Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
03:14
17.10.2019
Gjermanisht shqip Am Mittwoch den 7. November kam es im Gebiet um Tetova zu bewaffneten Auseinandersetzungen. Dabei gibt es bis zum jetzigem Zeitpunkt 8 Tote Albaner und 6 Verletzte. Mazedonische Spezialeinheiten drangen gegen 5 morgens in das Dorf Brodeci ein, um einige Personen festzunehmen. Daraufhin kam es zum bewaffneten Konflikt,  zudem wurde angeblich auch ein Polizeihubschrauber eingesetzt.

Die mazedonische Innenministerin Jankullovska sprach am am Mittwoch Abend von einem Ende der Kämpfe im Gebiet Malësinë e Sharrit të Tetovës. Allerdings wird die Suche nach einigen Albanern, nach ihren Worten fortgesetzt. Die „Partei für die demokratische Integration“ BDI führte den Konflikt auf die Nichtumsetzung des Ochrider Abkommens durch die mazedonische Regierung zurück. Die AKSH ( Albanische Nationalarmee) ließ verlauten, dass sie an dem, Konflikt nicht beteiligt sei. In der Presse tauchten Fotos von einer kleinen Gruppe maskierter auf, welche sich in Phantasieuniformen mit Kapuzen über dem Gesicht, als UCK benannten. Unmittelbar nach Beginn der Kämpfe sperrten KFOR Truppen die Grenze zwischen Mazedonien und Kosova. Alle albanischen Parteien in Mazedonien verurteilten die gewaltsamen Vorgänge. Als eine der Ursachen der Kämpfe wird in der Presse, die Unzufriedenheit „mit der Lage der Albaner“ genannt. Erst kürzlich wurde in Mazedonien das Zeigen von albanischen Flaggen per Gerichtsentscheid untersagt. Außerdem hat sich die soziale Lage in Mazedonien, besonders für die albanische Jugend extrem verschlechtert. Es ist noch nicht ganz klar ob es sich bei den getöteten und verhafteten Albanern um Menschen mit politischen Ambitionen oder um eine Gruppe mit anderem Hintergrund handelte. Tatsache ist aber, dass die mazedonische Polizei unverantwortlich viele Zivilisten in ihre Aktion miteinbezog.

Dokumentation 


 

Jankullovska: Operacioni policor mbaroi, por shtetrrethimi do te vazhdoje



Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë konfirmoi se ka mbaruar me sukses operacioni policor i quajtur Shtrëngata e malit, që filloi sot herët në mëngjes në Malësinë e Sharrit të Tetovës. Në një konferencë shtypi, ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, tha se nuk ka të vrarë civilë, se aksioni u krye me profesionalizëm" dhe u morën të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e popullatës civile. Ajo përgënjeshtroi informacionet se u rrëzua një helikopter i policisë.
Gjatë orvatjes për të arrestuar gjashtë persona, u hap zjarr nga disa pozicione mbi pjesëtarët e policisë, dhe këta pastaj iu përgjigjën zjarrit. Atëhere pjesëtarët e grupit të armatosur filluan të ikin, përshkroi Jankullovska rrjedhën e ngjarjeve, duke shtuar se nga forcat e policisë që u sulmuan nga grupi i armatosur, siç tha ajo, nuk ka asnjë të vrarë.
Jankullovska pranoi se gjatë operacionit janë vrarë katër njerëz dhe gjashtë të tjerë janë plagosur, dhe këta, tha Jankullovska, ishin pjesëtarë të grupeve të armatosura që ishin vendosur në fshatin Brodec të Tetovës.
Fillimisht, zyrtari i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski, kishte konfirmuar për agjencinë maqedonase MIA se së paku tetë pjesëtarë të grupeve të armatosura janë vrarë në aksionin e sotëm të policisë në Malësinë e Tetovës, në fshatrat Brodec, Veshalë dhe Vejcë.
Pak kohë pas deklaratës së Jankullovskës, policia njoftoi se në fshatin Brodec, të Malësisë së Sharrit, kishte gjetur trupat pa jetë të dy pjestarëve të tjerë të grupeve të armatosura, të vrarë në aksionin e sotëm policor.
Ndërkaq, dëshmitarë dhe përfaqësues të mediave që janë drejtuar për në Tetovë, pohojnë se të gjitha vendkalimet dhe rrugët që shpien në fshatrat e Malësisë së Tetovës - Shipkovicë, Brodec dhe Veshallë, qëndrojnë ende të bllokuara nga policia.
Sipas dëshmive të banorëve, në zonën e Sharrit nuk janë lejuar të kalojnë as autoambulancat, për t'u dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore të plagosurve, numri i të cilëve nuk mund të dihet për shkak të mungesës së burimeve të informacionit.
Pyetjes së gazetarëve në se në aksionin e sotëm janë dëmtuar objekte civile, ministrja Jankullovska iu përgjegj se momentalisht po kryhet ekspertiza.