Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
19:24
20.05.2019

Artikel vor einigen Tagen in Deutsch erschienen. Nun in Albanisch-Vetëvendosja edhe përkunder mendimeve të shumta në shtypin e majtë gjerman është forca politike më progresive në Kosovë. Aktivisti më i famshëm i saj Albin Kurti është njëri ndër oratorët më mbresëlënës i masave me një biografi shumë positive. Kurti ka qenë nga Prilli i vitit 1999 deri më

2001 për dy vite në burgjet serbe. Nga viti 2007 – 2008 UNMIK-u e mëpastaj EULEX-i e kanë futur atë në burg dhe në një arrest të rrepte shtëpiak. Kurti i persekutuar politikisht mbajti një fjalim në furneralin mortor të antifashistit shqiptar Ali Aliu. Pensionisti Vehab Shita nga LANÇ (Shoqata e Veteranëve të luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të Kosovës) në një intervistë më Max Brym në vitin 2010 e quante Albin Kurtin si “personalitetin më progresiv në Kosovë”.

Ky përshkrim i Kurtit i bër nga ky antifashist i vjetër ishte dhe është i vërtetë.

VV shprehet për të drejtën demokratike për vetëvendosje dhe kundër ndarjës etnike të Kosovës. Në prezantimin e saj ajo del në mbrojtje të drejtave të barabarta për të gjithë qytëtarët e Kosovës, pavarësisht nacionalitetit të tyre. VV organizon manifestime per romët dhe ka anëtarë rom në Lëvizje. Që nga zgjedhjet 2010 VV ka dymbëdhjetë Deputet në Kuvend. Partia qeverisëse PDK rishtazi fillon fushata ku Kurti paraqitet si Agjent serb. Deputeti nga rradhët e PDK-së Berat Buzhala, së fundi deklaroj se Shefi i grupit parlamentar të VV-së Visar Ymeri, kinse gjatë luftës në vitin 1999 kishtë vallëzuar me sërbe në Mal të Zi. Ky Model grumbull-budallalëk i “nacionalizmit” të PDK-së është i lidhur me nënshtrim kundrejt shtetit serb dhe BE-së. Si telashe përceptohet përceptohet kundërshtimi i VV-së për privatizimin e pasurive të rëndësishme të Kosovës.

Sipas BSPK-së (Sindikata e Pavarur e punëtorëve të Kosovës) në nga të dhënat e saj ka zbuluar se procesi i privatizimit ka kushtar 76.000 vende pune të humbura- Punëtorët e PTK-së kanë paralajmëruar Greva për muajin Shkurt kundër privatizimit të PTK-së. Vetëm në vitet 2007-2011 PTK ka transferuar 400 Milion Euro fitim në Buxhetin e Shtetit.Tani këtë ndërmarrje rentabile dëshirojnë ta privatizojnë për vetëm 250 mil. Euro. Vetëm VV si forcë politike qëndron në krahë të punëtorëve.

Akuza për Antiamerikanizëm

Në faqën online Kosova-Aktuell mund të lexoni : ” Firma e ish-Sekretarës së shtetit të Sh.B.A.-së “Albright-Group” është e interesuar në privatizimin e PTK-së. Ish- Gjenerali ëesley Clark është Kryetar i shoqatës së lobistëve “Growth Energy”. Kjo firmë ka shprehur interesim për pasuritë e thëngjillit të Kosovës, pra ndaj privatizimit të KEK-ut. Këtyre interesave Qeveria Thaci më dëshirë iu ndihmon të realizohen. Kush është kundër privatizimit, sipas mendimit të këtyre njerzve është “Antiamerikan”. Berat Buzhala, deputet i PDK-së deklaronte se vetëm “Partia e Punës e Shqipërisë, Enver Hoxha dhe Albin Kurti në historinë shqiptare kishin casje negative ndaj Amerikës”.

Si reagoj VV ndaj ketyre akuzave?

Te zemëruar udhëqesit e VV në shtyp kanë demantuar akuzat për antiamerikanizëm. Një herë nuk më është dukur asgjë. Para më shumë se një viti VV u solidarizua me një deklaratë publike me Lëvizjën “Blockupy” të SH.B.A.-së. Por në Dhjetor të vitit 2012 Nënkryetari i VV-së deklaroj se “ Ne kemi orientimin e njëjtë sikurse Barack Obama”. Kohët e fundit, edhe Albin Kurti u deklarua ngjashëm.

