Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
05:17
21.09.2019

Pas një sulmi në zemër në orët e vona të 3 Nëntorit ka vdekur publicist i njohur Adnan Abrashi nga Prizreni. Adnan Abrashi u lind në Prizren më 1957 dhe nga profesioni ishte Avokat. Në shumë gazeta e emisione televizive mund të lexoje dhe të dëgjoje komente të Adnan Abrashit. Gjithnjë ngriste zërin kundër dukurive negative në Kosovë. Abrashi ishte i pakorruptuar dhe

gjithnjë në anën e të ofenduarve dhe të shtypurve. Zëshëm dhe me ngulm e ironi ai angazhohej për të drejtën e vetvendosjës dhe barazinë sociale. Vdekja e Adnan Abrashit nuk paraqet vetëm humbje për popullin shqiptar.

Ai ishte njeri i shkolluar dhe miqësor. Personalisht z. Abrashin për herë të pare e kam takuar në Prizren në vitin 2007. Pa asnjë shenjë të arrogancës ai menjëherë filloj të diskutoj mbi jetën në Kosovë. Kanali TV Opinion për shumëkënd ishte një burim informacioni i klasit të parë. Inspirimin kanali e ka gjetur nga z. Adnan Abrashi.

Përveç për çështjet konkrete të ditës, z. Abrashi interesohej edhe për filozofinë dhe historinë. Historia dhe zhvillimi i qytetit të Prizrenit për të ishte një çështje e zemrës. Ai ishte që më njoftoj me komunitetin hebre të Prizrenit. Ai më tregoj faktin se vetëm në Prizren mund të gjesh minaret me yllin e Davidit.

Adnan Abrashi ishte patriot dhe internacionalist. Mërzia për shokun tim ma shtyp thuajse zemrën.

O Adnan, kush do të zëvëndësoj?

Më mbetët vetëm që familjës Abrashi t`i shprehi ngushëllimet e mia më të thella.

Ngushëllime familjës Abrashi.Nga Max Brym 

Foto Adnan Abrashi

Ndërroi jetë publicisti Adnan AbrashiNdërroi jetë publicisti Adnan Abrashi