Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
19:29
20.05.2019
deutsch-albanisch gjermanisht-shqip Gegenwärtig wird im Rahmen der neokolonialen Statusdebatte über Kosovas Schicksal auch an einer neuen Fahne für das Land gebastelt. Bekanntlich soll das Kolonialregime in Kosova unter neuer Kostümierung ( EU-Hoheit) fortgesetzt werden. Der Wille nach demokratischer nationaler Selbstbestimmung wird ignoriert. Das Ganze soll abgesichert werden über die Schaffung an einer neuen Fahne für Kosova. Bereits seit langem basteln die Vertreter der LDK an einer eigenen Fahne für Kosova. Damit soll dem albanischem Volk sein nationales Symbol geraubt werden.

Zu dieser Frage hat Shqiptar Oseku in der neuesten Zeitung der LPV ( Bewegung für Selbstbestimmung) einen Artikel geschrieben. Entschieden wendet sich Oseku gegen die geplante Liquidierung des nationalen Symbols. Er greift auch die Vertreter der AAK und der PDK an, die nach seiner Meinung, „ auf die alte Position der LDK“ übergingen“. Herr Oseku sieht die geplante Schaffung einer eigenen Fahne in Kosova im Kontext „kolonialistischer Politik“. Für den Schreiber des Leitartikels gibt es nur eine albanische Flagge und wer sie ersetzen will ist für Oseku ein „ Kollaborateur und Verräter“. Gleichzeitig wendet sich Oseku gegen jegliche nationalistische Interpretation des Flaggenstreits. Er spricht von Patriotismus und nicht von Nationalismus bei seiner Verteidigung des nationalen Symbols der Albaner. In dem Artikel steht: „ Wer die Fahne verteidigt ist kein Nationalist sondern ein Patriot“. Als Ziel benennt Oseku die Schaffung einer Gesellschaft mit sämtlichen Freiheiten für alle seine Bürger, diesem Ziel steht die albanische Fahne nicht im Weg. Wer allerdings die Fahne liquidieren möchte ist nach Oseku, ein „Kollaborateur des Kolonialismus“

 


