Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
15:38
25.09.2017

Die Presse in Albanien hat weitgehend die demagogische Hetze gegen Syriza und gegen die Volksabstimmung in Griechenland übernommen. Allerdings sind die Medien in Albanien öfter im Verzug, was ihre Hetze angeht. Es wird darauf gewartet was Brüssel oder Berlin sagt. Erst dann wird ein Martin Schulz, oder ein Wolfgang Schäuble, zitiert und mit eigenen Statements ausgeschmückt. Völlig außer

acht gelassen wird, dass in Griechenland knapp 4 Millionen Menschen keine Krankenversicherung mehr haben. Rund 50% der Rentner in Griechenland leben unterhalb der Armutsgrenze. Im letzten Jahr hat Griechenland zum ersten mal laut EU- Statistik, die Selbstmordrate von Kosova übertroffen. Die europäischen Gläubigerbanken hingegen wurden in der Vergangenheit großzügig abgefunden. In Griechenland geht es heute auch um die Frage welchen Wert das SOZIALE gegenüber der maximalen Kapitalverwertung in Europa haben soll. Das griechische OXI ist von enormer Bedeutung bezüglich des Strebens nach einem sozialen Europa. Eigentlich müsste der Diskurs in Albanien sich mit den sozialen Forderungen in Griechenland solidarisieren. Dies geschah auch durch einige Solidaritätsaktionen von „ Organizata Politike“ in Tirane. Der Journalist Andi Bushati veröffentlichte gestern einen vieldiskutierten Artikel bezüglich der Notwendigkeit von „ NEIN, JO und OXI“. Bushati kritisierte scharf die neoliberale EU- Politik. Die albanische Arbeiterklasse in Griechenland ( knapp 1 Million) solidarisiert sich weitgehend mit Syriza. Alles andere wäre auch völlig unlogisch. Die albanische Emigration in Griechenland arbeitet weitgehend im Niedriglohnsektor und wird zudem oft rassistisch diskriminiert und angegriffen. Kein Martin Schulz und kein Wolfgang Schäuble, thematisiert diese Frage. Ihnen geht es allein um die Durchsetzung neoliberaler Grausamkeiten.

Demzufolge OXI Nein JO .

 

Quelle http://www.gazetatema.net/web/2015/07/04/nje-jopro-tsiprasit-mes-debatit-tone-provincial/

 



 

 



Grafiti tek Logu i Shkëndijes | Foto nga : Ivana Dervishi

Überschrift Die linke albanische Jugend solidarisiert sich mit OXI

 





Një ditë përpara se Greqia të shkojë në referendum për të vendosur nëse do të pranojë ose jo masat shtrënguese të kreditorëve të saj, një grup të rinjsh nga Organizata Politike, një lëvizje radikale e majtë në Shqipëri u mblodh për të diskutuar mbi krizën politike të shtetit fqinj, ndërhyrjen e BE-së dhe ndikimin në vendin tonë.

Në ambientet e Logut të Shkëndijës, qendra sociale e të rinjve, u shfaqën dokumentarë për gjendjen ekonomike të Greqisë, fjalimi i kryeministrit grek Alexis Tsipras dhe qëndrimi i anëtarëve të organizatës.

Të vendosur për një “JO” ndaj masave shtrënguese të kreditorëve të Greqisë, aktivistët e Organizatës Politike e deklaruan Greqinë një viktimë eksperimentale të Europës dhe të vetë keq-qeverisjes së mëparshme.

“Familja europiane duhet të funksionojë si një familje e vërtetë, e cila kur ka një anëtar në vështirësi duhet ta ndihmojë. Vetë Greqia po sfidon Bashkimin Europian me idenë dhe përgjegjësinë që supozohet që përfaqëson,” argumentoi Kledi Haxhillari, aktivist i Organizatës Politike.

“Greqia duhet të vërtetojë statusin dhe votën e barabartë në BE,” shtoi ai.

Për të rinjtë e majtë në Shqipëri, rasti i Greqisë është më tepër një përballje ideologjike mes të majtëve dhe të djathtëve në Europë.

“Greqia përfaqëson një kërcënim për të djathtët europianë për shkak se të majtët janë ngritur në Greqi dhe mund të fuqizohen edhe në Spanjë, nëse shembulli grek funksion,” tha Deni Sanxhaku, aktiviste e Organizatës Politike.

Në rastin e thellimit të krizës greke, të rinjtë e të majtës radikale argumentuan se kjo do të hidhte mbi shpatullat e BE-së një përgjegjësi historike për braktisjen e një shteti ndaj të cilit duhej të tregohej solidare.

“Përkeqësimi i situatës në Greqi do ta prekë Shqipërinë për shkak se kriza ekonomike do të detyrojë kthimin e emigrantëve tanë në atdhe,” tha për BIRN, Redi Muçi, aktivist i OP.

“Ne nuk jemi të përgatitur për t’i siguruar vende pune emigrantëve që do të kthehen dhe për më tepër nëse Greqia voton “Po” gjasat janë që pushtetin ta marrë Agimi i Artë, i cili ndjek politika  kundër emigrantëve dhe që do të sillte po ashtu kthimin e tyre në Shqipëri,” shtoi ai.

Për Organizatën Politike një votë “Jo” në referendumin grek është një shembull i forcës dhe guximit që do të ndikojë edhe në Shqipëri.

“Jo-ja greke ka rëndësi në kontekstin politik shqiptar, pasi është shembull për refuzim të reformave të dhimbshme dhe modelit ekonomik neoliberal që po kryhet nga qeveria Rama në Shqipëri në fusha si arsimi i lartë, ekonomia në përgjithësi dhe në pensione,” tha për BIRN Klodi Leka, aktivist i Organizatës Politike.

“Kjo ‘Jo’  tregon se një rrugë tjetër është e mundshme për ne,” shtoi ai.

Rasti i Greqisë përfaqëson një situatë plot të papritura për politikën europiane, jehona e së cilës pritet të ketë pasoja afatgjata për BE-në ku synon të aderojë dhe Shqipëria.

NGA http://www.reporter.al/te-rinjte-e-se-majtes-radikale-ne-shqiperi-mbeshtesin-jo-ne-ne-referendumin-e-greqise/

Grafiti tek Logu i Shkëndijes | Foto nga : Ivana Dervishi

Grafiti tek Logu i Shkëndijes | Foto nga : Ivana Dervishi

 

Siluetat e mbështetësve të votës JO në referendumin e të dielës në Greqi po shpalosin një banës “Oqi” në Greqisht, “JO!” gjatë një manifestimi në sheshin Syntagma në Athinë më 29 qershor 2015. Syriza organizoi protestën më të madhe në vitet e fundit në Greqi për të mbështetur votën kundër pranimit të kushteve të kreditorëve ndërkombëtar në një referendum që mund ta nxjerrë Greqinë nga euro dhe të trondisë themelet e Bashkimit Europian. (AP Photo/Petros Karadjias)