Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
08:23
20.11.2017

Nga Redaksia Sadri Ramabaja, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ish asambleist në Komunën e Prishtinës, ish i burgosur politik dhe veprimtar i çështjes kombëtare, akuzohet padrejtësisht nga organet kompetente në krye me prokurorin Sylë Hoxha. I njëjti prokuror ka udhëhequr rastin e të ndjerit Astrit Dehari dhe katër aktivistëve të tjerë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, të akuzuar

padrejtësisht për terrorizëm, akuza të cilat nuk janë vërtetuar asnjëherë.

Akuzat e pabaza ndaj Prof. Dr. Sadri Ramabajës janë kryekëput politike, me qëllim të dëmtimit të figurës dhe veprimtarisë së tij politike dhe kombëtare. Duket sheshazi se kjo akuzë bëhet për qëllime politike dhe personale, si kundërpërgjigjje ndaj veprimtarisë së pakompromis kombëtare të tij që nga demonstratat e vitit 1981 e deri në ditë të sotit. Oponentët politik i ka shqetësuar shumë teza e doktoranturës së prof.Ramabajës “Federata Shqiptare”, por edhe recensionet e tij për librat e autorit Ibrahim Kelmendi: “Atentatet” dhe “Sfida e radhës”. Në këta libra shpaloset e vërteta për LPK-në dhe për krijimnin e UÇK-së, e cila i shkërmoç pandemhat e ndonjërit nga të fuqishmit e politikës së vendit se historia e çlirimit të Kosvës fillon dhe përfundon me ta.

Akuzat e mëposhtme të drejtuara kundër Dr. Ramabajës janë:

1.Vrasja e përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës; dhe
2.Përgaditja e veprave terroriste ose veprave penale kundër rendit kushtetues dhe sigurisë së Republikës së Kosovës.

Prof. Ramabaja nuk e ka vrarë askënd as nuk e ka nxitur askënd për të marrë jetë njeriu.

Sadri Ramabaja është ish i burgosur politik gjatë kohës së regjimit serb, aktivist i Ilegales, LPK-së, dhe UNIKOMBIT para luftës së fundit në Kosovë.

Sadri Ramabaja filloi doktoraturen në Slloveni dhe e perfundoj ne Shqipëri me temën “Federata Shqiptare”.

Është profesor dhe ligjërues tash e gati një dekadë, duke i kontribuar gjithnjë shoqërisë së Kosovës.

Dr.Ramabaja është shquar për shkrime të guximshme në mbrojtje të lirisë dhe të demokracisë, duke damkosur filozofinë antikombëtare dhe kundëremancipuese të kapjes së shtetit për përfitime personale, klanore dhe partiake, por edhe duke pikasur rrezikun që paraqet Islami politik për të ardhmen e kombit shqiptar në proceset integruese euroatlantike.

Ndaj kërkojmë lirimin e menjëhershëm të Prof. Dr Sadri Ramabajës dhe ndërprerjen e procesit të padrejtë gjyqësor ndaj tij.

 

Nga https://www.change.org/p/thirrje-p%C3%ABr-lirimin-e-prof-dr-sadri-ramabaj%C3%ABs-nga-paraburgimi?recruiter=66011462&utm_source=share_petition&utm_medium=twitter&utm_campaign=share_page.share_redirect-control&utm_term=autopublish&sharerUserId=66011462&utm_content=nafta_twitter_shortlink:shortlink

https://www.change.org/p/thirrje-p%C3%ABr-lirimin-e-prof-dr-sadri-ramabaj%C3%ABs-nga-paraburgimi?recruiter=66011462&utm_source=share_petition&utm_medium=twitter&utm_campaign=share_page.share_redirect-control&utm_term=autopublish&sharerUserId=66011462&utm_content=nafta_twitter_shortlink:shortlink

 Foto Prof. Dr. Sadri Ramabaja