Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
19:57
22.05.2019

Sapo është botuar një libër i ri mbi Kosovën nga autori Max Brym në shtëpinë botuese “ united-pc.eu në Klagefurt . Libri titullohet “ Kosova koloni dhe El Dorado neoliberale”Në parathënien e librit shkruhet : Kosova është dhe mbetet një fuçi e rrezikshme baruti në Europën juglindore. Jeta e popullit karakterizohet nga varfëria dhe mjerimi social. Si mund të zgjidhet problemi social dhe kombëtar në Kosovë ? Autori ka shumë kohë që merret me zhvillimin e

Kosovës. Libri është një libër tematik. Megjithatëështë shumë i gjallë përshkrimi i proceseve të privatizimit, varfërisë së popullit dhe të rezistencës sociale. Libri i pare nga një pikepamje e majte është një tekst mbi këto tema.

Kështu ai mbyll një vakuum në tregun gjerman të librit.

Autori shprehet qartë për të drejtën e vetvendosjes së Kosovës. Në libër refuzohet si e drejta e re koloniale e Serbisë ashtu dhe ajo e vjetra kundrejt Kosovës. Autori analizon shume saktësisht strukturën e re koloniale të Kosovës nën sundimin e EULEX-it . Procesi i privatizimit në Kosovë paraqitet nëpërmjet shumë shembujve. Autori ja ka arritur të përshkruaj procesin negativ të privatizimit nëpërmjet shumë shembujve konkret siçështë shitja e Ferronikel-it në Drenas ose privatizimin e postës dhe telekomunikacionit ( PTK). Edhe ndërtimi i autostradës nga Bechtel & Enka është vënë në shenjestër nga autori. Nga kjo nuk shpëtojnë as institucionet politike drejtuese të Kosovës. Max Brym tregon korrupsionin e kësaj shtrese. Në parim autori interesohet për barazinë sociale dhe demokracinë.

Libri përmban sugjerime të rëndësishme për riaktivizimin e lëvizjes punëtore në Kosovë.

Kushdo që do të informohet për jetën dhe luftën e njerëzve të thjeshtë në Kosovë nuk do të zhgënjehet. Autori e shtron pyetjen mbi Kosovën edhe në lidhje me ndërkombëtarët.

Kosova paraqitet si një fushë eksperimentale koloniale neoliberale. Përshkruhet konkurrenca e grupeve të ndryshme kapitaliste ndërkombëtare për burimet e pasura minerale të Kosovës.

Për këtë temë ka shumë materiale. Mbi të gjitha lexuesi vëren se sa mirë e njeh Max Brym çështjen “ Kosova”. Libri përmban një sasi të madhe faktesh sociologjike dhe historike.



Bestellungen unter http://www.united-pc.eu/buecher/biografie-politik-zeitgeschichte/politik-wirtschaft/kosova-kolonie-und-neoliberales-el-dorado.html

Kosova Kolonie und neoliberales El Dorado