Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
07:43
12.12.2018

Takimet me Fehmi Lladrovcin, Adem Demaçin dhe Mahmud BakallinBotuesi i Kosova-Aktuell e gëzon namin se ai është një zog laraman. Z. Brym jeton në Mynih dhe qëndron shpesh në Kosovë. Në fillim të vitit do të dal një skicë autobiografike e jetës së z. Brym. në do të dokumentojmë disa pjesë të kësaj vepre ende të palekturuar. Publikimi i kësaj

pjese na duket e rëndësishme pasi në këtë pjesë dokumentohen takimet

me personalitete të ndryshme të historisë së re si Fehmi Lladrovci, Adem Demaçi dhe Mahmud Bakalli. Poashtu në këtë publikim do të kritikohet shumica e së majtës gjermane për qëndrimin e saj për Kosovën në vitet 1999 deri ëm 2000. Për redaksinë: Agron Sadiku Dokumentim nga libri: “ „Es begann in Altötting“ (Gjithcka filloj në Altötting). Fehmi Lladrovci në Mynih dhe qëndrimi ynë ndaj UÇK-së Kontaktet e mia më emigrantët shqiptar ekzistuan edhe në Mynih. Më një dashuri të veçantë i kujtoj disa biseda me Fehmi dhe Xhemile Lladrovcin në Mynih. Fehmi Lladrovci në vitet e 90ta i kishte dhënë televizionit anglez BBC intervistën e parë si një ushtar i UÇK-së në uniformë. Në këtë intervistë, Fehmi Lladrovci e quajti Europën një “Lavire të vjetër” sa i përkët luftës çlirimtarë në Kosovë, Lladrovci me këtë mendonte se shteteve kapitaliste të BE-së dhe SHBA-së nuk i interesonte fat i Kosovës. Në bisedat private Lladrovci mendonte se :”Imperializimi do ta mbuloj Millosheviqin deri sa ky kasap të garantoj stabilitet në Ballkan. Ne duhet ta çlirojmë vetvetën, përndryshe do të ndërroj vetëm kolonizatori. Fehmiu dhe gruaja e tij Xheve e gjetën vdkejën gjatë një beteje në afërsi të Drenasit në vjeshtën e vitin 1998.Fehmiu dhe Xhevja ishin anëtarë të LPK-së (Lëvizja Popullore e Kosovës), kurse të dytë politikisht qëndruan majtas. Sot ata dy në Kosovë njhen si heronjë kombëtar. Por të pakët janë ata që flasin për orientimin politik të Lladrovcëve, e poashtu as vëllau i Fehmiut, Ramiz Lladrovci, që tani është deputet në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e PDK-së. Ne që nga viti 1998 në publikimet tona mbrojmë luftën e drejtë çlirimtare të UÇK-së. Kjo më vete na pruri armiqësi të shumta nga të “majtët” dhe “pseudo-të majtët” në Mynih. Të fundit vërtetë besuan se Millosheviqi ishte një “Socialist”, apo thënë më ndryshe “Armiku i armikut tim është miku im”. Në këtë kohë kontakte të ngushta kishim edhe me Shukri Klinakun nga LKÇK (Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës). LKÇK në vitin 1993 u shkëput nga LPK, ajo kritikonte LPK-në kinse nga pozicioni i majtë. Sot shumica e anëtarëve të LKÇK-së janë të organizuar në LB-në (Lëvizjën për Bashkim) në Kosovë. Kjo lëvizjë në Kuvend është e përfaqësuar me dy Deputet dhe është e “mire” dhe e përshtatur në Kuvend duke kritikuar “Levizjën Vetvendosje (VV) për “radikalitetin” e saj, por lidhur me këtë më vonë. Kosova apo mbi shpifësit pseudomajtist dhe të çmendurit Ne si KPF (Platforma Komuniste) e Mynihut të PDS-së (Partia e Socializmit Demokratik) gjithnjë e më shumë kishim diferenca për çështjën e Kosovës me “shumicën e Partisë”- DKP (Partia Komuniste Gjermane), “Levizjën për Paqë” dhe Federatën e Punëtorëve në Mynih. Vazhdimisht përhapëshin thashethëme se “Brymin janë duke e udhëhequr fashistët e UÇK-së”, e sidomos një bashkësi serbe na ofendonin rëndë gjatë kohës së agresionit të NATO-s kundër Jugosllavisë. Gjatë asaj kohe në Mynih zhvilloheshin protesta të çuditshme anti-luftë, në krye të saj shihje flamujtë e PDS-së dhe DKP-së, flamuj të çetnikëve serb, foto të Millosheviqit dhe të ngjashme. Në një ditë të caktuar arritëm të mobilizojmë disa shqiptar për demonstratën e anti-luftës. Për arsye të kuptushem ata nuk morën pjesë në atë tubim, pasi nga blloku serb u