Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
18:22
20.05.2019

Romani nga Max Brym "Fajtorja e pafajshme" është i lire per lexues i Kosovës – Vetem po abonuar Kosova-Aktuell të lirë . Megjithatë, vetëm pas marrjes së shumës së pagesës totale për vitin 2013, 60 €- Ju gjithashtu mund të ngritur një urdhër këmbë në 5 euro në muaj. Ju lutemi të bëjë pagesën në llogarinë Rainer fjalen Sanders Kosovës KTN 3064382158 BLZ: 7011008IBAN: DE5370110088306438215 BIC: PBNKDEFF donacionet janë gjithashtu të mirëpritur.

Për Redaksia Genc Mustafa

"Fajtorja e pafajshme" nga Max Brym

Një jetë në Kosovë Një roman dhe një pasqyrë kronologjike lidhur me zhvillimet politike në Kosovë Parathënie Lexueses dhe lexuesit të nderuar fati i Albana Z. nga Kosova i paraqitet në formën e një romani të shkurtër. Kjo histori kosovare nuk është një trillim i thjeshtë. Mijëra femra jetojnë ashtu siç jetoi dhe po jeton sot Albana Z. Unë i njoh të gjithë personazhet. Emrat e figurave që nxjerrin krye në roman vetëm sa janë ndërruar dhe derdhur në formë letrare. Faktet e dhëna ekonomike, si dhe rreshtat për gjendjen sociale, mund të mbështeten me literaturë profesionale si dhe me të dhëna statistikore. Unë jam përpjekur që të thyej shumë tabu të shoqërisë kosovare lidhur me nderin, sjelljet dhe seksualitetin. Jeta në Kosovë është përshkruar në realitetin e saj mizor social dhe politik.

Rëndësi të veçantë i kam kushtuar formave speciale të shtypjes së femrave në Kosovë. Në shoqërinë e këtushme femrat janë të prekura përgjithësisht më shpesh se meshkujt nga papunësia, dhuna familjare dhe poshtërimi seksual. Në rast se femrat nuk do të kenë të drejta të barabarta dhe nuk do të kuptohen si pjesë e shoqërisë në zhvillimet sociale, nuk do të ketë ndryshim vendimtar të rrethanave. Personazhi im, Albana Z., është shembull i shtypjes dhe poshtërimit, mirëpo edhe shembull i rebelimit dhe i së drejtës për identitetin e vet seksual dhe për liri shoqërore.

Max Brym




Albana është shtrirë në divanin e saj e zhytur në mendime. Ajo tani është 40 vjeçe dhe jeton në një banesë tridhomëshe në Prishtinë. Janë shumë burra që ndjehen të tërhequr prej saj. Ajo është një bjonde shtatselvi e rritur në një fshat afër Gjakovës. Shpesh e kujton fëmijërinë e saj. Ajo dashuronte atëbotë bimësinë dhe faunën që rrethonte fshatin e saj. Kënaqej duke luajtur me kafshët dhe bëhej pikë e vrer nëse do t’i ngordhte një mace apo një lepur. Nëna e saj ishte shumë e mirë, si me të, si me të tjerët, vëllezërit e motrat. Në shkollë Albana binte në sy për nxënie të shpejtë. Në atë kohë lexonte romane aventureske, por edhe shumë libra të popullarizuar historikë. Akoma s’i kishte mbushur të gjashtëmbëdhjetat kur mësoi t’i donte romanet e përkthyera të francezit Balzak. Në vitet nëntëdhjetë nisi të studionte gjermanistikën në sistemin e atëhershëm shkollor paralel.

Kishte probleme me babain e saj, Ademin, dhe me të vëllain, Agronin. Ajo vazhdimisht refuzonte të martohej me burra që ia propozonin ata. Shpeshherë shkonte në Gjakovë për të përzgjedhur vetë ndonjë burrë. I vëllai e ndiqte shpesh, mirëpo asnjëherë s’i ra dot në gjurmë. Albana gjithmonë donte që vetë të vendoste se kë do të donte, ç’do të mësonte dhe ç’do të mendonte. Nëna i thoshte shpesh: “Ti je kaq ndryshe nga unë, mirëpo bëj jetën tënde.” Me babain nuk diskutonte, rebelohej. Vëllain, Agronin, nisi ta urrente si vajzë e re për shkak të përndjekjes dhe vëzhgimit të vazhdueshëm. Ai donte të vendoste se çfarë i lejohej të bënte apo të mos bënte Albana. Çmenduria e kontrollit shkonte aq larg sa e pyeste edhe se mos masturbonte. Natyrisht që ajo masturbonte, ashtu si djemtë. Për meshkujt ishte gjithçka e lejueshme, për femrat, si duket, asgjë fare.

Atëbotë u bë e rrezikshme vetëm kur rrugët u mbushën me çetnikë serbë. Qysh përpara vitit 1999 shumë vajza shqiptare u dhunuan prej tyre. Prandaj në vitet 90 Albana ndjehej kryesisht e lumtur kur shoqërohej nga një burrë shqiptar, qoftë ky dhe vëllai i saj, Agroni.

Kur ishte afër nënës së saj të dashur, përherë ishte shumë e lumtur, ngase ajo s’çante kokën për thashethemet e fqinjëve për jetën e pavarur të Albanës. Mirëpo më pas erdhi ajo ditë e mallkuar e prillit 1999. Gjashtë çetnikë hynë me forcë në shtëpinë e tyre, morën Arionën 10-vjeçare, e përdhunuan, dhe më së fundi e vranë. Pastaj e përdhunuan Albanën para syve të s’ëmës. Janë skena që i rishfaqen për çdo natë nëpër ëndrra. “A do të mund të jem vallë ndonjëherë sërish normale?” – pyet veten ajo. “Po, më duhet, kam një djalë 12 vjeç. Mirëpo unë po ua shes trupin tim të tjerëve që të mund ta ushqej atë. Unë e dua atë ashtu si dhe mikun tim. Mirëpo që të dy më duhet t’i gënjej. Nuk mund t’u them atyre se me ç’punë merrem në fakt. S’di se si, por më duhet të dal nga kjo gjendje.” Dhe ndez edhe një cigare tjetër.