Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
00:16
23.03.2019
deutsch-albanisch gjermanisht-shqip  Gegenwärtig macht der Roman von Ismail Kadare, „ Der Nachfolger“ einen gewissen Eindruck auf das deutsche Lesepuplikum. In dem Roman befasst sich Kadare, in literarisch anspruchsvoller Weise mit dem Tod von Mehmet Sehu, in der Nacht vom 18. auf den 19. Dezember im Jahr 1981. Sehu galt lange Jahre als der engste Mitkämpfer von Enver Hoxha und war bis zu seinem Tod jahrzehntelang Ministerpräsident des Landes.

Die deutsche Literaturkritik attestiert Kadare, „einen wertvollen Beitrag zur Klärung des größten Rätsels in der jüngsten albanischen Geschichte zu leisten“. Das Lob ist was den Literaten Kadare betrifft sicherlich nicht in Frage zu stellen. Politisch hingegen ist der Roman alles andere als aufklärerisch, im Gegenteil, der Autor bemüht sich die Vergangenheit im spekulativen metaphysischem Dunkel zu belassen. Kadares Grundfehler ist, dass er nicht die negativen Strukturen des Stalinismus beleuchtet sondern den Kommunismus für die Affäre Sehu verantwortlich macht. Nichts ist aber verkehrter als dies, zudem läßt Kadare offen ob es sich um Mord oder Selbstmord bei Mehmet Sehu handelte. Diese Frage ist allerdings geklärt, Mehmet Sehu wurde in den Selbstmord getrieben. Vorgeworfen wurde Mehmet Sehu, durch die Verlobung seines Sohnes, „dem Liberalismus in Albanien Tür und Tor zu öffnen“. Die Parteiführung nannte die Verlobung einen schweren politischen Fehler, da Sehu dem Sohn gestattete ein Mädchen aus einer Familie zu erwählen, die „politisch nicht korrekt sei“. Mit kommunistischer Politik hatte diese Familienpolitik allerdings nicht das geringste gemein. Es ist eine absurde Definition, den Klassenkampf in die Schlafzimmer junger Menschen zu verlegen. Die Affäre Sehu belegt eher inwieweit der Stalinismus in Albanien patriarchale Familienstrukturen am Leben erhielt. Nach dem Selbstmord von Sehu, schrieb Enver Hoxha in seinem Buch „ Die Titoisten“ ( Tirana 1982) über Mehmet Sehu, er sei ein „Polyagent“ von mindestens 4 feindlichen Diensten gewesen. Sehu wurde ohne Beleg unterstellt für den US-Geheimdienst, den russischen Geheimdienst,den britischen Geheimdienst und den jugoslawischen Geheimdienst, gearbeitet zu haben. Angereichert wurde die absurde Geschichte mit Bemerkungen, wie er hätte sich auf dem letzten Parteitag „ absichtlich niedergeschlagen Verhalten“, um die Partei zu irritieren. Der Parteitag fand nur kurze Zeit vor dem Selbstmord Sehus statt. Wer hat schon je einen Menschen erlebt, der kurz vor einem Selbstmord, witzig unterwegs ist außer in der Psychiatrie. Wie dem auch sei, es ist an der Zeit die Geschichte wirklich aufzuarbeiten. Es muß darum gehen die Fakten zur Kenntnis zu nehmen und sich zu überlegen, wie in einem neuen sozialistischem Anlauf, die stalinistische Verbrechen vermieden werden können. Anbei eine Dokumentation zu den Vorgängen um Mehmet Sehus Tod. Berücksichtigt werden sollte auch eine Feststellung von Ramiz Alia ( Nachfolger von Enver Hoxha im Jahr 1985) gegenüber der Presse, zum Jahrestag des Vorganges. Alia erklärte: „ Mehmet Sehu war keinesfalls ein Agent irgendeiner fremden Macht“.


