Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
19:28
22.05.2019

Vollbild anzeigenFtesë Ftoheni të merrni pjesë në promovimin e librit “Schuld ohne schuld” (Faj pa faj) të autorit Max Brym, nga Mynih dhe bashkëpunëtor i Universitetit të Prishtinës. Promovimi do të mbahet në “Dit’ e Nat’”, të shtunën, më datë 19 janar 2013, në ora 19:00. Libri që do të promovohet, ka pasur mjaft sukses në shtetet gjermanofolëse ku ka shqiptarë, ndërkaq të shtunën vjen i

përkthyer me lejen e autorit për herë të parë në Kosovë. Gjatë promovimit do të flasin Max Brym (autor) dhe aktiviste të të drejtave të grave në Kosovë.

Romani në fjalë, është një vepër kronologjike e cila ppërshkruan një ngjarje të vërtetë të një gruaje shqiptare të dhunuar gjatë luftës e të dëbuar pastaj nga familja e saj si dhe peripecitë e jetës së saj të vështirë si prostitutë. Në këtë roman, Albana Z. si personazh kryesor bëhet shkaktar i tregimit të një historie të shkurtër ekonomiko-politke dhe një shumësi faktesh të këtyre proceseve në Kosovë nga akterë vendorë e të huaj, duke mos lënë anash edhe përvojat e hidhura të një gruaje që do ta ushtrojë pavarësinë e saj në një shoqëri konservatore si kjo e jona. Por si duken të gjitha këto në sytë e një burri të moshuar gjerman, që interesohet për Kosovën? Këtë do ta kuptojmë në diskutimin e së shtunës.

Ardhja juaj për ta dëgjuar prezantimin e shkurtër dhe për të marrë pjesë në një debat për çështjet që përmendëm do ta pasuronte diskutimin.