Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
22:46
22.06.2017
Am Montag den 24. Juli 2006 soll in Wien ein Spitzentreffen zwischen serbischen und albanischen Politikern unter dem Dach der UN stattfinden. Dagegen mobilisiert die LPV, die LPK, die LKCK, Verbände von Invaliden des Krieges, Studenten, einzelne Parlamentsabgeordnete, Veteranen der UCK und die Organisation „Stimme der Mütter“. Die Demonstration beginnt am Montag den 24.07.06 um 12 Uhr gegenüber des Sitzes der „Regierung“ in Prishtina. In dem Aufruf zur Demonstration ist zu lesen: „ Es gibt keinen Grund mit Serbien irgendetwas zu verhandeln“ und weiter, „unser Volk braucht Unabhängigkeit, die Beseitigung der Arbeitslosigkeit, eine Existenz in Würde“. Die Organisatoren sind besorgt, dass all diese Hoffnungen auf dem Altar eines negativen Kompromisses geopfert werden. Während einer Pressekonferenz in Prishtina am 20 Juli griff der LPV Leader Albin Kurti, die albanischen Politiker schwer an. Er unterstellte ihnen auf Kosten des Volkes zu leben und deshalb einen Kompromiß mit Serbien und der UNMIK zu suchen ( Die LPV nennt die UNMIK Kolonialmacht). Xhavit Jashari betonte für einen Teil ehemaliger UCK-Kämpfer: „ Kein zivilisiertes Volk akzeptiert nach dem Ende des Kampfes, um Freiheit und Unabhängigkeit, Verhandlungen über seine Souveränität und seinem Recht zur Staatsgründung“. Naim Zhitja vom Vorstand der LPK sagte: „Es werden neben dem LPK-Abgeordneten noch andere unzufriedene Parlamentsabgeordnete, als Personen die Demonstration unterstützen. Smajl Latifi Leiter der LKCK erklärte: „ Unsere Politiker sprechen und handeln unterschiedlich. Wir müssen die Lösung der nationalen Frage selbst in die Hand nehmen.“
Abkürzungen: LPV=Bewegung für Selbstbestimmung, LPK= Volksbewegung Kosovas, LKCK= Nationale Bewegung für die Befreiung Kosovas

 

  
Dokumentation

Finalja e mashtrimit të madh

Qytetar i Kosovës së rrezikuar,

Pas hyrjes së trupave ndërkombëtare në vendin tonë, filloi një periudhë tjetër – ajo e ushqimit të popullit të Kosovës me mashtrimet dhe premtimet e rrejshme për ndërtimin e shtetit. Ardhjen e këtyre trupave shumica e popullit e konsideroi gabimisht si çlirim, kthimin në shtëpitë e tyre përfundim të luftës, ndërprerjen e luftimeve paqe, kurse pushimin e terrorit dhe gjenocidit fitore. Por, misioni ndërkombëtar në Kosovë ka ardhur te ne me një projekt politik konkret, Rezolutën 1244. Përmbajtja e këtij projekti politik është kundër interesave të popullit të Kosovës për së paku 4 arsye. E para, sepse është projekt i imponueshëm: për të nuk është pyetur asnjë qytetar i Kosovës. Së dyti, në parathënie të tij thuhet qartë se njëri prej qëllimeve është ruajtja e integritetit territorial dhe sovranitetit të ish Jugosllavisë (tash Serbisë) mbi Kosovën. Së treti, ngaqë në pikën 4 të Rezolutës 1244 parashihet kthimi i një pjese të forcave policore dhe ushtarake serbe në disa pjesë të caktuara të vendit tonë. Dhe, së fundi – në nënpikën (e) të pikës 11 të kësaj rezolute parashihet zgjidhja e statusit të ardhshëm politik të Kosovës në përputhje me Marrëveshjen e dëmshme të Rambujesë, e cila e trajton Kosovën si pjesë të Serbisë.