Dokumentation „ Der Brief Sehus an Enver Hoxha vom 18.12.81- Auszüge aus dem Buch „Wie die Partei entstand“ von Enver Hoxha Frühjahr 1981


„Wie die Partei entstand“von Enver Hoxha Textauszug-


„Von Beginn an kämpfte unser geliebter Mehmet, in der Parteiführung für die Interessen des Volkes, er verteidigte unsere Linie, er trat für unser sozialistisches Vaterland ein, er handelte stets wie ein revolutionärer Führer, er wirkte immer als aufrechter Kommunist, er war von Anfang an ein treuer Soldat der Partei und zurecht sehr geachtet und beliebt.“


Erläuterungen zu dem Brief Mehmet Sehus vom 18. Dezember 1981


Mehmet Sehu erwähnt in seinem Abschiedsbrief die „ Selbstkritik“, die er wegen der Verlobung seinen Sohnes bereits am 28. Oktober geleistet hat. Er bedauert zutiefst, dass ihm die Selbstkritik als „Alibi“ ausgelegt wird. Er weißt alle Angriffe ein „Albanischer Chruschtschow“ zu sein entschieden zurück. Unter dem Eindruck der letzten Politbürositzung kommt Sehu zu dem Schluß keine andere Wahl mehr als Selbstmord zu haben. Sehu bittet die Partei seinen Selbstmord als Unfall darzustellen. In dem Brief bekennt sich Sehu zum Marxismus Leninismus ( wie er ihn verstand) er spricht sich für den Kommunismus und den Sieg der Revolution aus. Sehu weißt jegliche feindliche Handlung als Unterstellung zurück.


Lebensdaten von Mehmet Sehu

Geboren 1913. Sehu kämpfte in Spanien während der dreißiger Jahre als Interbrigadist gegen den Faschismus. Ab 1942 war Sehu ein wichtiger Führer von albanischen Partisanenbrigaden. 1944 zum Generalmajor und Generalstabschef befördert. Von 1948 bis 1981 ununterbrochen im Politbüro. 1948 bis 1954 Innenminister Albaniens. Seit 1954 bis 1981 Ministerpräsident.


Dokumentation in Albanisch entnommen aus Nga BesianaInfo Më 19 Dec. 2006 18:21



 


Mehmet Shehu: “Ta hapi personalisht vetëm sh. Enver Hoxha e kërkosh tjetër” Letra e fundit e Mehmet Shehut e shkruar disa orë para vetëvrasjes Tiranë 18.12.1981







Mehemt Shehu pas vetëvrasjes


Shoku Enver, në librin “Kur lindi Partia”, në pjesën e shkruar me dorën tënde, ndër të tjera, me shkruaje: “Ti, i dashur Mehmet ke qenë dhe je një nga udhëheqësit e lavdishëm të Partisë, kurdoherë në ballë të çdo lufte, në çdo moment i gatshëm, i papërkulur e parimor për të mbrojtur popullin, Atdheun socialist, Partinë që na rilindi e na kaliti si udhëheqës revolucionarë, luftëtarë të papërkulur për komunizmin, shërbëtorë të devotshëm për popullin, për luftën e madhe që ti ke bërë e po bën si bir dhe si ushtar besnik i tyre, Partia dhe populli do të jenë mirënjohës”.

[ “Unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve të përqafoj”. Enver 11 qershor 1981]

