Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
18:53
08.06.2023

 

 

Übersetzung leicht gekürzt : Die überwältigende Expansion, die in den letzten zehn Jahren im Call-Center-Bereich in Albanien stattgefunden hat, etwa die Erhöhung der Beschäftigtenzahl oder die zunehmende Konzentration von Arbeitern an diesen modernen Arbeitsplätzen, würde früher oder später unvermeidliche zur Organisation der Arbeiter am Arbeitsplatz führen. Die verschiedenen Unzulänglichkeiten, die

im Callcenter auftreten, wie beispielsweise das Stehlen von Arbeitsstunden, Stress, verschiedene Gesundheitsprobleme, ein hoher Arbeitsdruck und das Bewusstsein der Arbeiter für diese Probleme, haben es einer solchen Organisation ermöglicht, zu handeln in Albanien. Und das ist der Fall bei der Gewerkschaft "Solidariteti", der ersten Gewerkschaft der Arbeiter und Arbeiterinnen im Sektor Call Center.

 

Die Gewerkschaft ist per definitionem die Organisation von Arbeitnehmern am Arbeitsplatz, die darauf abzielt, deren Interessen gegen die Interessen des Arbeitgebers oder des Eigentümers zu schützen. Die Verschärfung der Widersprüche zwischen dem Eigentümer, der mehr und mehr Gewinne auf Kosten der Arbeiter erzielen will, und Arbeitern, die ein angemessenes Entgelt und bessere Arbeitsbedingungen suchen, machen die Gründung von Gewerkschaften unverzichtbar. Aber die gewerkschaftliche Organisierung ist gar nicht so ruhig und einfach in rechtlicher Hinsicht herstellbar. Die Organisation, gerade weil sie die Interessen der ökonomisch herrschenden Klasse und die Interessen der Gruppen, die auf Kosten der Arbeiter leben bedrohen, führt zu Erregungszuständen. Auch bei korrupten Gewerkschaften welche eng verbunden sind mit parasitierenden politischen Parteien und den Eigentümern.

 

Die ersten Menschen, die Angst vor der Arbeiterorganisation haben, sind die Eigentümer diese werden heute als Unternehmer bezeichnet. Der Bereich, in dem der Arbeiter ausgebeutet wird, ist der Arbeitsplatz, es geht um die die Beziehung in der Produktion. Dort prallen die gegensätzlichen Interessen zwischen demjenigen, dem das Kapital (Geld und Technologie) gehört, und demjenigen, dem nur die die Arbeitskraft gehört unmittelbar aufeinander.. Das Verhältnis in der Produktion hängt mit der Macht zusammen, die der Eigentümer hat, die Produktionsmittel gemäß seinen Interessen zu verwenden und die Produkte der Arbeit der Arbeiter für sich zu nehmen. Dieses Verhältnis ist das Verhältnis der Eigentumsrechte über den Arbeitnehmer, der kein Recht hat, über den Arbeitsprozess zu entscheiden, weder über das Gehalt, die Arbeitszeit noch über das Arbeitsprodukt. Da es der Hauptzweck des Syndikalismus ist die Arbeitsbedingungen zu verbessern, nämlich die kontinuierliche Anstrengung, die Ausbeutung der Arbeitskraft zu reduzieren durch Verkürzung der Arbeitszeit, höhere Löhne, Arbeitsplatzsicherheit und die Sicherheit zu erhöhen, ist das der grundlegende ölonomische Interessenkonflikt. Im Laufe der Zeit kommt es zu einem offenen Krieg zwischen dem Eigentümer oder den Eigentümern und den Arbeitern.

 

Jeder Klassenkrieg ist aber letztendlich ein politischer Kampf und umgekehrt. Die Bemühungen der Arbeiter am Arbeitsplatz, ihre Grundrechte zur Verringerung der Ausbeutung und zur Verbesserung der Arbeitsbedingungen zu erlangen, sind auch politische Anstrengungen sind Versuche, den politischen Bereich zu verändern. Rechtliche Institutionen, die die Funktion der Reproduktion und des Aufbaus ausbeuterischer Beziehungen in der Produktion haben, werden von der Gewerkschaftsorganisation der Arbeier stark getroffen. Die Angst vor einer solchen Willen fordert den politischen Überbau heraus. Der politische und rechtliche Überbau ist gegen die Interessen der Arbeiter gerichtet. Der Überbau aus Politik, Recht, Justitz und Presse ist der Verteidiger der ökonomisch herrschenden Klasse. Der Überbau vertritt keine öffentlichen allgemeinen Interessen sondern die Interessen der Bouregosie.