Shtyerja e deritashme e bisedimeve për Kosovën është bërë për shkak se Serbisë dhe UNMIK-ut i është nevojitur krijimi i realiteteve të reja në terren. Kjo ka ndodhur nëpërmjet marrëveshjeve për decentralizimin dhe krijimin e zonave të veçanta përreth objekteve fetare. Nëpërmjet decentralizimit politikanët shqiptarë u pajtuan me kërkesën e Serbisë për krijimin e komunave me shumicë serbe. Në këtë mënyrë, Kosova po ndahet me kufij të brendshëm etnik. Ajo po bosnjëzohet. Kurse, përmes krijimit të zonave të veçanta përreth objekteve të besimit ortodoks, Serbia po synon uzurpimin e kulturës dhe historisë sonë, duke i shpallur kishat ortodokse si objekte fetare serbe. Të dyja këto procese të dëmshme për Kosovën janë quajtur negociata për ‘çështje teknike’.

Viteve të fundit krerët e institucioneve të Kosovës gënjyen vazhdimisht se nuk do të ketë fare negociata me Serbinë, por vetëm me bashkësinë ndërkombëtare. Më pas ata pranuan të negociojnë me Serbinë për Kosovën, kësaj radhe, sipas tyre, vetëm për çështje teknike. Në parlament ata nxorën edhe një Rezolutë të veçantë, e cila çështjen e statusit politik të Kosovës e bëri kategori të panegociueshme. Sot janë po ata politikanë të cilët janë pajtuar që edhe statusin ta bëjnë të negociueshëm për ta arritur një kompromis me Serbinë. Kjo është jo vetëm shkelje e fjalës së tyre (që tekefundit ka të bëjë me personalitetin e tyre), por shkelje e pafalshme e vullnetit politik të popullit të Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka qenë mjeti më efektiv i zbatimit të planeve të UNMIK-ut të cilat e kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë ta rrezikojnë Kosovën. Falë kësaj qeverie me turlifarë ministrash të korruptuar e kokëtrashë qytetari i Kosovës dita-ditës po zhytet edhe më thellë në varfëri, i pashpresë dhe pa kurrfarë perspektive. Por, këta njerëz nuk po mjaftohen vetëm me kaq – më 24 korrik ata po shkojnë ta negociojnë lirinë tonë kolektive, për të cilën vetëm gjatë luftës së fundit u vranë 14.000 njerëz dhe ranë 2.000 dëshmorë.

Kur po hapen bisedimet për statusin final? Pasi e ndanë veriun e Kosovës; pasi u pajtuan ta copëtojnë Kosovën etnikisht nëpërmjet decentralizimit; pasi po na e uzurpojnë historinë dhe kulturën nëpërmjet krijimit të zonave të veçanta; pasi e lodhën popullin e Kosovës të zhytur në papunësi e skamje të thellë; pasi i lanë politikanët e Kosovës të sharrojnë në korrupsion e luks të pandershëm deri nën sqetulla, për t’i tërhequr pastaj për hunde kah të duan… vetëm pas gjithë këtyre proceseve, ata do të vendosin për statusin. Sepse vetëm kështu, ata edhe konkretisht e kanë bërë pavarësinë e Kosovës realisht të pamundshme.

Liria jonë është çështje e popullit të Kosovës, jo e Serbisë. Për lirinë e Kosovës. Kundër negociimit të saj.


THIRRJE PËR DEMONSTRATË!

Të brengosur thellë me zhvillimet negative politike të udhëhequra prej UNMIK-ut dhe të zbatuara prej Presidencës, Qeverisë dhe Asamblesë së Kosovës, ju thërrasim juve, shtresave të shkelura e të nëpërkëmbura të popullit të Kosovës për t’iu bashkëngjitur demonstratës sonë kundër kësaj politike. Studentë, mësimdhënës, të papunë, punëtorë, ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, familjarë të dëshmorëve dhe ju invalidë të luftës, familjarë të personave të rrëmbyer dhe ende të pagjetur, pensionistë, organizata e grupe shoqërore, politike, kulturore e ekonomike të Kosovës, ndërprejeni agoninë dhe luftojeni padrejtësinë që po na bëhet.

Demonstrata fillon më 24 korrik, në orën 12:00. Përpara Qeverisë dhe Asamblesë së Kosovës. Bashkëorganizatorët e demonstratës:

Lëvizja VETËVENDOSJE!
ODL e UÇK-së
LPK
LKÇK
Thirrjet e Nënave
26 Marsi 1999
IQLL