Shënim: Nënvizuar nga unë. M.SH

Por unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve gabova politikisht dhe ideologjikisht kohët e fundit, duke pranuar fejesën e djalit tim, Skënderit me vajzën e Qazim Turdiut, fejesë të cilën, me ndërhyrjen tënde të drejtë, unë e prisha. Arsyet pse e bëra unë këtë gabim politik, i shpjegova në autokritikën që bëra. Asaj autokritike të datës 12 nëntor, prej 39 faqesh, nuk i heq “asnjë presje”, sepse është autokritikë e sinqertë, absolutisht e sinqertë. Kjo autokritikë, në mbledhjen e Byrosë Politikë të datës 17 nëntor(1981) u hodh poshtë nga gjithë anëtarët dhe kandidatët e Byrosë Politike dhe më në fund, ju e quajtët atë “alibi”, duke kërkuar që unë sonte të reflektoja dhe të pranoja të gjitha kritikat që m’u bënë në Byronë Politike, dhe për të rrëzuar krejtësisht autokritikën time, që ju e quajtët “alibi”, d.m.th. gënjeshtër, mashtrim.
Në një shënim që më dërgove në 28 tetor 1981, në lidhje me projekt-autokritikën time që ta kisha dërguar, më thoshe që t’u bëja analizë elementëve negative në karakterin tim, se aty do të gjeja edhe arsyen e vërtetë të gabimeve. Dhe i quajte”...disa elementë negative të karakterit (tim), që shfaqen shpeshherë në punën shumë të frytshme që bëj për interesin e Partisë, që ti (unë) e do (dua) dhe lë jetën për të”. Po, shoku Enver, unë gjithmonë kam qenë i gatshëm për të lënë jetën për Partinë. Dhe pikërisht këtë po e bëj tash: po lë jetën për Partinë, për të të dhënë rastin e vetëm që më mbeti, ty, shokut, mësuesit dhe vëllait tim të dashur, unë, shoku yt më i afërt i halleve dhe i fitoreve, siç më ke quajtur me të drejtë, që të mësosh të vërtetën.
Unë po lë jetën për Partinë pa hezitim dhe gjakftohtësi, se s’më latë rrugë tjetër për të mbrojtur Partinë [ Nga kush? Nga Jagua-gjarpër dhe Hrushovi që arritën për fat të keq të Partisë, të të rrethonin, të manovronin për të të shkëputur përgjithmonë nga shoku yt i halleve dhe i fitoreve. Cilët janë këta (Jagua dhe Hrushovi shqiptar), të takon ty t’i gjesh, ata dihen, njihen.]
Unë nuk heq “asnjë presje” nga gjithçka kam shkruar e thënë për ty si shok, si mësuesi im marksist-leninist dhe si vëlla. Por tash që po ndahemi fizikisht, të them atë që nuk mund të ta thosha gjer sot, sepse kurrë s’më krijove kushtet të të thosha të vërtetën [për ta]. Unë nuk po vras veten, por më vrau Jagua intrigant, këlysh i Koçi Xoxes e nxënës i tij, që me intrigat e tij të pështira, duke hyrë në aleancë tradhtie me Hrushovin që ju e konsideroni “të sinqertë”, të dy së bashku e me fijet e tyre do t’i bëjnë varrin Shqipërisë socialiste; atë që s’e bëri dot tradhtari Beqir Balluku e banda e tij, do ta bëjë nesër Hrushovi ynë, i cili, siç e kam dëgjuar me veshët e mi, por që kurrë nuk kam mundur të ta them se, ndërsa për gjithçka më kishe krijuar kushtet për të biseduar, për këta dy )Jagon –gjarpër, intrigant e karrierist dhe Hrushovin e ri), - pra siç e kam dëgjuar me vesh tha, kur u prishëm me Moskën: “Pse vetëm ne qenkemi të vetmit marksistë –leninistë? “d.m.th.s’ishte dakord që u ndamë me revizionistët hrushovianë. Ju mos besoni këtë që po ju them po të doni, kjo është puna juaj, por unë, duke mos pasur mundësi tjetër të zbuloj këtë komplot Jago-Hrushov, po veproj siç veprova. Këta sot hiqen si komunistë “të kulluar”, por nesër nuk do të jeni ju, Hrushovi do të kthehet nga Moska hrushoviane. E rastit që ajo që ai propozoi në vitin 1977 në Byronë Politike për të revizionuar sistemin arsimor tonin e për ta kthyer shkollën e mesme në shkollë 10-vjeçare, njësoj si shkolla sovjetike?... (Nuk kuptohen disa fjalë në origjinal). [Po Foto Çami që në vitin 1975 me grupin e tij, nën drejtimin e Ramizit... (mungon një frazë).