Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
14:29
16.06.2019
Gjermanisht shqip  Aus Kosova könnte ein zweites Palästina werden -Interview mit Max Brym in der albanischen Tageszeitung Shqip -"Kosova, rreziku i një Palestine në Evropë"- Im Jahr  2007 erschien in Albanien in der „Tageszeitung Shqip“ ein längeres Interview mit Max Brym, dem Herausgeber von Kosova-Aktuell. In dem längeren Interview sprach sich Brym, gegen den „nationalistischen Ahtisaari Plan“ und für das Selbstbestimmungsrecht Kosovas aus. Brym warnte

vor einer Ethnisierung Kosovas und nannte Albin Kurti einen „ politischen Gefangenen“. Brym bezeichnete den Plan Ahtisaaris als „ nationalistisches Dokument“, mit der Gefahr in Kosova ein zweites Palästina zu schaffen. Scharf wandte sich Brym, gegen die deutsche „ Kosova-Politik“, die in enger Übereinstimmung mit Russland und Serbien, ein neues koloniales Produkt in Kosova installiert. Der LPV bescheinigte Brym, eine demokratische Bewegung zu sein, von der kein nationalistisches Wort zu hören sei, da sie aber konsequent für das Selbstbestimmungsrecht kämpft, werde sie angegriffen und verleumdet. Gegen Ende des Gespräches sagte Max Brym: „ Das Selbstbestimmungsrecht Kosovas ist im objektivem Interesse der serbischen Menschen. Denn nur durch einen Bruch mit dem Chauvinismus besteht in Serbien, die Chance gegen die dortigen sozialen Grausamkeiten und für demokratische Rechte zu kämpfen. Die neueste Entwicklung in Israel und Palästina verleiht der Aussage von Max Brym durchaus eine neue Aktualität. Palästina ist von den meisten Staaten der Welt annerkannt, aber die Unabhängigkeit Palästinas besteht nur auf dem Papier. Alles wird im West- Jordanland von Israel bestimmt. Die örtlichen palästinensischen Behörden sind faktisch nur die Vollzugsorgane Israels. Ähnlich ist die Lage in Kosova. Im Gaza Streifen kämpft die reaktionör fundamentalistische Hamas gegen Israel. Sie hat den palästinensischen Massen keinerlei Perspektive zu bieten. Sie schweißt mit ihren Aktionen -nur die Massen in Israel- an die Seite der jeweiligen isrelischen Regierung. Auch in Kosova gibt es Kollaborateure und die Gefahr, dass sich islamische Fundamentalisten breit machen. Notwendig ist der laizistische progressive Widerstand gegen die EUMIK und den serbischen Staat.

 

alt
"Kosova, rreziku i një Palestine në Evropë"

Gazetari dhe publicisti i njohur gjerman, Max Brym, flet për rreziqet e planit të paraqitur nga AhtisariNga Prishtina ALMA LAMA Nëse dokumenti i Ahtisarit do të implementohet në Kos ovë, rreziku i krijimit të një Palestine në Evropë bëhet real. Kështu paralajmëron gazetari dhe publicisti gjerman me origjinë hebreje, Max Brym, i cili e njeh mirë realitetin izraelito-palestinez. Ai ka një faqe uebi, e cila quhet "Kosova Actuell", ku shkruan prej vitesh për Kosovën, (www.kosova-aktuell.de.) Gjithashtu punon dhe shkruan për revistën gjermane "Jungle world", e cila shet rreth 20 mijë kopje, si dhe për një tjetër revistë në internet "Hagalil", që do të thotë "Në Galile". Për Brym, burgu do ta shndërrojë Albin Kurtin në hero. Sa për Gjermaninë, ajo është lidhur ngushtë me interesat ekonomike me Rusinë dhe se plani i saj aktual është vetëm të kundërshtojë të drejtën e vetëvendosjes. Brym tregon se në Gjermani mediat dhe botimet janë në pjesën më të madhe pro serbe. Në Kosovë ai gjendet për të mbledhur material për një libër që po përgatit dhe që do të dalë para miratimit të rezolutës së re për Kosovën. Kosova dhe plani i Ahtisarit do të titullohet dhe do të jetë një libër aktual, i cili do të tentojë t'i tërheqë vëmendjen diplomacisë gjermane mbi çështjen e Kosovës.

