Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
00:19
23.03.2019
deutsch-albanisch gjermanisht-shqip Am 26. September fand ein Treffen der LPV ( Bewegung für Selbstbestimmung), in ihrem Zentrum in Drenas statt. An dem Treffen nahmen von der LPV- Führung, Albin Kurti, Liburn Aliu und Aida Dërguti teil. In seiner Rede die sich scharf gegen die UNMIK und den serbischen Chauvinismus wandte, traf Albin Kurti den Nerv des Publikums. Nach Kurti will Serbien mittels der sogenannten „ Dezentralisierung“ Kosova ethnisch teilen.

Anhand einer Karte erläuterte Kurti diese Absicht. Insgesamt sollen fast 30% des Territoriums von Kosova der serbischen Verwaltungshoheit unterstellt werden. Dazu kommen die Ansprüche der serbisch orthodoxen Kirche auf „ Exterritorialität“, verbunden mit Grundbesitzansprüchen. Kurti beschrieb wie in Kosova, „neue rein serbische Kommunen mit direkten Beziehungen zum serbischen Staat“ installiert werden sollen. Diese Operation hat nach Kurti das Ziel, Kosova mit „serbischen Korridoren“ auszustatten. Albin Kurti erklärte: „Die Absichten des serbischen Staates bestünden darin aus Kosova ein zweites Bosnien zu machen.“ Alles deutet für Kurti, auf die Negierung der Souveränität Kosovas hin. Die Versammlung war sich einig, dass sich das Volk nur selbst befreien könne, dabei wurde sämtlichen imperialen Staaten die sich dem entgegenstellen, mit Widerstand gedroht.


Anmerkung der Redaktion


Die LPV lehnt die Verhandlungen über Kosovas Schicksal ab. Sie fordert statt dessen, das demokratische Recht auf nationale Selbstbestimmung. Die LPV steht im Gegensatz zur UNMIK, die sie als neokoloniale Macht attackiert. In ihrem Programm spricht sich die LPV für ein souveränes Kosova aus, indem es keinerlei nationale Diskriminierung und keinerlei Rassismus geben soll.


Dokumentation

 

DJe, me datë 26 shtator 2006, duke filluar nga ora 13:00, në zyrën e Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në Drenas, u mbajt një takim me aktivistët e kësaj Qendre, ku pjesëmarrës ishin edhe Albin Kurti, Liburn Aliu dhe Aida Dërguti. Para të pranishmëve foli aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, i cili nëpërmjet projektorit paraqiti se si do të duket harta e Kosovës po qe se zbatohen planet e Serbisë për decentralizimin në Kosovë dhe zonat e veçanta rreth e përqark kishave e manastireve ortodokse. Albini shpjegoi se si nëpërmjet decentralizimit që parasheh një mori komunash të reja në Kosovë me shumicë të theksuar të popullatës serbe, Serbia synon zgjerimin e enklavave ekzistuese dhe ndërlidhjen e tyre territoriale, legalizimin e strukturave të saj dhe marrjen e pikave kodrinore e malore që kanë rëndësi të posaçme strategjike e ushtarake, si dhe krijimin e kushteve për kthimin masiv dhe të organizuar të serbëve, jo ku ata kishin jetuar më parë, por atje ku Serbia mendon ta sajojë entitetin territorial autonom serb përbrenda Kosovës, ngjajshëm siç ka vepruar edhe në Bosnje. Ndërkaq, me këto zona të veçanta qindrahektarëshe rreth objekteve fetare ortodokse, të cilat paraqesin eksterritorialitet në kuptimin praktik e konkret të fjalës, por jo edhe në kuptimin juridik meqë Kosova nuk ka sovranitet, Serbia përveçqë riokupon territor të konsiderueshëm, ajo uzurpon vlerat kulturore, artistike e historike të Kosovës, duke i izoluar e serbizuar ato. Albini tha se këto projekte kaq të dëmshme ekipi negociator i Kosovës i ka pranuar dhe në mënyrë të paskrupullt po diskuton vetëm për detaje periferike. Elaborimi kundër projekteve të dëmshme të decentralizimit, ‘eksterritorialitetit’ dhe rikolonizimit të Kosovës, në të njëjtën frymë, u pasua me diskutim të hapur të aktivistëve të pranishëm.

Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Drenas