Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
06:28
19.10.2019
deutsch-albanisch gjermanisht-shqip Am gestrigen Montag wollten Polizisten der Kolonialpolizei SHPK, den Leiter der LPV- Albin Kurti festnehmen. Gegen 11 Uhr 30 drangen Bullen in das Büro der LPV in Prishtina ein, um Albin Kurti in Arrest zu nehmen. Der Gesuchte befand sich allerdings nicht im Büro der „ Bewegung für Selbstbestimmung“. Ein hoher Polizeibeamter teilte den Anwesenden seinen Auftrag mit. Vorgeworfen wird Albin Kurti seine Rolle bei der Massendemonstration in Prishtina am 28. November 2006,

sowie seine Ignoranz gegenüber einem gegen ihn verhängten Hausarrest, durch ein Kolonialgericht. Letzteres bezieht sich auf ein Urteil gegen Kurti, weil er am 23 August 2006 gegen den Besuch des sattsam bekannten Herrn Ahtisaari, in Prishtina demonstrierte.

Festnahme von Kujtim Kosumi


Rund eine Stunde nach der Suchaktion in Prishtina, verhafteten einige Kolonialbullen in Gjilan, den Aktivisten der LPV Kujtim Kosumi . Die Festnahme erfolgte während des Unterrichtes in einer Schule. Kosumi wurde anschließend dem kommunalen Gericht in Prishtina überstellt. Dort warf man ihm vor in Aktivitäten zusammen mit Albin Kurti, Vedat Xhymshiti und Enes Tara verwickelt zu sein. Der verhandelnde Richter hieß Baki Krasniqi.

Repression mit System


Dies war nicht das erste mal, dass die Kolonialpolizei Jagt auf Albin Kurti und andere Aktivisten der LPV macht. Zuletzt drang die Polizei am 20. November in das Büro der LPV ein und zerrte Albin Kurti vor Gericht. Der Aktivist Frashër Krasniqi wurde damals zu 10 Tagen Haft verurteilt. Insgesamt wurden während des letzten Jahres zig Mitglieder und Freunde der LPV kürzer oder länger inhaftiert. Besonders tobt sich der Polizeiterror bei Demonstrationen der LPV aus. Dennoch oder gerade deswegen wird die LPV stärker. Offensichtlich sind jetzt die Kolonialorgane besonders nervös, denn am 2. Februar will der UN- Sondergesandte Ahtisaari in Prishtina das Diktat gegen das Selbstbestimmungsrecht Kosovas verkünden. Für den 10. Februar hat die LPV zu einer Massendemonstration in Prishtina, gegen das imperiale Diktat und den Kolonialismus aufgerufen.

Dokumentation Erklärung der LPV


SHPK-ja ka marrur urdhërarrest për Albinin. Në Gjilan arrestohet Kujtim Kosumi


Një epror i SHPK-së e ka njoftuar zyren qendrore të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Prishtinë se SHPK-ja ka dënë urdhër arresti për Albin Kurtin. Akuzat kanë të bëjnë me demonstratën e 28 Nëntorit të vitit të kaluar, por edhe me mosrespektimin e arrestit shtëpiak njëmujor të shqiptuar për protestën e 23 gushtit 2006, atëherë kur Ahtisaari erdhi në Prishtinë për të kërkuar edhe më shumë komuna të reja serbe. Me atë rast aktivistët i patën bllokuar dhe mbyllur me dry portat hyrëse të ndërtesave të Kuvendit të Kosovës dhe UNMIK-ut.

Po ashtu, sot në orën 11:30, tre pjesëtarë të njësisë speciale të SHPK-së, të prirë nga polici i cili tha se quhej Arsim, erdhën dhe i kërkuan Vedat Xhymshitin e Albin Kurtin të cilët në ato momente nuk ndodheshin në zyre. Kurse, rreth një orë më herët SHPK-ja në Gjilan ka arrestuar aktivistin Kujtim Kosumi, përderisa ai ishte duke ndjekur orën e mësimit brenda shkollës. Kujtimi u dërgua në Gjykatën komunale në Prishtinë. Në Gjykatë ai mësoi se është ringritur padia ndaj aktivistëve Albin Kurti, Vedat Xhymshiti e Enes Tara. Gjyqtar i seancës ishte Baki Krasniqi.

Kjo nuk është hera e parë që duan ta arrestojnë Albinin para demonstratave që ne paralajmërojmë. Më 20 nëntor 2006, mbi dhjetë policë të SHPK-së patën hyrë me dhunë në zyren e Lëvizjes sonë, duke arrestuar Albin Kurtin e Frashër Krasniqin, me ç’rast këtë të dytin e patën dënuar me 10 ditë burg për pengim të zbatimit të urdhërit zyrtar. Albini nuk u dënua në një proces të parapërgatitur në Gjykatën Komunale në Prishtinë vetëm dhe vetëm pasi që ai proces nuk ishte ‘përgatitur’ edhe aq mirë: dëshmitarët e prokurorit publik Faik Hoxha - policët gjoja të dëmtuar, Bashkim Krasniqi dhe Besim Makolli - nuk u paraqitën fare në gjykatë.

Gjykatat, jo vetëm në Prishtinë, në vazhdimësi i kanë lënë të hapura lëndët e ndryshme kundër aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s në mënyrë që ato t’i riaktivizojnë në një moment të volitshëm politik për pushtetin. Sikur këtyre ditëve kur ne po e përgatisim demonstratën e ardhshme gjithëpopullore të 10 shkurtit.

Lëvizja VETËVENDOSJE!