- është e pakuptueshme në origjinal). Pse s’u bë çështje ai propozim?] Unë bëra një faj politik dhe kjo u fry, nën ndikimin e Jagos dhe Hrushovit tonë (është e vetmja kritikë që të bëj) Jagua ishte në luftën antifashiste dhe s’ka qenë krejtësisht i pastruar... ( Nuk kuptohen disa fjalë në origjinal), gjersa në mbledhjen e djeshme të Byrosë Politike, [nën ndikimin pikërisht të manipulimeve të Jagos] unë u quajta “Uni që e vë veten mbi Partinë”, mendjemadhi që s’pyet për të tjerët”, “monopolist i gjithë punës shtetërore, dhe njëmijë e një akuzave shtet. Jo shoku Enver, unë gabova për arsyet që thashë në autokritikë, unë kam edhe të meta në punë, por që të kem punuar për “dualizëm”(me ju!), për të vënë veten mbi partinë, etj akuza të kësaj natyre që m’u bënë, këtë kurrë nuk e kam bërë, kjo ishte një akuzë e përbindshme që unë kurrë nuk e pranoj. Dhe autokritika ime nuk ishte alibi por e sinqertë. Unë kam punuar gjithë jetën për Partinë, për popullin, kurrë nuk kam luftuar e punuar për “karrige”, për “nam”, për t’u quajtur “strateg”, për të dale përpara Enver Hoxhës(dualizëm)., për privilegje personale. Akuza më e rëndë që m’u bë[nga Jagua e nga Hrushovi e nga të tjerë nën ndikimin e tyre,] ishte se unë gabimin e kam bërë (për të vënë veten time mbi Partinë”, se unë kultivoj “unin” për t’u dukur, d.m.th kundër Partisë. Kaq shpejtë u harruan luftërat që bashkë kemi bërë kundër armiqve të brendshëm e të jashtëm? Ju, personalisht, nuk më quajtët armik, por [Jagua, Hrushovi e edhe] të tjerë, duke duke më akuzuar se e vë veten mbi Partinë, praktikisht më kanë akuzuar armik.
E jo, shoku Enver, unë nuk jam armik,[armiku është Jagua] A e mbani mend kur bisedonim një herë për fejesën e Skënderit në shtëpinë tënde, ku kisha ardhur të qanim hallin e atij gabimi politik që bëra unë, e të shoh se armiku gjithmonë është përpjekur për të futur pykat midis në të dyve, d.m.th për të përcaktuar udhëheqjen, e të përmenda Koçi Xoxen, Liri Belishovën e Cu En Lain? Ata s’mundën t’ia arrinin dot qëllimit. Edhe Beqir Balluku bëri të njëjtën orvatje, por s’ia doli dot në krye komplotit.[Këtë herë ia doli në krye Jagua(Kadri Hazbiu)]. Ju mund të ma quani si të doni, e keni vetë në dorë! Por unë po vdes për Partinë, për të të thënë amanetin e fundit: Ruaje Partinë dhe socializmin[nga Jagua dhe Hrushovi] se, ndryshe, pas teje këtu do sundojnë hrushovjanët dhe socializmi do të marrë fund. Po e dekonsiderove këtë që po them [për Jagon dhe Hrushovin tonë,] atëherë unë s’të kam faj, i dashur Enver aherë e gjithë përgjegjësia do të bjerë mbi ty. Unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë, me të cilën m’u dha mundësia-vetëvrasja.
Edhe një herë : Amanet Partinë nga Jagua e Hrushovi! Partia jonë ka kuadro plot besnikë plot të tjerë.
Rroftë Partia jonë e lavdishme, me vijën e saj kurdoherë të drejtë, marksiste leniniste! Rrofshi ju, të paktën sa të siguronim Partinë e socializmit nga Jagua dhe Hrushovi, dy komplotistët e sotshëm më të rrezikshëm dhe shumë e shumë vjet të tjera!
Poshtë imperializmi, me imperializmin amerikan në krye! Poshtë revizionizmi, me social-imperializmin (dhe atë kinezë) në krye! Rroftë komunizmi! Poshtë reaksioni!
Amanet familjen time- Fiqiretin, djemtë (përfshi dhe Skënderin dhe Bashkimin), fëmijët e nuset e djemve! Po të shihni se është interesi i Partisë thoni se “Mehmeti vdiq aksidentalisht, duke manipuluar armët!” ose si të doni. Edhe armik po më quajtët, kam besim se asgjë s’mbetet pa u zbuluar nga koha, e vërteta s’vdes kurrë.
Po vdes i pafajshëm, [më vrau Jagua i Shqipërisë!]
Tiranë 18.12.1981