Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
15:57
22.04.2019

Gazertari i pavarur gjerman Max Brym po qëndron këto ditë në Kosovë. Ai po shkruan një artikull për eksodin kosovar ditëve të fundit, ndërsa njihet për idetë e tij për një shtet social. Infodirekt.tv ka zhvilluar një intervistë me z.Brym të cilën mund ta lexoni të plotë.Intervistoi: Luaras Uka , Arbnore Bytyqi Infodirekt.tv: Zoti Max Brym, ju po qëndroni këto ditë në Kosovë dhe me sa kam kuptuar po shkruani një artikull lidhur me eksodin e ditëve të fundit. Sa e njihni historinë e Kosovës, të kaluarën por edhe të

tanishmen, realitetin dhe mentalitetin kosovar?

Z. Max Brym: Unë besoj që masa më e madhe e njerëzve të cilët kanë ikur, e kanë bërë këtë sepse nuk kanë pasur shpresë që situata këtu do të përmirësohet. Kjo e gjitha shumë shpejtë ka dalë jashtë kontrollit, por mendoj që nuk kanë ndonjë rrugëdalje atje, sepse të gjithë janë ilegal.

Infodirekt.tv: Të gjithë jemi të pajtimit me mendimin se pakënaqësia qytetare lidhet drejtpërdrejtë me kushtet e rënda ekonomike. Por, a është kjo një eufori apo një fenomen social që duhet studiuar më thellësisht? Kush janë profiterët e këtij emigracioni ilegal?

Z. Max Brym: Mendoj që në Kosovë janë disa klasa tipike. Një grup i vogël është shumë i pasur e ky grup normal është i lidhur ngushtë me politikën nga e cila ka dhe përfitime, kurse masa më e madhe janë në kushte ekstreme, me varfëri të skajshme.

Infodirekt.tv: Hungaria është shtet i BE-së. Pse u lejua gjithë kjo ikje masive e kosovarëve,më saktësisht pse u lejua hyrja e tyre ne vendet e BE-së? A nuk do të ishte më e lehtë të ndaloheshin në start dhe të mos krijohej iluzioni për një jetë më të mirë?

Z. Max Brym: Hungaria po duket lehtë e kalueshme sepse ka bashkëpunim në mes të mafisë kosovare dhe asaj serbe që po e shfrytëzojnë situatën e krijuar. E kosovarët po e shohin si urë lidhëse për të dalur në Gjermani, Austri.

Infodirekt.tv: Ju jeni me nacionalitet gjerman. Shumica e shqiptarëve që ikin nga Kosova kërkojnë strehim në Gjermani. Çfarë ju ofron Gjermania këtyre të rinjve të cilët shpresojnë në radhë të parë në mundësi punësimi po edhe shkollimi?

Z. Max Brym: Unë mendoj që njerëzit në Kosovë e kanë gënjyer vetën. Në Gjermani për momentin nuk kanë shancë emigrantët për azil. Politika gjermane ka biseduar rreth emigrimit të shqiptarëve, dhe kanë thënë që këta emigrantë shumë shpejtë për dy muaj duhet të kthehen.

Infodirekt.tv: Kosova ka ngecur në zhvillimin ekonomik por ka potencial të tepërt të njerëzve që kërkojnë punë. Si e shihni ju perspektivën e rinisë kosovare në raport me zhvillimet në vend dhe karshi zhvillimeve në BE?

Z. Max Brym: Besoj që këta të rijnë i kanë vetëm dy mundësi, ose duhet të hipin në autobus dhe të shkojnë në Hungari, ose të protestojnë kundër udhëheqësve. Unë besoj që kjo është e lidhur ngushtë me procesin e privatizimit nga i cili do të mundësoheshin 76 mijë vende të reja pune.

Infodirekt.tv: Liberalizimi i vizave sigurisht që nuk krijon mundësinë e punësimit në vendet e BE-së apo të marrjes së leje qëndrimit. Megjithatë, a nuk mendoni se Evropa e ka injoruar jashtë mase popullin e Kosovës duke e lënë të mbyllur në geto dhe se një gjendje e tillë është bërë e padurueshme?

Z. Max Brym: Kosova është një geto, Kosova ka një veçanti që e gjithë bota i ka sytë në Kosovën. Njerëzit nuk guxojnë të dalin jashtë, kjo është absolutisht marrëzi, por unë për momentin nuk po shoh asnjë agjendë politikë që të bëjnë të mundur liberalizimin e vizave.

Infodirekt.tv: Sot do të fillojë kthimi në Kosovë i emigrantëve që kanë lëshuar vendin ditëve të fundit. Sipas jush, a do të kthehen të gjithë të ikurit apo do të ketë një seleksionim të tyre?

Z. Max Brym: E thash edhe më herët këta njerëz që po ikin nuk kanë asnjë perspektivë atje, në Gjermani bëhet një kampanjë për shkak të shqiptarëve, të cilët duhet të kthehen shumë shpejtë.

Infodirekt.tv: Është folur ditëve të fundit edhe për mundësinë e nënshkrimit të kontratës për punë sezonale të Kosovës me vendet e perëndimit. A e shihni si një mundësi të mirë për të zbutur sado pak gjendjen e rëndë ekonomike në vend, meqë investime të huaja duket se nuk do ketë, së paku jo për një kohë të shkurtër?

Z. Max Brym: Është e mundur që disa shtete të BE-së t'i marrin punëtorët shqiptar si punëtorë të lirë në Evropë, dhe të kenë një mbështetje sado të vogël sociale.

Infodirekt.tv: Populli shqiptar ka një simpati të veçantë për gjermanët. Edhe sa u përket politikave shtetërore Gjermania vlerësohet miku më i mirë në Evropë. Prej nga kjo lidhje mes shqiptarëve dhe gjermanëve?

Z. Max Brym: Pra kjo me këtë simpati të veçantë për gjermanët e kuptoj, por në anën tjetër kjo simpati e veçantë është iracionale, duhet të themi se me cilën Gjermani duhet të simpatizohemi. A duhet të simpatizohemi me atë të Heinrich Heine apo me atë të Heinrich Himland,pra këtë duhet ta dimë.

Infodirekt.tv: Megjithatë ka edhe në Gjermani organizma apo teori që nuk tregojnë shumë simpati për të huajt? A ka frikë Gjermania nga gjithë ky evazion nga vendet e Ballkanit po edhe nga ato arabe?

Z. Max Brym: Ausschlende politische kaste, argumenton se ata edhe fajet e veta po ua hedhin emigrantëve, për shkak që të mos mbesin ata fajtorë, kjo është një politikë e tyre e moçme.

Infodirekt.tv: Personalisht keni shkruar shumë herë kundër rrymave fashiste po në të njëjtën kohë edhe kundër imperializmit. Tingëlloni pak si socialist. Cili sistem sipas jush do ishte më i përshtatshëm për periudhën në të cilën po jetojmë?

Z. Max Brym: Dua të përgjigjem shumë shkurt, po e provoj njëherë në shqip, teoricientja gjermane Rrosa Luksemburg ka thënë: ''Barazia sociale pa liri nuk ka vlerë, dhe liria pa barazi sociale nuk ka vlerë'', ju i keni obligimet dhe është e domosdoshme për Kosovën që të krijon një sistem ku ka liri dhe barazi sociale.

Infodirekt.tv: Ju faleminderit që pranuat të jepni intervistë për portalin Infodirekt.tv.

aaaaaaaaaaa10407154 849626011736371 1920294482232708716 nGazertari i pavarur gjerman Max Brym