 

Çfarë ju lidh me Kosovën?

 

Kosova ka qenë një temë e rëndësishme në të kaluarën. Me hapjen e paketës së Ahtisarit prapë është temë e rëndësishme dhe kjo është ajo që më lidh. Po ashtu, në Gjermani ka shumë shqiptarë nga Kosova, të cilët pas një kohe duhet të kthehen në vendlindje, atëherë kur ata të mendojnë se situata është në rregull.

 

Sa interes ka për Kosovën te publiku gjerman?

 

Populli gjerman nuk interesohet për çështjet konkrete këtu, interesohet vetëm elita politike dhe grupet e vogla ekonomike.

 

Mendoni se Gjermania është e vendosur për pavarësinë e Kosovës?

A do ta njohë ajo pavarësinë, nëse do të shpallet nga Kuvendi?


Momentalisht Gjermania është vetëm kundër të drejtës për vetëvendosje. Duan ta shndërrojnë Kosovën nga UNMIKISTAN në EUMIKISTAN dhe i frikësohen efektit domino, nëse pranohet pavarësia. Në shumë libra në Gjermani dhe komente nëpër gazeta argumentohet kjo që: Nëse ne e pranojmë të drejtën për vetëvendosje të kosovarëve apo pavarësinë e plotë, çfarë do të ndodhë me Bosnjën, çfarë kemi kundër lëvizjeve baske, çfarë argumenti do të kemi kundër lëvizjeve kurde për vetëvendosje dhe çfarë do të bëjmë me çeçenët? Unë mendoj se populli i Kosovës duhet ta ketë të drejtën të vendosë, pavarësisht se ekziston një forcë botërore si G8.

 

Si e vlerësoni situatën aktuale në Kosovë?

 

Surreale, katastrofike. Kosova është ekonomikisht shumë keq. Është pjesë e Evropës, por krahasimet asaj mund t'i bëhen vetëm me Kazakistanin dhe me një pjesë të Botës së Tretë në Afrikë.

Ç'mendoni për planin e Ahtisarit?

 

Ai nuk është vetëm i Ahtisarit, por është një plan i hartuar prej tij dhe Grupit të Kontaktit. Plani i Ahtisarit është për mua një diktat që imponohet nga lart. Unë mendoj se çështja e Kosovës mund të zgjidhet vetëm atëherë kur populli i Kosovës të vendosë vetë për të ardhmen e tij, pra të vetëvendosë. Plani i tij e ngulfat dëshirën e popullit këtu dhe nuk e lë atë të vendosë vetë për të ardhmen.

 

Mendoni se ky plan bart rreziqe për të ardhmen e Kosovës?

 

Mendoj se ky plan është shumë i rrezikshëm. Edhe pse zyrtarisht interpretohet se është një plan multietnik, për mua është një plan nacionalist, sepse ai de fakto e ndan Kosovën. Nëse e lexojmë planin e Ahtisarit, shumë shpesh e gjejmë fjalën serb, pak shqiptar. Për romët nuk flitet asgjë në këtë plan. Në esencë, plani ka qëllimin e ndarjes së njerëzve sipas kombësisë. U jep një autoritet shumë të lartë komunave në Kosovë, shkon edhe përtej Marrëveshjes së Dejtonit. Në Bosnjë është zyrtarisht e pranuar Republika Serbe, por edhe ajo nuk ka të drejtë të mbajë lidhje me Serbinë. Në Kosovë, edhe pse nuk përmendet fjala Republikë Serbe, në të vërtetë po krijohet një Republikë Serbe, me komuna edhe më të zgjeruara sesa Republika Srbska në Bosnjë. Komunat do të financohen nga Beogradi dhe do t'i marrin librat shkollorë nga Beogradi. Kjo, de fakto, është një ndarje e Kosovës dhe kur të kombinohet kjo me gjendjen shumë të rëndë ekonomike ekziston mundësia qe Kosova të mbetet gjithmonë një rajon krize, që kurdoherë mund të shpërthejë.

