Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
07:49
06.07.2020

Thuajse cdo ditë në Kosovë po ndodhin Protesta sociale dhe patriotike. Dje mijëra njerëz marshuan para hyrjës se Koorporatës energjetike – “KEK” drejt Qeverisë së Kosovës. Rezistenca kundër cmimeve të larta po shtohet e radikalizohet. Protestat ishin drejtuar kundër “hajnave” në menaxhmentin e Kekut, por edhe qeverisë. Privatizimi i rrjetit të shpërndarjës së rrymës dhe cmimet e rritura po kundërshtohen. Së fundmi në Bullgari, nga shkaku i

privatizimit të rrjetit të shpërndarjës së rrymes dhe vlerësimit të rrymës si se send luksoz, u rrëzua Qeveria bullgare. Sot në Prishtinë punëtorët e “Post-dhe Telekomunikacionit të Kosovës (PTK)” po protestojne kundër privatizimit të kësaj Ndërmarrje. Para pak ditësh poashtu në Prizren u zhvillua një protestë kundër Kryetarit të korruptuar komunal nga rradhët e PDK-së.

Shumë njerëz në Kosovë kanë filluar të angazhohen, sepse rreziku social dhe vjedhja mund të kalohen vetëm me aktivitete masive. Njerëzit në Kosovë kanë standardin më të ulët jetësoe në Europë. Por duhet cekur se Neoliberalizmi, Kriza e Euros, thënë shkurt Kriza e sistemit capitalist është duke i zhytur gjithnjë e më shume njerëz në mjerim. Kundër kësaj po ngritëjn popujt e Greqisë, Spanjës, Italisë dhe Portugalisë. Para ca ditësh 1.7 Milion portugez protestuan nën parollën: ”Në Dreq me Trojkën”. Afër 500 Oficera dhe Ushtarak kanë ftuar qytetarët për Demonstrata në Mars kundër Qeverisë portugeze. Sidomos Apeli i pjesëve të Ushtrisë portugeze për të rrëzuar qeverinë neoliberale shkaktuan atake panike në selinë kryesore të NATO-së dhe BE-së. Protestat në Bullgari kundër padrejtësisë sociale po vazhdojnë. Poashtu në Rumani po zhvillohen protesta nga njerëzit e uritur dhe të ofenduar.

Zhvillimi i rezistencës sociale po arrin edhe në Kosovë. Kjo edhe është e nevojshme. Sipas të dhënave nga Sindikatat, në Kosovë ka numri real i të papunëve është 60 %. 20 % e popullsisë kosovare jeton në varfëri ekstreme, me më pak se 1 Euro në ditë. Afër 40 % jetojnë me më pak se 2 Euro në ditë. Kjo gjendje nuk nuk mund të durohet më. Varfëri masive dhe dëshpërim në njërën anë dhe pasuri e tepricë në anën tjetër që po gezojnë një grup i politikanëve, ekspertëve dhe privatizuesve, së bashku më familjarët e tyre në anën tjetër.


Kjo Gjendje nuk mund të ndërprehet me reforma dhe biseda me Kafe. Është e nevojshme zhvillimi i mëtutjeshëm i protestave deri te Revolucioni sozial. Pas Dimrit të gjatë kosovar po vërehen ndjenja pranverore. Qeveria duhet rrëzuar, një Program sozial duhet futur menjëherë në Kosovë. Paratë e të pasurve i takojnë Popullit. Poshtë me korrupsionin, varfërinë masive dhe privatizimin. Për një Pranverë të vërtetë kosovare.

Për redaksinë Kosova- Aktuell nga Agron Sadiku, më 14.03.2013