dëgjua thirrja “Vrasje për gjithë shqiptarët”. Këtë thirrje e tematizuam në takimin e rradhës të “Aleancës kundër racizmit” në Mynih, na sulmuan verbalisht dhe na paraqitën si agjent të NATO-s. Hapur përkrahej kampanja e bashkësisë serbe dhe çetnikëve. Disa tru të grupacioneve ofenduese majtiste ndjeknin logjikën primitive: “Millosheviqi duhet të jetë i mirë sepse ai po lufton kudnër NATO-s. Pas një debati në shtëpinë e sindikatës lidhur me luftën e Jugosllavisë ndërmjet zëdhënësit të UÇK-së për Gjermaninë, Rexh Iberdemaj dhe një të ashtuquajturi përfaqësues të “së Majtës jugosllave” më përzunë nga “Aleanca kundër racizmit” të Mynihut Masat e personave të atyshëm nga rradhët e “autonomëve të vjetër” dhe zëdhënësit të DKP-së Walter Listl, nuk mund të paramendonin argumentim kundër luftës në Jugosllavi te cilat drejtoheshin edhe kundër Millosheviqit. Çmenduria dhe logjika antimarksiste dukej se kishin pushtuar trurin e disa të ashtuquajturve të majtë. E majta franceze gjate luftës së NATO-s në Jugosllavi kishte një orientim tjetër. Ata në njëfarë mënyre ishin detyruar pasi fashistët nga “Front National” kishin dalë në rrugë pro Millosheviqit. Parolla kryesore e të majtëve franez ishte: “Kundër NATO-s dhe Millosheviqit. Vetvendosje për Kosovën”. Qëndrimi ynë për Kosovën dhe mbi luftën e NATO-s Në refuzuam marrëveshjën e Rambujesë, pasi në këtë marrëveshje qartë u refuzua e drejta për vetvendosje e Kosovës. Ne ndanim mendimin e Adem Demaçit, atëherë zëdhënës politik i UÇK-së. Demaçi deklaronte se nënshkrimi nën marrëveshje e Rambujesë e “ç`armatoste popullin shqiptar”, kurse terrorit serb ia hapte “dyert e portat”. Ne argumentuam kundër sulmeve ajrore të NATO-s, pasi nga këto sulme vriteshin edhe civilist të pafajshëm që forconte fashizmin serb. Është e vërtetë se çetnikët serb zhvilluan një mobilizim kundër “shqiptarëve të Kosovës”. Argumentimi i tyre ishte “Avionet në ajër dot nuk i kapim, por mund t`i kapim shqiptarët në tokë”. Rezultati ishte zhvendosja e nje million njerëzve dhe vrasja e 14 mijë shqiptarëve. Mbi 85 % e të vrarëve ishin civilist të paarmatosur. Të gjitha këto i mohonte pseudo- e majta në Mynih. Ne i akuzuam ata për “maskim të keq të racizmit ndaj shqiptarëve” dhe “Injorancë”. Kjo e majtë as nuk dinte të lexonte. Ish-i përfaqësuesi i BE-së për Ballkanin, Wolfgang Petritsch më 1999 botoj librin e tij “Kosovo Kosova”. Në këtë libër mund të lexoni mbi takimin e parë ndërmjet ambasadorit të SHBA-ve në Jugosllavi dhe komandantin e UÇK-së Lum Haxhiiu e zhvilluar më 1998. Diplomati amerikan priste një takim me një islamist fundamental, andaj edhe i zbathi këpucët para takimit, e në anën tjetër Komandant Haxhiu kishte të mbathur çizme ushtarake. Në pyetjën e të dërguarit special të SHBA-së se kush na qenka zotëria në foto, Haxhiu u përgjigj : “Enver Hoxha, babai ynë”. Më pastaj, Petrisch në librin e tij shkruan:” Në ishim të detyruar të gjenim një grup të gatshëm për të negociuar, grup të cilën e gjetëm në grupin e Hashim Thaçit”. Petritsch në librin e tij shpesh përmend “grindavecin Demaçi” dhe tregon se si është arritur që ta “shuajnë” atë dhe të tjerët. Shumica e majtë në Mynih dhe në Gjermani i injoronin këto kundërthënie dhe në parim vazhdonin ta quanin UÇK-në “fashistë”. Të gjeturat e filozofit Hegel se “vendimtarja është diferenca” vërtetë kaloj përreth kësaj të majte gjermane. Me argumentimin tonë dialektik, ne brenda së majtës në Mynih mbetëm të izoluar. Aktivitetet mbi Kosovën në Mynih në vitin 2000 Në Shkurt të vitit 2000, me ftesë të sindikatës së minatorëve udhëtova për një vizitë në Kosovë. Sindikata asokohe festonte 11-vjetorin e greveës së urisë kundër heqjës së autonomisë së Kosovës nga ana e Millosheviqit. Në një fjalimn të gjatë përshëndetës, kërkova nga punëtorët që