Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
15:10
21.05.2018
gjermanisht-shqip ALBIN KURTI FILLOI GREVËN E URISË Am gestrigen Freitag wurde Albin Kurti 32 Jahre alt. Der bekannteste politische Gefangene Kosovas befindet seit Freitag früh im Hungerstreik. Albin Kurti gilt als charismatische Führungsfigur der LPV „Bewegung für Selbstbestimmung“. Insgesamt nehmen in dem Gefängnis in Pejë noch 14 weitere Gefangene an der Aktion teil. Seit 10. Februar sitzt Albin Kurti auf Anordnung der UNMIK in Untersuchungshaft.

Ihm wird der paradoxe Vorwurf gemacht, die „ Internationale Sicherheit“ zu gefährden. In Wahrheit demonstrierte die LPV am 10. Februar friedlich gegen den imperialen Teilungsplan des finnischen UN-Sonderbeauftragten Ahtisaari, welcher das Selbstbestimmungsrecht Kosovas negiert. Albin Kurti ist eindeutig ein politischer Gefangener der tyrannischen UNMIK Herrschaft in Kosova. Am 10. Februar töteten Kolonialbullen in Prishtina zwei Menschen und verletzten über achtzig Personen schwer. Gestern wurde bekannt, dass die besonders belasteten rumänischen Sonderpolizisten komplett aus Kosova ausgeflogen werden. Damit sind sie jeglicher Untersuchung oder gar Bestrafung entzogen. Die UNMIK unter der Leitung des deutschen Diplomaten Joachim Rücker, zeigt neuerlich ihre koloniale Charaktermaske. Im Gefängnis in Pejë wurde Albin Kurti schikaniert und mit serbischen Produkten versorgt, obwohl die LPV zum Schutz, vor allem der Interesse der kosovarischen Bauern, eine Boykottaktion gegen serbische Produkte durchführt. Der Hungerstreik der Gefangenen wird nach Einschätzung der Zeitung EPOKA E RE, „die politische Krise im Land verschärfen“. Kurti und die LPV gewinnen an Sympathie und Unterstützung. Es ist angebracht für die sofortige Beendigung der kolonialen Unterdrückung in Kosova einzutreten.



Dokumentation aus Mekulipress



Lajmi i fundit nga Burgu hetues i Pejës
ALBIN KURTI FILLOI GREVËN E URISË

Lajmi i fundit nga Burgu hetues i Pejës: të pakënaqur me provokimin nëpërmjet produkteve ushqimore të Serbisë, me trajtimin dhe me kushtet çnderuese, 15 të burgosur janë hedhur në grevë urie, pesë prej tyre janë tërhequr pas kërcënimeve të drejtorisë së burgut.

Prishtinë, 23 mars / Lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti, për ditëlindje nuk do të ngrejë dolli as në burg. Ditëlindja e 32-të dhe ditët në vijim do të kalojnë në grevë urie në një qeli në Burgun hetues të Pejës, të cilën e ka filluar prej të premtes në mëngjes. Kështu kanë thënë për gazetën burime nga Burgu i Pejës, ndërsa lajmin për “Epokën e re” e kanë konfirmuar liderë të “Vetëvendosjes” në Prishtinë.

Të pakënaqur me trajtimin çnderues në qelitë e burgut hetues, Albin Kurti dhe 14 të burgosurë të tjerë janë hedhur në grevë urie nëpër qelitë e tyre pa dritë dhe pa ajrosje. Albin Kurti është provokuar nga autoritetet e burgut me produkte ushqimore të Serbisë edhe pasi që ky disa herë i kishte refuzuar ato produkte dhe kishte paralajmëruar se do të hidhej në grevë urie nëse përsëritet ky poshtërim ndaj tij. Kjo është përsëritur edhe dje dhe Kurti ka filluar grevën e urisë, por me pakënaqësi më të gjera: për mungesën e dritës natyrale, për kohën e shkurtër të qëndrimit në ajër të pastër dhe për kushte teknike në qelitë e burgimit.
Pas kërcënimeve serioze të autoriteteve të Burgut, kryesisht zëvendësdrejtoreshës, një shqiptare kjo, pesë të burgosur janë tërhequr nga greva e urisë nën frikën e dajakut.
Albin Kurti i ishte ankuar edhe Kryqit të Kuq për provokimet çnderuese ndaj tij.

Provokimet ishin përseritur mu në ditën kur 75 policët rumunë, bashkëpërgjegjës me policët tjerë për vrasjet e 10 shkurtit, të lirë nga UNMIK-u po iknin nga Kosova. Në vend të tyre më 10 shkurt qe burgosur Albin Kurti dhe disa dhjetëra pjesëtarë të “Vetëvendosjes”, ndërkohë që Ekipi Negociator filloi nëpërmjet mediave të tyre terrorizimin masiv të opinionit me produktet propagandistike kundër Kurtit dhe Vetëvendosjes, shpeshherë edhe me komente anonime që i lansoi zyra e kryeministrit Çeku nëpër media që tradhtuan profesionin e shenjtë të gazetarisë.
Burgosja politike e Albin Kurtit dhe përdhosja e dhimbjes për vrasjet dhe rreth 80 plagosjet e 10 shkurtit nga UNMIK-u, Qeveria dhe Grupi Negociator që nuk bënë gjë për drejtësinë, e ka tensionuar situatën në Kosovë.

Greva e Kurtit, e motivuar nga trajtimi poshtërues i segmeneteve të MPB-së dhe MD-së i rrit edhe më tej këto tensione. Moslirimi i tij, ndërkaq, mund të sjellë momente të paparashikuara.
“Albin Kurti meritonte një ditëlindje të lirë me shokët e vet dhe i lirë për të shprehur idetë e tij politike”, ka thënë një zyrtar i mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Kosovë. Ndërkohë, gazeta merr vesh se KMDLNJ-së nuk i shtë lejuar vizita në Burgun e Pejës. (M. M.)