Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
14:14
27.06.2019

Am 28. Juni 2006 pünktlich zur „Schlacht auf dem Amselfeld“ 1389“ bereiste der serbische Ministerpräsident Kostunica, mit Genehmigung der UNMIK Kosova. Dabei kam es zu Übergriffen der Kolonialpolizei am Grenzübergang Merdar, gegen Aktivisten der LPV (Bewegung für Selbstbestimmung) und gegen Anhänger der LPK (Volksbewegung Kosovas). Der ehemalige Studentenführer und bekannteste Aktivist der LPV Albin Kurti schrieb dazu einen Artikel indem er die Lage nach der Provokation von Kostunica einschätzt. Im Folgenden wird der Artikel auszugsweise in Deutsch übersetzt, der komplette Artikel in Albanisch ist beigefügt.

„Ein alarmierender Besuch (von Albin Kurti)“

Albin Kurti schreibt: „Kostunica überschritt die Grenze nach Kosova nicht nur wie Milosevic er versuchte die Floskel von der 'Autonomie Kosovas' unter der Herrschaft des demokratischen Serbiens zu propagieren. Agim Ceku, Lutif Haziri, Hashim Thaci und Kole Berisha sprachen sich gegen die Visite Kostunicas aus. Ihr Widerspruch war jedoch nur verbal. Sie riefen nicht zum Widerstand auf.“ Zur Person Kostunica bemerkt Albin Kurti: „ ostunica hat seit Oktober 2000 aufgrund der Akzeptanz durch Milosevic wesentliche Machtpositionen in Serbien inne. Kostunica trennt nicht viel von Milosevic. Seine sogenannte 'demokratische Koalition' war nie eine wahre Alternative zum Milosevic Regime. Kostunica ist der aktuelle Ministerpräsident Serbiens, unter seiner Führung tritt der serbische Hegemonismus aggressiv und militaristisch auf. Dabei legt er allerdings Wert auf internationale Reputation. Obwohl seine Visite in Kosova nichts anderes war als eine Provokation, was würde die Welt wohl davon halten, wenn die deutsche Bundeskanzlerin Merkel einen 'privaten Besuch' in Elsaß-Lothringen mit dem deutschen Anspruch auf dieses Gebiet verbinden würde ?“ Sinngemäß erläutert Kurti im Text, wie Kostunica mit seinem Anspruch auf Kosova und der Ablehnung des Selbstbestimmungsrechtes, die alte Politik von Milosevic fortsetzt. Kurti meint, dass der Unterschied zwischen Kostunica und Milosevic in der Vergangenheit rein taktischer Natur war. Kostunica kritisierte an Milosevic, laut Kurti nur „dessen Fehler die Serbien isoliert hätten“. Die grundsätzliche Haltung Kostunicas ist vom alten serbischen Chauvinismus geprägt, besonders in der Haltung zu Kosova und dem Bestreiten der serbischen Massaker während des Krieges in Kosova. Albin Kurti schreibt: „Niemals hat Kostunica den Krieg bedauert, oder sich gar für die begangenen Verbrechen entschuldigt.“


Kosova und Serbien

Albin Kurti bemerkt in dem Artikel: „Für Kosova ist der serbische Staat mit Polizeiterror, Repression und Massenmord verbunden. Dabei ist es egal ob sein Führer Milosevic oder Kostunica heißt.“ Scharf wendet sich Kurti in dem Artikel gegen die UN Resolution 1244 „die Kosova nur beschränkte Autonomie“ gewähren will. Kurti wertet den Besuch Kostunicas als Provokation die „ keinen privaten Rahmen gehabt habe“. Kostunica hat in Kosova alle Floskeln des serbischen Nationalismus abgelassen. In der Realität kontrolliert der serbische Staat 25% des Territoriums in Kosova mit eigener Polizei,Gerichtsbarkeit, diese serbischen Organe in Kosova stehen unter direktem Befehl Belgrads und werden aus Belgrad bezahlt. Die UNMIK nennt diese Realität „ Dezentralisierung“. Kurti attackiert diesen Sachverhalt in seinem Artikel scharf. Er greift auch die führenden albanischen Politiker in Kosova an, „weil sie sich jedem Protest gegen den serbischen Chauvinismus“ und „dem modernen Kolonialismus der UNMIK“ verweigern. Für Kurti gibt es nur den Massenwiderstand, die Eigenaktivität der Menschen in Kosova, um das Selbstbestimmungsrecht durchzusetzen. Bekanntlich lehnt die LPV die Verhandlungen über die Zukunft Kosovas ab. Sie fordert ein Referendum der Bevölkerung über das Schicksal Kosovas. Die LPV steht gegen jede Form von Fremdbestimmung, dazu gehören auch die Pläne aus Kosova ein EU-Protektorat zu machen.