Dokumentation des Artikels von Shqiptar Oseku


NGA. w w . v e t e v e n d o s j e . o r g
Shqiptar Oseku

Pushtetarët vendor iu shpifën sërish "simboleve të Kosovës", për t'i ikur kritikave në rritje për dështim në "negociata", abuzim të pushtetit, e korrupsion. Sikur manovrat e mëhershme, edhe kjo e simboleve udhëheqësve synon t'ua shpëtojë karriget, por dëmton rëndë interesin jetik të shqiptarëve. Gjer tani në Kosovë ke mundur krejt lehtë të dallosh se cilat qarqe kanë ndjerë deficit patriotik, e cilat janë ndjerë më të sigurta në atë aspekt. Krahu i luftës, me vetëbesim në kredencialet e veta patriotike, i ka ndejtur besnik flamurit kuqezi. Ndërkaq, qarqet me ndjenjë të inferioritetit janë kompensuar, duke tundur në fantazi flamuj e simbole të shpifura. Një vit më vonë, taborret ndërluftuese në "betejën e flamujve" kanë pësuar ndërrime marramendëse. Krahët që para një viti kapeshin fytafyt, sot ndodhen tok së bashku kundër trysnisë në rritje nga Lëvizja VETËVENDOSJE!. Gjersa kjo e fundit e ka rrokur natyrshëm në dorë flamurin kuqezi, PDK-ja, AAK-ja dhe ORA, në një ménage à trois ndër më të turpshmit në kohërat moderne, e kanë braktisur flamurin kuqezi, dhe kanë kaluar komplet në pozitat e LDK-së. Sa për fillim, përforcimet e reja në transhin e LDK-së mbahen gjoja për vete, duke kërkuar një flamur krejt të ri. Por askush nuk e vë dot në dyshim se ato kanë ardhur aty për të ndejtur. E më së paku këtë e vënë në dyshim aktivistët e VETËVENDOSJE!-s, të cilët këtyre ditëve po e sfidojnë goditjen e përbashkët të tërë establishmentit. Le ta them troç: zelli kolaboracionist i ca shqiptarëve për gjoja "flamur të Kosovës" e sforcon rrëshqitjen në rrëpirën theqafëshe të neokolonializmit. Rrëshqitja është selektive, e rrezikshme, e largvajtëse. Selektive, meqë të gjitha stacionet e rrëpirës janë sajuar enkas për shqiptarët: askush nuk mendon - ruana Zot! - t'u imponojë një flamur të ri, ta zëmë, serbëve të Kosovës. E rrezikshme, meqë zelli partizan për "flamur të Kosovës", pra, s'ka pasoja për serbët, ndërsa shton ndasitë mes shqiptarëve. Dhe largvajtës, meqë thellimi i ndasisë mes shqiptarëve ka kosto të shtrenjtë historike, që do ta paguajnë nipërit e stërnipërit tanë. Si shumë tjera, edhe kjo tradhti e opozitës parlamentare u shkaktua nga motive të ulëta. Hapi i parë drejt rrëshqitjes u ndërmor kur opozita e braktisi rolin e vet të natyrshëm, e vendosi të mos kundërshtonte "negociatat" me Beogradin. S'do mend se ai vendim u mor nga lakmia e opozitarëve, që edhe ata të rreziten në diellin e "negociatave". E pra, mossuksesi katastrofik i këtyre: bantustanet e Lutfi Hazirit, deshqiptarizimi i historisë e kulturës së Kosovës, kurdisja e një pat-pozicioni legjislativ mes 90 përqind shqiptarëve e 7 përqind serbëve, e privilegjimi i Serbisë, e poshtërimi publik i servilëve shqiptarë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare mu atëherë kur pritej gjojapavarësia (lexo: protektorati i vazhduar) i Kosovës; të gjitha këto kanë bashkëvepruar për ta zhveshur lakuriq impotencën politike të opozitës. Në situatën ku e ka prurë veten, ajo, thjesht, nuk e mbron dot më flamurin kuqezi edhe po deshi. Pas demonstratës qytetare të 28 Nëntorit, qeveri e opozitë de facto janë bashkuar në një mostër kriminale të sjelljes, që flijon interesin jetik të shqiptarëve për t'u shpëtuar karriget krerëve partiak. Se "flamuri i Kosovës" është veçse alibi, kjo shihet qartë prej hënës. Establishmenti në Prishtinë thirret gjithmonë në faktorët e jashtëm, por asnjë nga ata s'e ka përmendur "flamurin e Kosovës". As pi ujë argumenti se gjoja s'paska dy vende me një flamur: ka plot vende që kanë flamuj identik, ku dallon veç gjatësia e pëlhurës. Sikur establishmenti t'u besonte rrenave të veta për negociata ai, përkundrazi, do të ngulmonte kryeneçësisht në flamurin kuqezi, thjesht për ta rritur pazarin. Por "negociatat" s'janë veçse një farsë, e vetë negociatorët e dinë fort mirë se s'kanë gjë në dorë. Prandaj ata e përdorin "flamurin e Kosovës" veç për konsum të brendshëm, kur t'u duhet si alibi ndaj kritikave. Shteti, përkundrazi, s' ndërtohet dot pa sovrantitet, ushtri, e ministri të jashtme, por në këto aspekte establishmenti parapëlqen të hesht si peshku. Kushdo që synon sall pak një përgjigje shqiptare kundrejt sfidës neokoloniale të kohës, mund ta gjejë atë fare lehtë. Ne shqiptarët kemi luftuar për flamur shqiptar në Kosovë, serbët për atë të Serbisë. Ne kemi luftuar me armë kundër ushtrisë së Milosheviqit. Serbët kanë përdorur shtypjen e terrorin, pastaj i kanë zbatuar pastrimet etnike të Milosheviqit. Nën flamurin shqiptar, ne serbëve u sigurojmë mbrojtjen e plotë të ligjit - në Kosovë ata do të kenë të drejta të barabarta qytetare e ministra në Prishtinë. Nën flamurin serb, po e shohim përditë se ç'po ndodh në Luginën e Preshevës. Nëse Fuqitë e Mëdha nuk duan të na mbështesin neve, e njëherit s'kanë fytyrë ta mbështesin haptazi as Serbinë, atëherë vetë le ta zgjidhin problemin që e kanë krijuar. Shqiptarët nuk kanë ndonjë arsye që ta lehtësojnë ankthin kolonial të ndërkombëtarëve. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për flamurin tonë, për vetëvendosje, liri, e demokraci qytetare me të drejta të njëjta për të gjithë, gjer në fitoren përfundimtare. Nuk është kërkesa për flamur shqiptar në Kosovë ajo që është nacionaliste, meqë ky flamur u garanton të gjithë qytetarëve të Kosovës të drejtat universale sipas Kartës së OKB-së; po kundërshtimi i tërbuar kundër saj, po kundërmon albanofobi e manipulim.