 

A mund të krijohet një lloj Palestine në Kosovë, nëse implementohet plani i Ahtisarit?

 

Ka zëra që gjejnë ngjashmëri me të... Mendoj se kjo prognozë është realiste. Kam qenë shumë shpesh në Izrael dhe Palestinë. Në pjesët palestineze ka zona të veçanta për izraelitët, rrugë të veçanta dhe shkollat e tyre. Ata kanë rezervuar atje vendet më të mira dhe kur e krahasoj këtë me planin e Ahtisarit mund të ndodhë shumë lehtë të krijohet një Palestinë e re, sepse komunat serbe do të kenë burime shtesë të ardhurash, financime shtesë dhe me këtë ndarje do të bllokohet zhvillimi ekonomik i Kosovës.

 

Grupi Negociator është justifikuar me faktin se këto komuna serbe kanë qenë pjesë e kompromisit për pavarësinë...

 

Ka kompromise dhe kompromise. Kjo që ka ndodhur në Kosovë është kapitullim i të ashtuquajturit Ekip i Unitetit. Në të vërtetë nuk mund të ndodhë një kompromis. Një grup i shqiptarëve nuk mund të negociojë, kur ata nuk kanë asnjë fuqi në atë proces. Kur fillojnë negociatat në Gjermani mes sindikalistëve dhe sipërmarrësve dihet se secila anë e ka forcën e saj. Sindikalistët kanë të drejtë që të hyjnë në grevë, ndërsa sipërmarrësit kanë paratë dhe mund ta bllokojnë procesin. Kur arrihet një marrëveshje mes dy palëve, atëherë është një marrëveshje mes dy forcave që kanë fuqi dhe kjo e meriton emrin kompromis. Ndërsa grupi i shqiptarëve nuk ka asnjë forcë. Ata kanë të drejtë të ulen në një tavolinë përballë Grupit të Kontaktit, pra vendeve më të forta të planetit dhe përballë shtetit serb. Përfundimi mund të jetë vetëm një nënçmim i shqiptarëve.

 

Mendoni se bashkësia ndërkombëtare e ka faktorizuar shumë Serbinë në këtë proces?

 

Mendoj se po. Nëse shikojmë pjesën evropiane të krejt këtij procesi, p.sh., Gjermaninë, ka marrëdhënie shumë të mira me Rusinë, merr 40% të gazit nga Rusia, më shumë se 30% të vajit. Në Rusi kapitali i jashtëm më i madh shkon nga Gjermania dhe kjo ka pasoja politike. Siç e dimë, Rusia favorizon Serbinë dhe Gjermania e pjesa tjetër evropiane është gjeografikisht shumë e interesuar për pozitën gjeostrategjike të Serbisë. Qëllimi i tyre është që në njëfarë mënyre Kosova të mbahet e qetë.

 

A do ta bllokojë Rusia planin e Ahtisarit në OKB?

 

Pyetja është hapur. Mendoj se kjo i ka dy opsione, ashtu sikurse dhe politika e Serbisë. Opsioni i parë i politikës serbe është që ta mbajë gjithë Kosovën nën Serbi. Nëse kjo nuk realizohet, atëherë vjen plani B. Dhe ky plan është që Kosovën ta ndajnë nëpërmjet komunave serbe, të cilat po krijohen dhe të ashtuquajturat kisha serbe. Dhe në hapin e tretë, Kosovën prapë ta riintegrojnë në Serbi.

 

Ju si analist, sa mendoni se do të jetë tolerante bashkësia evropiane në një ndarje të mundshme të Kosovës, pra nëse vijmë te realiteti i ndarjes, edhe pse GK-ja e përjashton aktualisht?

 

Mendoj se kjo do të lejohet, pasi në planin e Ahtisarit është shumë e qartë. Ka një dallim të madh mes asaj që i shpjegohet masës dhe çfarë bëhet në realitetin politik. Në diplomacinë ndërkombëtare është e zakonshme që të mos u shpjegohet masave kjo. Atyre u shpjegohet vetëm një pjesë e asaj që planifikohet të ndodhë.