të mos lejojnë t`iu merret Trepça. Në vitin 1999 ushtarët francez i penguan minatorët që të rifillojnë prodhimin nëpër miniera. Në të kaluarën Trepça ishte një kombinat gjigant me kapacitete prodhuese dhe përpunuese, kurse deri në vitet 80ta ishte prodhuesi i dytë më i madhë në Europë për krom, nikël, zink dhe plumb. Në vitet e 90ta , Millosheviqi kishte shitur pjesë të aksioneve të Trepçës disa investitorëve grek dhe francez. Pas disa javë protestash, minatorët u lejuan të hynë përsëri nëpër mina për ta mbajtur të gjallë këtë kombinat. Sigurisht se pas një kohe paraqitët rreziku që minierat të mbytën tërësisht, por punëtorët bën çmos që të mbajnë të gjallë minierat edhe përkundër asaj se nuk merrnin asnjë pagesë të vetme për punën e tyre. Mbi këtë situatë kisha një bisedë të gjatë me Aziz Abrashin (ish-drejtori) dhe Xhaver Nuli dhe atë lidhur me sindikatën e punëtorëve. Të dytë më treguan se minatorët kishin nevojë imanente për ndihme, ata as që kishin veshje të sigurisë e as helmeta. Në Prishtinë poashtu kisha një bisedë me Adem Demaçin dhe me oportunistin Mahmud Bakallin (Bakalli në të kaluarën ishte shef i federatës titoiste të komunistave në Kosovë). Bakalli në dhomën e tij të ditës në Prishtinë theksoj se ai “gjithnjë ishte demokrat dhe asnjëherë komunist”, e pastaj m`i tregoj të gjitha trofetë e gjuetisë në shtëpinë e tij. Kjo u zhvillua si vijon: ” Këtë drer e kam vrarë me Titon së bashku këtu e këtu. Apo këto brinjë i kishim nga udhëtimi i gjahut të udhëheqësisë së partisë”. E vetmja gjë që i besoja Bakallit ishte se ai ishte një gjahtar fanatik dhe asnjëherë komunist. Për mua Mahmud Bakalli gjithnje ishte Mahmud Bakalli, person pa asnjë qëndrim të caktuar politik. një opurtunist që flamurin e tij e drejton kado që fryn era. Çfarë konstrasti në krahasim me Adem Demaçin që për qëndrimet e tij qëndroj 28 vite në burg dhe çfarë kontrasti edhe ndaj punëtorëve të sinqertë të Mitrovicës. Solidarizim me sindikatën e minatorëve në Mitrovicë Menjëherë pas kthimit tim në Mynih fillova me kampanjën nën moton: “ Solidarizim me sindikatën e punëtorëve në Mitrovicë” ku thërrisnim për solidarizim politik me sindikatën e minatorëve. Ne përkrahim të drejtën e tyre për të punuar në kompleksin prej së cilës i kishte përzënë Millosheviqi. Ne përkrahëm një shkresë të sindikatës ku kanë llogaritur se atyre iu nevoitën vetëm 200 milion Dollar për ta rivënë në lëvizje prodhimin. Sipas sindikatës pas vetëm 1 vit prodhimi, ata do të mund të paguanin në tërësi kreditin e marrë. UNMIK-u refuzoj atë letër. Poashtu ne kërkuam solidaritet material me sindikatën, ku shumë këshilla në Mynih, si p..sh. Wolfgang Linke që përkrahte apelin, por edhe kryeredaktori i gazetës “IG Metall” – “Metall”, Jakob Moneta nga Frankfurti (Main) që u tregua poashtu solidar. Fatkeqësisht apeli për solidaritet u shfaq vetëm për media. Ne Itali, e nxitur nga këto apele solidariteti, sindikata e minatorëve e Italisë vendosi që këtij apeli ti përgjigjej me solidaritet praktik. Këta punëtor mblodhën para, vënë në lëvizje së bashku një transport dhe u sollën minatorëve në Mitrovicë këpucë, veshje sigurie, helmeta dhe para. Ndërkaq në “Lajmet Lokale të Mynihut” mund të lexoje një shkrim të Michi Brüchler, ish-anëtar i aleancës së punëtorëve, tani anëtar i PDS-së, se “përse ai nuk kishte nënshkruar apelin e bërë në dobi të sindikatës së minatorëve”. Brüchler injoronte të gjitha faktet dhe deklaronte se sindikata e minatorëve ishte nacionaliste. Më çmendurisht nuk shkonte dot





urdhërat nën http://www.amazon.de/Es-begann-Alt%C3%B6tting-Max-Brym/dp/3944264703



Foto Max Brym

Max Brym, der "rote Max", übt heftige Kritik an der Stadt, weil er im Haus des Buches nicht aus seinen Erinnerungen lesen darf. Foto hg
+
Max Brym, der "rote Max", übt h