunehmend nur noch Platz für Dinge die ihrer realen Substanz beraubt wurden. Kaffee ohne Kaffee, Bier ohne Alkohol, Sex nur noch mit Kondom oder am Bildschirm. Unabhängigkeit ohne Unabhängigkeit Fahnen ohne spezielle Symbolik. Multikulti ohne Solidarität. Es ist an der Zeit die Kolonialherren tatsächlich in der „ Wüste des Realen“ ankommen zu lassen. Das Volk in Kosova hat die Schnauze voll davon sich als imaginäres Wunschprojekt der Kolonialherren behandeln zu lassen. Real sind die Menschen in Kosova ANDERS als es sich die verschiedenen Kolonialideologen vorstellen. Real muß jede Unterdrückung des Selbstbestimmungsrechtes, wozu die albanische Fahne gehört zurückgewiesen werden.


Letër e hapur e Kryesisë së LKÇK-së drejtuar opinionit të gjerë shqiptar

 

T`I JAPIM LEKSION TË QARTË LOJËS SË TURPSHME   ME SIMBOLET KOMBËTARE

 

Dje, më 13 qershor 2007, fillojë edhe zyrtarisht loja me simbolet kombëtare. U hap zyrtarisht një konkurs për të shitur prodhimet e veta artistike piktorë e artistë, individë e grupe. 'Mallin' që do ta cilësojnë si më të mirë mundësisht këta dezertorë dhe sabotatorë do të përpiqen t'ia shesin popullit shqiptar. Ata kanë hedhur në ankand Kosovën shqiptare dhe interesin e shqiptarëve. Në ankand është hedhur historia, trashëgimia e pasur e popullit tonë, në kohën kur më shumë se kurrë janë hapur shtigjet për bashkimin kombëtar. Fatkeqësisht askush nuk reagoi ndaj kësaj ndërmarrjeje kriminale, sikur asgjë nuk ndodhi. E pamë se si flamurtarët e ndasive brenda shqiptare, të mishëruar në konceptin e shpërbërjes së kombit shqiptar, u krenuan me këtë 'fitore'.

Ndërgjegjja kombëtare u gjet në gjumë, populli ende i hutuar dhe mbase i ndikuar nga makineria e fuqishme propagandistike e sajuar prej 'baballarëve' dhe 'ustallarëve' të futur me hir ose pahir në labirintet e skenarëve antishqiptare. Kjo gjendje sikur i dha rast edhe njëherë ithtarëve të identitetit të 'ri multietnik kosovar' për të ndërmarrë hapin që nënkupton mohimin e identitetit të fuqishëm shqiptar, atij identiteti i cili u ruajt me shekuj, duke u  larë me gjakun e brezave të tërë.

            Në emër të kujt u bë kjo? Kë e pyetën këta politikanë? Askënd tjetër, veç se vetes së tyre. Kjo është fyerja më e madhe që u bëhet shqiptarëve në përgjithësi dhe në veçanti dy milion shqiptarëve të Kosovës. Kjo është vepra më kriminale që i bëhet qenies së kombit shqiptar dhe përkatësisë shqiptare të këtyre trojeve.

            Thonë, por nuk kanë aspak të drejtë flamurtarët e shpërbërjes së kombit shqiptar, që po përpiqen për ta arsyetuar këtë lojë të poshtër të dëmtimit të procesit të bashkimit kombëtar, se kjo qenka në interes të Kosovës dhe të pavarësisë së saj. Pa kurrfarë baze thonë që ta pranojnë shqiptarët edhe këtë kompromis, pra, që ne të cilësohemi pa kurrfarë baze, shoqëri multientike. Kërkojnë nga shqiptarët që simbolet - flamuri, stema dhe himni, të jenë të tilla që ta pasqyrojnë karakterin multietnik të këtij trualli shqiptar. Nga ne shqiptarët paturpësisht kërkojnë, të heqim dorë nga vetvetja, nga identiteti ynë, nga krenaria dhe dhimbja jonë, nga idealet dhe qëllimet tona.

            Këto objektiva të dëmshme cilësohen normale dhe shumë pozitive  vetëm për politikën që po luan me vlerat historike, me të djeshmen dhe të sotmen, me të ardhmen tonë. Sepse sipas tyre flamuri kombëtar, stema dhe himni, duhet të jenë të dallueshme prej shtetit tjetër fqinjë – Shqipërisë; sipas tyre Kosova nuk ka qenë, nuk është dhe nuk ka përse të jetë pjesë e Shqipërisë; Ajo është tjetër nga Shqipëria; Nuk ka asgjë të përbashkët me Shqipërinë; Kosova është shtet më vete, por është multientike, ajo nuk është shqiptare; Kosova e ka më afër BE-në se sa Shqipërinë; Nëse Shqipëria ka shenja identifikuese që dëshmojnë të qenit shqiptar, Kosova duhet të ketë shenja tjera identifikuese për të dëshmuar të qenit jo shqiptare; Kosova dhe Shqipëria, duhet të jenë me vija të qarta ndarëse, me mure të trasha ndarëse politike, ekonomike, kulturore, shoqërore etj.; Kosovës nuk i duhet Shqipëria, por edhe Shqipërisë nuk i duhet Kosova; Kosova ka të ardhmen e saj në Evropë dhe atje diku mund ta takojë Shqipërinë; Shqipëria dhe Kosova kanë rrugë të ndara, kanë rrugë të ndryshme shqiptarët, ata nuk kanë nevojë të bashkohen dhe të jetojnë të lirë në një shtet.