Në deklaratat e VV-së theksohet se problemet janë vetëm me Ambasadën amerikane në Prishtinë, mirpo jo me SH.B.A.-në. Këto deklarata janë ose naive apo plotësisht të pakuptimta.

Barack Obama mbron një Amerikë Imperialiste-Kapitaliste. Ambasada amerikane në Prishtinë është për Privatizim, crregullim dhe likudim të të gjithë të drejtave soziale. Në Sh.B.A. është duke ndodhur një rishpërndarje gjigante prej poshtë lartë. Në Sh.B.A. nga Shtatori 2011 deri në fund të Gushtit 2012 në 21 nga 25 qytetet më të mëdha amerikane është rritur numri i kërkuesve për ushqim dhe ndihmë emergjente në 22 %. Këtë e tregon studimi vjetor i “United States Conference of Mayors”. Në raportin e fundit thuhet se një nga shtatë amerikan vuan nga pasiguria e ushqimit. Nga viti 2011, 47 Milion njerëz përdorin pullat ushqimore – 1.3. Milion më shumë se në vitin 2010. Por jo cdo person në nevojë mund t`i marrë këto pulla ushqimore që vlejnë vetëm për një periudhë të kufizuar kohore.

Shumë nga Kuzhinat e “Supës” (që iu ndihmojnë të varfërve) dhe institucionet e tjera publike janë të detyruar të kursejnë shkaku i rritjës enorme të personave në nevojë dhe shkurtimit të ndihmave shtetërore. Sipas studimit në fjalë, 95% e Kuzhinave për personat në nevojë dhe Institucionet e tjera që shpërndajnë ushqime për të varfërit nga qytetet e përfshira në studim, janë detyruar t`i reduktojnë shpenzimet e tyre. 89 % e të pyeturve janë detyruar të kthejnë mbrapa personat në nevojë pasi nuk kishin resurse të mjaftueshme, kurse 81 % janë detyruar të shkurtojnë ndihmat në ushqime për qytetarët.

Pyetje e hapur ndaj VV-së

Për një gjë Hashim Thaci e ka thënë të vërtetën. Thaci arsyeton orgjinë e tij të privatizimit me shembuj nga bota perëndimore. Po, në të gjithë botën kapitaliste likuidohen të drejtat sociale. VV mund të bëhët i besuëshem vetëm nëse qartë harton një profil të majtë. Baza për këtë është e dhënë në VV. Trikat e Shpend Ahmetit “ se nuk jemi kundër Sh.B.A.-së por vetëm kundër ambasadës së saj nuk ndihmojnë në këtë drejtim. VV duhet të vendos për një Program radikal e tëv majtë , që mund t`iu ndihmojë të varfërve dhe të dëshpëruarve.

Për VV pyetja kyce duhet të jetë se cilin orientim do ta marrë organizata në rrafshin ndërkombëtar. Ekziston një kontradiktë antagoniste mes punës dhe kapitalizmit. Neoliberalizmi paraqët vetëm një manifestim të fundit të kapitalizimit. Kapitalizimi gjendet në një krizë të thellë. Nuk do të ndihmojë asnjë Program Nacional-Majtist sic e prferojnë disa në VV.

Me shpresë se gjithcka do të bëhët mirë, e kam shkruar këtë letër në moshën 84 vjecare.

Zotëri Brym ( redaktor i Kosova-Aktuell) sapo më njoftoj në Telefon, se kritikat e solidarizimit ndaj VV janë të lejuara, madje të dëshirueshme, edhe nga ana e Kosova-Aktuell. Edhe Max Brym si anëtar i njohur i SAV ndanë me mua këtë kritikë. Ndoshta shokët nga VV na përgjigjën direkt.

Sinqerisht e juaja, Alexandra Cohen Rr. “Herzogstr. 20”

80791 Mynih e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

P.S. : Fatkeqësisht unë nuk mund të dal nga banesa ime. Por letra ende mund të shkruaj dhe t`iu përgjigjëm. Edhe një herë i përshëndes të gjithë ato aktivistë të rinjë të VV-së.

Burimet: http://kosova-aktuell.de/index.php?option=com_content&vieë=article&id=2116:kosova-die-demagogie-von-buzhala-und-thaci&catid=13:kommentare-a-analysen&Itemid=111 http://kosova-aktuell.de/index.php?option=com_content&view=article&id=764:vehap-shita-vertraut-nur-albin-kurti&catid=2:uncategorised&Itemid=111