 

Nehmen wir den Fall einer staatlichen Einrichtung wie der staatlichen Arbeitsaufsicht, deren rechtlicher Zweck darin besteht, die Arbeitsbedingungen der Arbeitnehmer zu überprüfen, dh zu untersuchen, ob die Unternehmen die Arbeitsgesetze einhalten oder nicht. Diese Institution trat vor einigen Tagen bei den Mitarbeitern des Call-Center- gegen diese bei, „Albacall“auf. Die Manager des Unternehmens wegen der unfairen Abbau von rund 900 Gehältern angeklagt, waren mit der Einmischung der Aufsichtsbehörde, mit ihren rechtlichen Funktionen zufrieden. Die staatliche Aufsichtsbehörde hat nach den Aussagen der Arbeiter nicht seine rechtliche Funktion wahrgenommen, sondern sie direkt bedroht und sich direkt auf die Seite des Unternehmens gestellt.. Wie in diesem Fall so auch in anderen Fällen, verhält sich diese Institution offen als eine Struktur, die darauf abzielt, die Ordnung und Macht des Eigentümers am Arbeitsplatz zu reproduzieren und aufrechtzuerhalten. Obwohl es Fälle gegeben, in denen diese Institution kleinen Klagen gegen Eigentümer mit leichten Geldbußen andete. Dies ändert aber nichts an ihrer grundlegenden Funktion. ---------------- Sobald sich der Kampf zwischen Arbeitern und Eigentümern verschärft, sind die staatlichen Stellen sofort an vorderster Front des Kampfes gegen die Arbeiter positioniert. Im Laufe der Geschichte gab es immer wieder Streiks, Kundgebungen und Proteste von Arbeitern in Albanien, die es der heutigen Werktätigen ermöglichten, einige grundlegende Rechte am Arbeitsplatz zu haben. Durch "Solidarität" und in Verbundenheit der Arbeiter untereinander werden Albacall und die gesamte Branche viel verlieren

Schreibt Alfred Bushi, ein -Aktivist aus Tirana für die Rechte der Arbeiter. „

 

Übersetzung Max Brym

 

Was in Albanien und in vielen anderen Regionen des Balkans fehlt ist eine Arbeiterpartei auf marxistischer Basis. Ein wichtiger Ansatz dazu könnte die Organisation „ Orginzata Politike“ sein. Die zunehmenden sozialen Kämpfe in Albanien künden ein erwachen der Arbeiterbewegung verbunden mit starken Jugendprotesten an. Albanien steuert auf schwere soziale Kämpfe zu. Max Brym

 

Link Solidariteti- Kämpferische Gewerkschaft in Albanien gegründet

http://www.kosova-aktuell.de/22-serbien-a-balkan/albanien/3714-m

 

Albanisch

 

Kush ka frikë nga organizimi i punëtorëve?

Zgjerimi i madh që ka pësuar përgjatë dekadës së fundit sektori i Call Center-it, si në rritjen e numrit të të punësuarëve apo në përqëndrimin gjithnjë e më të madh të punëtorëve në këto fabrika moderne të punës, do sillte herët a vonë në mënyrë të pashmangshme dhe organizimin e punëtorëve në vendin e punës. Padrejtësitë e ndryshme që ndodhin nëpër call center-a, si vjedhja e orëve të punës, stresi, problemet e ndryshme shëndetësore, presioni i madh gjatë punës dhe ndërgjegjësimi i punëtorëve mbi këto problematika, kanë bërë të mundur që një organizim i tillë të merrte jetë në Shqipëri. Dhe ky është rasti i Sindikatës “Solidariteti”, sindikatës së parë të punëtorëve të sektorit të qendrave të kontaktit ose, thënë ndryshe të sektorit Call Center.

