Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
17:10
18.07.2019

In einer scharfen Erklärung nahm der Schriftstellerverband Kosovas zu den sogenannten Statusverhandlungen in Wien Stellung. Gefordert wird in der Erklärung vom 3. Mai, „ein Referendum“, in dem „das Volk in Kosova seinen Willen frei bekunden kann“.

Der internationalen Staatengemeinschaft wird das Recht abgesprochen, über das Schicksal Kosovas zu entscheiden. Die albanischen Politiker werden gewarnt, Entscheidungen mitzutragen, „ die den Willen des Volkes ignorieren“. Für den Verband kommt nur die vollständige Unabhängigkeit Kosovas in Frage. Die Pläne Kosova „völkisch“ zu teilen und „serbische Parallelstrukturen“ zu installieren werden zurückgewiesen. Der Verband LSHK erklärt, „nur durch das Selbstbestimmungsrecht Kosovas wird es eine friedliche Zukunft in der Region geben“. Unterzeichnet ist die Erklärung von Adem Demaci, Demaci war 28 Jahre in jugoslawischen Gefängnissen und gilt als Nelson Mandela Kosovas. Neben seiner konsequenten Haltung zum Selbstbestimmungsrecht Kosovas, tritt Demaci permanent für die Gleichheit aller Bürger, egal welcher Nationalität, in einem freien Kosova ein.


KOMUNIKATË E LIDHJES SË SHKRIMTARËVE TË KOSOVËS

Kryesia e Lidhjes së shkrimtarëve të Kosovës në mbledhjen e saj të rregullt të mbajtur më 2006.5.3 maj, në mes tjerash shqyrtoi edhe zhvillimet më të reja në Kosovë , duke u përqëndruar veçanërisht në çështjën e bisedave përkitazi me statusin dhe decentralizimin.

Prandaj,duke e konsideruar dhe vlerësuar si tejet të dëmshëm,të rrezikshëm,të panevojshëm dhe me pasoja të pariparueshme procesin e bisedave lidhur me statusin dhe me decentralizimin,lëshon këtë:

K O M U N I K A T Ë

Përmes së cilës bën me dije opinionin publik të Kosovës dhe atë ndërkombëtar

Se,vetëm populli i Kosovës është i autorizuar, që në mënyrë plebishitare, ta shpreh Vullnetin e tij Sovran dhe të pakontestueshëm nga kushdoqoftë, lidhur me statusin, përkatësisht fatin dhe ardhmërinë e Kosovës,që është pavarësia e saj,

Se, askush, as partitë politke dhe as establishmenti aktual politik në kuazipushtet,nuk ka të drejtë ,që në emër dhe në dëm të Kosovës të ndërmarrë veprime e të nenshkruaj çkadoqoftë, pa dhe kunder vullnetit politik e sovran të popullit shumicë të Kosovës,

Se, bisedat e tanishme rreth Kosovës lidhur me decentralizimin dhe statusin, janë tepër të rrezikshme, të disfavorshme dhe të demshme për Kosovën,sepse qartazi lejojnë mundësinë e destabilizimit,dezintegrimit deri në copëtimin, përkatësisht ndarjen e Kosovës dhe jo integrimin e saj ,siç trumbetohet nga eksponentët marionetë të establishmentit aktual politik kosovar dhe nga qarqet e strukturat kinse ndërkombëtare, të paidentifikuara qartë nga populli i Kosovës,

Se, si të tilla, bisedat mbi statusin ,veçmas mbi decantralizimin,si proces, - përmbajnë në vete legalizimin dhe legjitimimin e strukturave paralele kancerogjene serbe gjithandej Kosovës nëpër enklavat serbe.Negociatat në të vërtetë paraqesin miratimin e plotë –“in toto”, të planeve serbe mbi ndarjen e Kosovës dhe janë të papranueshme dhe të pazbatueshme me mjete demokratike.Prandaj ,bisedimet e ashtuquajtura të Vienës dhe çfarëdo bisedimesh të tjera me këdoqoftë,pa u konsultuar dhe pa u respektuar zëri plebishitar i shumicës së qytetarëve të Kosovës.


PRANDAJ

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës fuqimisht kundërshton bisedat e tilla, i konsideron ato si pazarllëqe dhe veprime të rrezikshme e me pasoja të pariparueshme për popullin e Kosovës,për paqen,demokracinë dhe stabilitetin e të gjithë popujvë në Siujdhesën Ilirike dhe më gjërë;andaj LSHK urgjentisht kërkon që ato bisedime , menjëherë të ndërpriten.

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës,lidhur me këtë, konsisderon se statusi i ardhshëm i Kosovës,pavarsia e plotë dhe e pakushtëzuar e saj , duhet të zgjidhet vetëm me referendum,si forma më autentike dhe më demokrtike e shprehjes së vullnetit të popullit.

Prishtinë,2006.5.3 maj Kryesia e LSHK-së,

Adem Demaçi,
Kryetar