 

 


Dokumentation Artikel von Albin Kurti

Paralajmërimet e një vizite të paralajmëruar

Duke i thënë PO ardhjes së Koshtunicës dhe duke e kufizuar JO-në vetëm te Milosheviqi, i thuhet PO autonomisë nën Serbinë ‘demokratike’ të Koshtunicës. Këtë e bënë Agim Çeku, Lutfi Haziri dhe Hashim Thaçi. Kolë Berisha u shpreh kundër vizitës së Koshtunicës në Kosovë. Kundërshtimi i tij ishte vetëm verbal. Andaj nuk u morën masa kundër tij.

Në fillimvjeshtën e vitit 2000, Vojislav Koshtunica i pat fituar zgjedhjet në Serbi në garën në të cilën për kundërshtar e kishte pasur Slobodan Milosheviqin. Pas të ashtuquajturit revolucion të kadifenjtë të 5 tetorit të vitit 2000, Milosheviqi e pranoi disfatën dhe në Serbi u ndërrua pushteti.

Shkaku i fitores së Koshtunicës ishte i qartë dhe i thjeshtë. Ai nuk dallonte shumë nga Milosheviqi. Dhe, ai më së paku dallonte nga Milosheviqi nga të gjithë kryetarët e partive të tjera politike të cilat e përbënin koalicionin e gjërë të asaj që quhej Opozita Demokratike e Serbisë. Ky koalicion kishte gjasa vetëm nëse nuk paraqiste alternativë të vërtetë. Milosheviqi mund të sfidohej vetëm me dikë të ngjashëm. Pikërisht me Koshtunicën, kryeministrin aktual të Serbisë. Nëse para një dekade e gjysmë, hegjemonizmi serb kërkonte udhëheqës agresiv dhe militarist për ta fuqizuar veten, po ky hegjemonizëm serb tash po e zëvendësonte Milosheviqin për të shpëtuar, për t’u ruajtur, për të mos u dobësuar drejt tretjes. Vojislav Koshtunica, ishte zëvendësimi për hir të kontinuitetit, ishte fytyra e re e hegjemonizmit të vjetër serb.

Pra, kandidatura e Koshtunicës kundrejt Milosheviqit ishte më shumë se veprim taktik i ‘opozitës demokratike’ në Serbi, më shumë se përshtatje e domosdoshme për ndërrim konjukturash politike. Koshtunica ishte zgjedhur për të fituar në zgjedhje, meqenëse politika e ekspansionizmit serbomadh duhej të vazhdonte ndërkohë që do të dukej se ajo po ndërprehet. Koshtunica ishte figura e cila do ta mundësonte rehabilitimin e Serbisë esencialisht të pandryshuar – pranimin e Sebisë nëpër organizmat dhe institucionet ndërkombëtare, paçka se ajo nuk kishte ndryshuar as qëndrimin ndaj së kaluarës dhe as planet për të ardhmen. Njëmend, Koshtunica dhe politikanët e afërt me të, kur artikulonin pezmin dhe indinjatën e tyre me Milosheviqin, kjo s’kishte të bënte me krimet dhe gjenocidin e Serbisë, por me ‘gabimet’ politike të Milosheviqit. Ata nuk ishin të zemëruar me luftërat e padrejta që ai i zhvillonte, por me mosefikasitetin e duhur të atyre luftërave!

Andaj, nuk është aspak e çuditshme që gati gjashtë vjet pas rrëzimit të Milosheviqit, nga ana e Serbisë zyrtare nuk ka pendesë, as keqardhje, as kërkim falje, as drejtësi për viktimat, as kompensim për humbjet dhe vuajtjet që popullit të Kosovës iu shkaktuan për më se një shekull. Dhe, nuk është aspak e çuditshme që Serbia sërish do që ta marrë e ta sundojë Kosovën, mirëpo kësaj radhe pasi që ta ketë copëtuar atë nëpërmjet decentralizimit dhe paralelisht ta ketë uzurpuar kulturën dhe historinë me zonat e veçanta rreth objekteve fetare ortodokse. Madje, për dallim nga Milosheviqi dhe në traditën e paraardhësve të tij, këtë herë, që të gjitha këto Serbia përpiqet t’i realizojë duke mos u konfrontuar me faktorët e rëndësishëm ndërkombëtarë, pra jo ashtu ashtu siç bënte Milosheviqi dikur.