Logjika e ndarjes në këtë rast, legjitimon praktikën e padrejtë dhe të dhunshme të copëtimit nga të huajt. Pranimi i copëtimit, do të thotë, miratim i hartave të prera nga gërshërët e të huajve. Pushtimi i gjatë nga të huajt gjithnjë ka synuar ta ndalojë bashkimin e kombit shqiptar në një shtet. Madje, ky pushtim kishte krijuar mekanizma të dhunës për ta zbatuar këtë padrejtësi ndaj ne shqiptarëve. Sot, politikanët 'shqiptarë' vetë po promovojnë konceptin dhe po zbatojnë strategjinë e ndarjes dhe të përçarjes së kombit. Pushtuesit kishin qëllim që ne shqiptarët të mbetur nën robërinë sllave dhe padrejtësisht jashtë kufijve politik dhe administrativ të R. Shqipërisë, të ndjehemi ndryshe, gjithçka tjetër, por   jo-shqiptarë. Mirëpo, kjo nuk u arrit as me dhunë, as me zjarr dhe as me hekur. Dihet se në të kaluarën u përdorën mekanizmat e dhunës për ta zbatuar këtë plan antikombëtar, ndërkaq sot po përdoren mekanizmat "demokratik" për ta vënë në jetë atë që dje nuk u arrit me dhunë të drejtpërdrejtë nga pushtuesit. Por, tani për dallim nga e kaluara, këto skenarë antishqiptare synohet të arrihen nga politikanët aventurierë, përfaqësuesit e ideologjisë së shpërbërjes së kombit shqiptar.

            Loja me identitetin ka nisur me hapjen e debatit për të. Hapja e këtij debati mbase e ka burimin në opsionin që e kanë zgjedhur këta politikanë- pavarësinë e vetëm një pjese të popullit shqiptar, politikën e parcializimit të një çështjeje të pandashme, çështjes së pazgjidhur shqiptare në Ballkan.

Bota e fuqishme liridashëse shqiptare është e domosdoshme të reagojë përballë politikës që ka hapur tema të tilla dhe të dalë në ballë, në mënyrë që të dështojnë politikat e mbrapshta dhe antihistorike.

Vini re! Asgjë më të tmerrshme nuk ka se sa të vihesh në shërbim të shkatërrimit të identitetit   kombëtar shqiptar. E shihni se si pa të keq dhe me lehtësi, janë hedhur në sulm politikanë e politologë, zyrtarë e organizata joqeveritare, mace e kucë për ta nëpërkëmbur këtë identitet? Sikur ky identitet është kullë prej letre. Dhe sot, janë hedhur në ofensivë për t'i plotësuar apetitet shoviniste, përfaqësuesit e politikës që po vulos jo se jo fitoren, por turpin më të madh në historinë tonë. Për pseudo politikanët, pseudo patriotët, pseudo shkencëtarët, pseudo-historianët, pseudo-heraldikët, historia e popullit shqiptar është një këngë e harruar që nuk u dashka të këndohet më. Sipas tyre ky vend është pa histori edhe pse luftojë dhe dha qindra-mijëra jetë për liri. Ky vend duhet të ndërtojë një histori tjetër për hir të plotësimit të standardeve të padrejta të multietnicitetit. Të bëhet një vend që për qëllimet e dikujt, nuk ka histori të veten ose heq dorë nga historia tamam si kameleoni vetëm e vetëm që t`i përshtatet kohës. Sikur ky flamur është leckë e pavlerë. Sikur ky himn është një këngë e rëndomtë që nuk i përballon dot kohës. Ku të çon kjo? Në miratimin në heshtje të ndarjeve brenda-shqiptare dhe krahas kësaj në realizimin e skenarëve të pushtuesve që nuk reshtën   së vepruari për ta shkatërruar popullin shqiptar me të gjitha mjetet, për ta zhdukur, për ta shkatërruar,l për ta tjetërsuar shqiptarin e këtyre trojeve nga shqiptari i Shqipërisë. Prandaj, sot është shumë e mundshme që ta ndalojmë këtë vrasje "demokratike" të së djeshmes, të së sotmes dhe të së ardhmes sonë.

Kemi besimin e thellë se ky popull nuk do të pranon të shkelë mbi të kaluarën e vet, me të sotmen e vet, pa të cilën nuk ka as të ardhme. Flamuri kombëtar kuq e zi me shqiponjën dykrenore dhe himni kombëtar janë simbolet më të shenjta të shqiptarëve, të cilat për t'i ruajtur i kanë kushtuar shtrenjtë. Aty është historia e një populli të paepur që nisi dhe fitojë beteja në luftën e gjatë për liri. Flamuri nuk është thjeshtë një paçavure. Po të ishte kështu atëherë, ne do ta gëlltisnim për hir të gjërave më të mëdha. Por. Jo. Po synohet që Kosova të jetë multientike dhe jo- tokë shqiptare, prandaj ajo duhet të ketë simbole multientike, që të kemi si pasojë një pasqyrë të Kosovës së paqenë multietnike dhe   realitetit të paqenë multietnike.

            Mbetemi të  bindur, se shqiptarët nuk do të pranojnë simbole multientike sepse më së paku do të jenë të tyre. Simbolet multientike na japin një emër tjetër, të padëgjuar ndonjëherë. Dhe, ky emër   nuk do t'i bëjë nder brezit të sotëm dhe as atyre që vijnë pas nesh. Sepse  ky emër i "ri" është mohim i turpshëm i të kaluarës sonë, lavdisë, hidhërimit dhe dhimbjes tonë kombëtare. Ta kundërshtojmë këtë lojë të turpshme të politikanëve e cila po e shpalos hapur idiotizmin e vet në dëm të popullit shqiptar.

      

Prishtinë                                                                 Kryesia e LKÇK-së

Më 14 qershor 2007