 

Pse e përkrahni lëvizjen "Vetëvendosje"?

 

Si gjerman, unë e përkrah pjesërisht këtë. Është një lëvizje demokratike, e cila kërkon të drejtën elementare për vetëvendosje. Unë jam demokrat dhe mendoj se populli i Kosovës të ardhmen e tij duhet ta përcaktojë vetë. Lëvizja "Vetëvendosje" nuk është shoviniste dhe nacionaliste, ajo është e kundërta, shprehet për unitetin e Kosovës. Nuk kam dëgjuar asnjë fjalë në këtë lëvizje kundër serbëve të thjeshtë apo romëve. Unë e njoh mendimin e tyre për planet e shtetit serb dhe kam përshtypjen se multietniciteti i vërtetë më shumë përkrahet nga lëvizja "Vetëvendosje" sesa nga plani i Ahtisarit. Një aktivist i ri i lëvizjes më tha se nëse plani i ndarjes ndodh, unë nuk do të kem mundësinë të njihem me një serb që jeton në komunat serbe.

 

Pse, sipas jush, Albin Kurti është një i burgosur politik dhe sa do të ndikojë kjo në ditët e ardhshme në Kosovë?

 

Albin Kurti është personaliteti më i njohur i Lëvizjes "Vetëvendosje". Kjo lëvizje qëndron kundër planit të Ahtisarit dhe pas burgimit të tij, për shkak të demonstratës së 10 shkurtit, fshihet qëllimi për të zhvleftësuar çdo kundërshtim demokratik të kësaj pakete. Dhe nga kjo pikëpamje, kjo është një burgosje politike.

Si do të ndikojë? Kam folur me shumë njerëz të thjeshtë për burgosjen e Albin Kurtit. Ata kanë tani më shumë simpati ndaj tij, sesa më parë. Ai mund të bëhet një hero politik. Me burgosjen e tij dhe me tentimin për ta dobësuar lëvizjen e tij, kjo vetëm do të forcohet.

 

Ka persona që e krahasojnë Albin Kurtin me Che Guevarën...

 

Shoh shumë pak ngjashmëri me Che Guevarën. Albin Kurti nuk ka bërë thirrje për luftë guerile, por për protesta paqësore kundër planit të Ahtisarit. Më shumë do ta krahasoja me Martin Luther Kingun, vetëm me dallimin se ai nuk u arrestua, por u vra nga një fashist i bardhë amerikan.

 

Veton Surroi ka deklaruar se gjashtë muaj pasi të përcaktohet statusi, Serbia nuk do të merret më me serbet e Kosovës.

 

Mendoj se Veton Surroi e ka plotësisht gabim, sepse miti i Kosovës për politikën serbe është një bazë shumë e fortë. Në Serbi, shumë shpejt po rritet papunësia; edhe atje po ndodh një privatizim radikal dhe njerëzit e thjeshtë kanë plotësisht të drejtë të rebelohen kundër qeverisë së tyre. Është pikërisht shovinizmi serb për Kosovën ai që po ua pamundëson këtë rebelim që të luftojnë edhe ata për të drejtat e tyre sociale. Klika apo pjesa e privilegjuar e Beogradit e sheh si shumë të domosdoshme të mbajë popullin në këtë frymë shoviniste për Kosovën, në mënyrë që të parandalojë edhe një konflikt të brendshëm në Serbi. Por, në të vërtetë, e drejta për vetëvendosjee Kosovës është dhe në interesin objektiv të njerëzve të thjeshtë, të klasës punëtore në Serbi. Nëse zhduket njëherë e përgjithmonë shovinizmi nga kokat e tyre, edhe serbët do ta kenë shansin të luftojnë për demokraci dhe të drejta sociale. Veton Surroin e konsideroj politikan inteligjent, por në këtë vlerësim është krejtësisht i pakuptimtë.

Quelle: kosova-aktuell.de

Aktualisiert ( Dienstag, 10. Februar 2009 um 23:34 Uhr )