Sindikata, për nga përkufizimi, është organizim i punëtorëve në vendin e punës, që ka për qëllim mbrojtjen e interesave të këtyre të fundit përballë interesave të punëdhënësit apo pronarit. Ashpërsimi i kontradiktave mes pronarit, i cili kërkon të rrisë gjithnjë e më shumë fitimin në kurriz të punëtorëve, dhe punëtorëve, që kërkojnë paga dinjitoze dhe kushte më të mira pune, e bëjnë të domosdoshme lindjen e sindikatave. Mirëpo organizimi sindikal nuk është aspak i paqtë dhe i lehtë, si në aspektin juridik ashtu edhe në atë organizativ, pikërisht sepse kërcënon interesat e klasës ekonomikisht sunduese edhe interesat e shtresave që parazitojnë në kurriz të punëtorëve, siç janë sindikatat e korruptuara të lidhura ngusht si me partitë politike ashtu dhe me pronarët.

Të parët që I frikësohen organizmit të punëtorëve janë pronarët, ose siç quhen sot sipërmarrësit. Hapësira ku merr jetë shfrytëzimi i punëtorit është vendi i punës, pasi aty kemi konkretizimin e marrëdhënies në prodhim, marrëdhënies mes atij që zotëron kapitalin (paratë dhe teknologjinë) dhe atij që zotëron fuqinë punëtore. Marrëdhënia në prodhimi ka të bëjë me pushtetin që ka pronari për t’i përdorur mjetet e prodhimit sipas interesave të tij dhe për të marrë për vete produktet e punës së punëtorëve. Kjo marrëdhënie është marrëdhënie e pushtetit të pronarit mbi punëtorin, i cili nuk ka asnjë të drejtë të vendosë mbi procesin e punës, as mbi pagën, as orët e punës dhe as mbi produktin e punës. Meqë qëllimi kryesor i organizimit sindikal është përmirësimi i kushteve të punës, pra përpjekja e pandërprerë për të ulur shfrytëzimin në punë, ulja e orëve të punës, rritja e pagës, puna e sigurt dhe siguria në punë, atëherë lind një përplasje interesash e cila me kalimin e kohës shpie në një luftë të hapur mes pronarit, ose pronarëve, dhe punëtorëve.

Çdo luftë klasash është luftë politike dhe anasjellas. Përpjekjet që bëjnë punëtorët në vendin e punës për të fituar të drejtat e tyre bazike, për të ulur shfrytëzimin dhe për të përmirësuar kushtet e punës, janë njëkohësisht dhe përpjekje politike, pra tentativa që synojnë transformime edhe në rrafshin politik. Institucionet juridiko-politike që kanë për funksion riprodhimin dhe themelimin e marrëdhënieve shfrytëzuese në prodhim marrin një goditje të fortë nga organizimi sindikal i punëtorëve. Frika nga një organizim i tillë i shtyn ata, pa vullnetin e tyre, të dalin lakuriq përballë punëtorëve dhe opinionit publik si mbrojtës të interesave të klasës ekomikisht sunduese, dhe jo interesave të punëtorëve apo interesit të përgjithshëm.

Marrim rastin e një institucioni shtetëror, si Inspektoriati Shtetëror i Punës, qëllimi ligjor i të cilit është të inspektojë kushtet në të cilat punojnë punëtorët, pra të hetojë nëse sipërmarrjet i respektojnë apo jo ligjet e punës. Ky institucion në përballjen e para disa ditëve mes punëtorëve të kompanisë së call center, “Albacall”, dhe menaxherëve të kësaj kompanie, për shkak të uljes së padrejtë të pagave të rreth 900 operatorëve, institucioni i Inspektoriatit, i cili duhej të kryente funksionin ligjor të ndërmjetësuesit, ka ndërhyrë, sipas dëshmive të punëtorëve, jo duke kryer funksionin e tij ligjor por duke i kërcënuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ata dhe duke dalë në mbështetje po kaq të drejtpërdrejtë të kompanisë. Siç vihet re nga ky rast, por nuk mungojnë dhe plot raste të tjera, ky institucion sillet haptasi si një strukturë që ka për qëllim të riprodhojë dhe të ruajë rendin dhe pushtetin e pronarit në vendin e punës. Megjithëse ka patur raste kur ky institucion ka ndërmarrë aksione gjoja penalizuese kundër pronarit (siç janë gjobat lehtësisht të pagueshme) apo sipërmarrjeve, asnjëherë këto veprime nuk e kanë kaluar cakun e të qenit problem i madh për këta të fundit. Madje duke ndërmarrë, nganjëherë, veprime në favor të punëtorëve, ISHP-ja ndihmon në përhapjen e idesë së rreme që organet shtetërore janë në anën e më të dobëtit. Mirëpo sapo beteja mes punëtorëve dhe pronarit ashpërsohet, organet shtetërore menjëherë pozicionohen në vijën e parë të luftës kundër punëtorit.