Koshtunica është edhe një dëshmi e padiskutueshme se problemi i Kosovës ishte dhe është Serbia e jo regjimi i Milosheviqit. Për Kosovën, Serbia është një projekt hegjemonist, që materializohet si polici represive e kohë pas kohe edhe si ushtri vrastare. Të konstatosh dallim kualitativ dhe thelbësor ndërmjet Milosheviqit dhe Koshtunicës është gabim shumë i dëmshëm. Pikërisht këtë po e imponon UNMIK-u, gjithnjë në kuadër të projektit për autonomi substanciale për Kosovën ashtu siç e parasheh Rezoluta 1244 e KS të OKB-së. Pikërisht këtë po përqafojnë politikanët e Kosovës që kryesojnë partitë politike dhe kinseinstitucionet e Kosovës.

Duke i thënë PO ardhjes së Koshtunicës dhe duke e kufizuar JO-në vetëm te Milosheviqi, i thuhet PO autonomisë nën Serbinë ‘demokratike’ të Koshtunicës. Këtë e bënë Agim Çeku, Lutfi Haziri dhe Hashim Thaçi. Kolë Berisha u shpreh kundër vizitës së Koshtunicës në Kosovë. Kundërshtimi i tij ishte vetëm verbal. Andaj nuk u morën masa kundër tij. Kundërshtimi i aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, LPK-së, OBK-së, IQLL-së, organizatave “Thirrjet e Nënave” dhe “26 marsi 1999” ishin konkret dhe në vepër. Andaj kundër tyre u përdor dhunë e egër policore dhe arrestime të dirigjuara nga politika.

Vizita e Koshtunicës me një delegacion të gjërë e të lartë shtetëror serb mu në përvjetorin e dyfishtë, atë të mitit serb për Kosovën dhe të fjalimit famëkeq të Milosheviqit që paralajmëroi ofensivën miltariste e kriminale të Serbisë, kurrsesi nuk ishte vizitë private. E Çeku, Haziri e Thaçi as privatisht nuk (mund të) shkojnë në veri të Kosovës. Fjalimi i Koshtunicës në Graçanicë ishte befasues vetëm për njerëzit naivë ose injorantë. Qeveria e Kosovës e cila shprehte besimin se Koshtunica do të jetë i sjellshëm dhe nuk do ta keqpërdorë vizitën, përveçqë na e shet demagogjinë e saj për lajthitje të thellë, ajo nuk ndërmerr kurrgjë dhe më pas shtiret se kinse asgjë nuk ngjau! (Franca dhe Gjermania jetojnë në paqe mu për shkak se nuk kanë më konteste territoriale. Paramendoni se çfarë do të ngjante, se çfarë do të ishte reagimi i Parisit zyrtar, sikur kancelarja gjermane Angela Merkel të vizitonte krahinat e Alsas-Lorenës në Francë dhe atje të thoshte se ato kanë qenë dhe do të jenë tokë gjermane!)

Gjepurat e Çekut, Hazirit dhe Thaçit, se Serbia është shtet fqinj, ndërkohë që ajo posedon nominalisht sovranitetin mbi Kosovën dhe kontrollon drejtpërdrejt 25% të territorit, shpërfaqin fodullëkun e tyre, orvatjen e pacipë për ta mashtruar popullin dhe për t’ia zgjatur vetes jetën. Qëndrimi se Serbia është një shtet fqinj nënkupton se Kosova tashmë është shtet i pavarur dhe sovran! Atëherë, këta politikanë që deklarojnë kësisoj, çfarë po bëjnë në Vjenë?! Pse po negociojnë me Serbinë për Kosovën nëse ne tashmë qenkemi shtet?! Ata po negociojnë me Serbinë sepse këtë ua dikton UNMIK-u dhe Rezoluta 1244, e ata për t’i mbajtur ato poste që i kanë, bëhen të dëgjueshëm. Dhe jo vetëm kaq. Ata e quajnë realitetin ekzistues me emërtime joshëse e të rrejshme, ata rrejshëm e shpallin qëllimin të realizuar për të qenë joshës. Politikanët kryesues vendorë janë vetëm një instancë normalizuese e padrejtësisë dhe shtypjes. Këta politikanë duan t’i vënë njerëzit në gjumë, duan që njerëzit të mos zgjohen. Nicolas Delamare shkruante se “gjumi është imazhi i vdekjes”. Le të zgjohemi që të fillojmë të jetojmë.