Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
20:59
15.10.2018

 Kosova – Aktuell bietet einen eigenen Versand von Büchern an. Die Leser und Leserinnen können die Bücher unseres Herausgebers Max Brym direkt über die Redaktion per Nachnahme bestellen. Darunter das Buch „ Es Begann in Altötting“, sowie in Deutsch und Albanisch das Buch "Schuld ohne Schuld" . Schickt  einfach an die Redaktion von Kosova- Aktuell  This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it. eure

Bestellung dann den  Namen und die Adresse. 

 

Leseprobe in Albanisch aus dem Buch

 

Fajtorja e pafajshme Një jetë në Kosovë

Januar 15, 2013Fajtorja e pafajshme Një jetë në Kosovë Në roman dhe një pasqyrë kronologjike lidhur me zhvillimet politike në Kosovë nga Max Brym > Parathënie – Lexueses dhe lexuesit të nderuar fati i Albana Z. nga Kosova i paraqitet në formën e një romani të shkurtër. Kjo histori kosovare nuk është një trillim i thjeshtë. Mijëra femra jetojnë ashtu siç jetoi dhe po jeton sot Albana Z. Unë i njoh të gjithë personazhet. Emrat e

figurave që nxjerrin

krye në roman vetëm sa janë ndërruar dhe derdhur në formë letrare.

Faktet e dhëna ekonomike, si dhe rreshtat për gjendjen sociale, mund

të mbështeten me literaturë profesionale si dhe me të dhëna statistikore.

Unë jam përpjekur që të thyej shumë tabu të shoqërisë kosovare lidhur

me nderin, sjelljet dhe seksualitetin. Jeta në Kosovë është përshkruar në

realitetin e saj mizor social dhe politik.

 

Rëndësi të veçantë i kam kushtuar formave speciale të shtypjes së

femrave në Kosovë. Në shoqërinë e këtushme femrat janë të prekura

përgjithësisht më shpesh se meshkujt nga papunësia, dhuna familjare

dhe poshtërimi seksual. Në rast se femrat nuk do të kenë të drejta të

barabarta dhe nuk do të kuptohen si pjesë e shoqërisë në zhvillimet

sociale, nuk do të ketë ndryshim vendimtar të rrethanave. Personazhi

im, Albana Z., është shembull i shtypjes dhe poshtërimit, mirëpo edhe

shembull i rebelimit dhe i së drejtës për identitetin e vet seksual dhe për

liri shoqërore.

 

Max Brym

 

Albana është shtrirë në divanin e saj e zhytur në mendime. Ajo tani

është 40 vjeçe dhe jeton në një banesë tridhomëshe në Prishtinë. Janë

shumë burra që ndjehen të tërhequr prej saj. Ajo është një bjonde

shtatselvi e rritur në një fshat afër Gjakovës. Shpesh e kujton fëmijërinë

e saj. Ajo dashuronte atëbotë bimësinë dhe faunën që rrethonte fshatin

e saj. Kënaqej duke luajtur me kafshët dhe bëhej pikë e vrer nëse do t’i

ngordhte një mace apo një lepur. Nëna e saj ishte shumë e mirë, si me

të, si me të tjerët, vëllezërit e motrat. Në shkollë Albana binte në sy për

nxënie të shpejtë. Në atë kohë lexonte romane aventureske, por edhe

shumë libra të popullarizuar historikë. Akoma s’i kishte mbushur të

gjashtëmbëdhjetat kur mësoi t’i donte romanet e përkthyera të francezit

Balzak. Në vitet nëntëdhjetë nisi të studionte gjermanistikën në sistemin

e atëhershëm shkollor paralel.

 

Kishte probleme me babain e saj, Ademin, dhe me të vëllain, Agronin.

Ajo vazhdimisht refuzonte të martohej me burra që ia propozonin ata.

Shpeshherë shkonte në Gjakovë për të përzgjedhur vetë ndonjë burrë.

I vëllai e ndiqte shpesh, mirëpo asnjëherë s’i ra dot në gjurmë. Albana

gjithmonë donte që vetë të vendoste se kë do të donte, ç’do të mësonte

dhe ç’do të mendonte. Nëna i thoshte shpesh: “Ti je kaq ndryshe nga

unë, mirëpo bëj jetën tënde.” Me babain nuk diskutonte, rebelohej.

Vëllain, Agronin, nisi ta urrente si vajzë e re për shkak të përndjekjes

dhe vëzhgimit të vazhdueshëm. Ai donte të vendoste se çfarë i lejohej

të bënte apo të mos bënte Albana. Çmenduria e kontrollit shkonte aq

larg sa e pyeste edhe se mos masturbonte. Natyrisht që ajo masturbonte,

ashtu si djemtë. Për meshkujt ishte gjithçka e lejueshme, për femrat, si

duket, asgjë fare.

 

Atëbotë u bë e rrezikshme vetëm kur rrugët u mbushën me çetnikë

serbë. Qysh përpara vitit 1999 shumë vajza shqiptare u dhunuan

prej tyre. Prandaj në vitet 90 Albana ndjehej kryesisht e lumtur kur

shoqërohej nga një burrë shqiptar, qoftë ky dhe vëllai i saj, Agroni.

 

Kur ishte afër nënës së saj të dashur, përherë ishte shumë e lumtur,

ngase ajo s’çante kokën për thashethemet e fqinjëve për jetën e pavarur

të Albanës. Mirëpo më pas erdhi ajo ditë e mallkuar e prillit 1999.

Gjashtë çetnikë hynë me forcë në shtëpinë e tyre, morën Arionën 10-

vjeçare, e përdhunuan, dhe më së fundi e vranë. Pastaj e përdhunuan

 

Albanën para syve të s’ëmës. Janë skena që i rishfaqen për çdo natë

nëpër ëndrra. “A do të mund të jem vallë ndonjëherë sërish normale?” –

pyet veten ajo. “Po, më duhet, kam një djalë 12 vjeç. Mirëpo unë po ua

shes trupin tim të tjerëve që të mund ta ushqej atë. Unë e dua atë ashtu

si dhe mikun tim. Mirëpo që të dy më duhet t’i gënjej. Nuk mund t’u

them atyre se me ç’punë merrem në fakt. S’di se si, por më duhet të dal

nga kjo gjendje.” Dhe ndez edhe një cigare tjetër.

 

Tekstin e librit “Faj pa faj” të autorit Max Brym, mund ta porositni tani edhe në gjuhën shqipe. Thjesht dërgojeni emrin, mbiemrin dhe adresën tuaj dhe për vetëm 8 Euro do ta merrni komplet tekstin e përkthyer në shqip.

 

porositni   This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.