Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
17:03
18.10.2017

Text nga Osman Osmani Max Brym eshte nje autor i mirënjohur edhe për opinion shqiptar, Max Brym është i lindur më 24shtator 1957 në Altotting. Ai është gazetar i pavarur dhe jeton në Munih të Gjermanisë. Ai ligjëron filozofinë dhe historinë në institucione arsimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka kohë që ligjëron si mysafir edhe në Universitetin e Prishtinë. Jo vetëm për këtë arsye shpesh njeriu mund ta takoi Max-in në Prishtinë. Ai, që nga rinia e hershme angazhohet

politikisht dhe qysh në fillim të viteve të 70-ta tregon interes dhe merret edhe me marksizmin. Angazhohet pandarë në grupe të ndryshe politike, fillimisht në të ashtuquajturat grupet-K. Tani është anëtarë i Partisë së Majtë (Die Linke) të Gjermanisë, në kuadër të së cilës pandërprerë vazhdon të ketë fërkime me eksponentë të caktuar të saj për çështje parimore, ndër të tjera edhe për çështjen shqiptare të Kosovës. Rrugëtimi i Max Brym është rrugëtim i një revolucionari majtist, që nga situata në situatë dhe në kontekstin zhvillimor të së majtës në Evropë e Botë rishqyrton në mënyrë kritike dhe dialektike pozicionet. Ai nuk lëviz jashtë së majtës, është konsekuent dhe operon vetëm në kuadër të grupeve dhe rrymimeve të majta, duke filluar nga ato komuniste (e) marksiste leniniste deri edhe si trockistë. Me një fjalë ai mbetet një marksist jo ortodoks. Përvoja e veprimtarisë së tij pasurohet edhe me faktin se ai aktivisht është angazhuar në shoqata studentore dhe si rrjedhojë edhe në lëvizjeve studentore të kohës si dhe ka vepruar aktivisht në kuadër të lëvizjes punëtore në vendbanimin, regjionin e tij i dhe më gjerë e në njëfarë mënyre edhe në Kosovë.

Pra, një pjesë të mirë të shkrimeve dhe librave të tij, Max-i ia kushton shqiptarëve dhe çështjes së Kosovë dhe përshkruan përshtypjet për personalitetet e ndryshme shqiptare, të cilët ai ka pasur rast ti njoftoj gjatë aktivitetit të tij politik e shoqëror. Edhe aktivistë e veprimtarë shqiptarë shumëvjeçar mund t’ia kenë zili Max-it. Ai në rrugëtimin e aktivitetit tij politik e shoqëror ka takuar personalisht personalitete të ndryshme duke filluar nga Enver Hoxha, Hysen Tërpeza, Mahmut Bakalli, me veprimtarë të grupimeve e rrymimeve në kuadër të Lëvizjes shqiptare në(n) ish-RSFJ për liri, barazi e pavarësi, ku do të veçoja Fehmi Ladrovci, më pastaj edhe themeluesit dhe aktivistë të shumtë nga Lëvizja Vetëvendosje! si Albin Kurti dhe Visar Ymeri, si dhe posaçërisht autori ka bashkëpunuar në mënyrë shumë intensive me aktivistet e ndier të VV, Arbënor e Astrit Deharin.

Max Brym është edhe zëri i lëvizje punëtore të Kosovës. Ai ka kohë që panda demaskon politikat neoliberale për tjetërsimin e pasurisë publikë në Kosovë dhe akuzon me fakte prezencën e bashkësisë ndërkombëtare përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it bashkë me institucionet vendore në shërbim të tyre, që Kosovën në vend të sovranitetit, demokracisë e mirëqenies sociale e trajtojnë atë si një eksperiment neokolonialist.

 

Bild Max Brym

Bildergebnis für Max Brym Bilder Gazmend Freitag