Përveç kësaj, lufta, organizmi dhe fitoret e punëtorëve në vendin e punës, solidariteti dhe uniteti i madh mes tyre, i jep jetë një ndërgjegjeje më të lartë politike. Rritja e numrit të punëtorëve që angazhohen gjatë betejave të ndërmarra nga sindikatat do të thotë dhe rritje e fuqisë, pra rritje e besimit në kapacitetet reale për të ndërmarrë ndryshime më të mëdha sociale dhe politike. Pikërisht kjo i frikëson si klasat ekonomikisht sunduese, ashtu dhe përfaqësuesit politikë dhe juridikë të interesave të tyre. Rasti i zvarritjes së njohjes së sindikatës së punëtorëve të call center-ave, “Solidariteti”-t, nga ana e gjykatëses, dhe zvarritjet e shumta të kësaj të fundit, janë shembulli i qartë i kapjes së institucioneve shtetërore nga ana e sipërmarrësve të mëdhenj, të cilët ndjehen të frikësuar nga organizimi sindikal i punëtorëve dhe përpjekjeve të tyre për të përmirësuar kushtet e punës. 
Organizim sindikal në rastin e Shqipërisë do të thotë dhe demokratizim i jetës sindikale. Korruptimi i krerëve të sindikatave të derisotshme, të cilët prej vitesh janë shndërruar në instrumenta në duart e partive politike dhe pronarëve të sipërmarrjeve, i ka kthyer sindikatat në institucione të urryera nga punëtorët, në institucione fantazëm dhe të padobishme, si dhe ka sjellë dhe një pengim të vazhdueshëm të iniciativave për formimin e sindikatave të pavarura që lindin nga posht, nga iniciativa e punëtorëve. Monopoli që dy konfederatat sindikale të korruptuara kanë krijuar gjatë këtyre viteve ka pasur një efekt shkatërrimtar tek punëtorët, pasi ka krijuar frikë, mosbesim dhe paaftësi organizative. Formimi i një sindikate të re të pavarur, siç është “Solidariteti”, që merret me shqetësimet e punëtorëve dhe i ndihmon ata në organizim, ka ndër të tjera dhe për qëllim demokratizimin e sindikalizmit në vendin tonë, çlirimin e tij nga aristokracia sindikale, nga korruptimi dhe pazaret e ndryshme që bëhen në kurriz të punëtorëve. Organizimi I punëtorve në sindikata të pavarura siç është ‘Solidariteti’, veprimtaria e tyre e perditshme në përmirësimin e kushteve të punës, angazhimi i punëtorve dhe ndërgjegjësimi i tyre, nxjerr në pah paaftesine dhe korruptimin e drejtuesve të sindikatave të korruptuara të vendit tonë.

Punëtorët, siç shihet, nuk kanë perse i frikësojhen askujt. Përkundrazi, jane pronarët, menaxheret, drejtuesit e korruptuar të sindikatave, dhe të gjitha aparatet e shtypjes që duhet të kenë frikë prej punëtorëve dhe organizimit të tyre sindikal. Përgjatë historisë ka qenë organizimi i punëtoreve në greva, manifestime, protesta të vazhdueshme që bërë të mundur që sot punëtori të ketë disa të drejta bazike në vendin e punës. Sikur të mos ishin organizuar punëtorët në të shkuarën ne sot nuk do gëzonim shumë të drejta të patjetërsueshme. Dhe e drejta për t’u organizuar sindikalisht është një prej tyre. Një e drejt e fituar me gjakderdhje dhe me shumë sakrifica nuk mundet te mohohet nga askush me një të rënë të lapsit.

Përmes “Solidaritet” dhe në solidaritet me njëri-tjetrin, operatorët e Albacall dhe të të gjithë sektorit, kanë për të arritur shumëçka!

Shkruan Alfred Bushi, aktivist për të drejtat në punë.

 

 

 

 

 

 

Foto Alfred Bushi 

Bildergebnis für alfred bushi

 

Bild könnte enthalten: 1 Person, im Freien