Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
13:44
24.06.2019

Vollbild anzeigenArber Zaimi  von der Lëvizja VETËVENDOSJE!,  hat am 24 Juli einen Artikel zu bestimmten Gehaltserhöhungen im öffentlichen Dienst Kosovos veröffentlicht. Wir dokumentieren den Artikel in Auszügen:  „ Eine  "gute Nachricht" für  Kosova,  durch den  Minister für Arbeit und

Soziales, Nenad Rashiē, gab es in diesen Tagen. Es gibt  bald monatliche Lohnerhöhung für bestimmte Beamte im öffentlichen Dienst.------ 

Im Jahr 2011 wurden Waren im Wert von 419 Millionen Dollar  exportiert. Und Waren im Wert von 3,3 Mrd. Dollar importiert. Dies zeigt die tatsächliche Entwicklung Kosovas an.   

Die  Arbeitslosenzahl wird auf  45%- geschätzt, konkrete Angaben gibt es dazu von der Regierung nicht.. Der  Durchschnittslohn in Kosova liegt bei  250 Euro. Damit ist der Lohn in Kosova und Albanien der niedrigste in der Region---------- Jetzt  werden jetzt die Gehälter in bestimmten öffentlichen Einrichtungen dramatisch erhöht. In den Ministerien gibt es zum Teil 80% Gehahaltserhöhungen. ----------- Gehaltserhöhungen im öffentlichen Dienst

 gibt es auch in anderen Ländern kurz vor Wahlen. Es gibt Gerüchte über Neuwahlen in Kosova. Thaci versucht eine bestimmte Klientel zu bedienen. ----------- Die Regierung fördert weder die Landwirtschaft noch die Leichtindustrie. Sie schützt nicht die  wichtigen nationalen strategischen Sektoren, Schwerindustrie und Energie. -----Die wirtschaftliche Situation ist  dekadent, die  Überweisungen aus der Diaspora nehmen  deutlich ab. Das Budget finanziert sich durch  Steuern  allein auf Waren- Ohne Arbeit wird Armut  garantiert. ---- Aber . nicht nur Armut, sondern auch  völlige Abhängigkeit. ---- Den Jugendlichen wird nur Beschäftigung im Ausland versprochen -------  Minderjährigen,  kämpfen auf den Strassen ums Überleben. Sie  verkaufen Zigarettenpackungen und betteln.---------- Der Analphabetismus nimmt zu, unsere Schulen stehen vor dem Kollaps.-------- Die Minister erhöhen sich ihr  Gehalt von 1450 € a 2320 € pro Monat   Die  gewöhnliche  Kriminalität in unseren   Strassen nimmt zu." Kompletter Text in Albanisch- Anmerkung der Redaktion- Nur die Spitzen im öffentlichen Dienst bekommen Gehaltserhöhungen.{abo}

Rritje rroge si shpërblim për dekadencën ekonomike - Nga Arbër Zaimi

von Lëvizja VETËVENDOSJE!, Dienstag, 24. Juli 2012 um 17:39 ·

Edhe një “lajm i mirë” për Kosovën e për ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Nenad Rashiç. Paga mesatare në Kosovë rritet. Se sa rritet, kjo duhet llogaritur, ama me rëndësi është që rritet.

 

Ky vend i vogël që qeveriset nga njerëz me intelekt të madh, gjatë 2011 eksportoi rreth 419 mln. dollarë dhe importoi 3.3 mld. dollarë, pra importoi tetëfishin e asaj që eksportoi, po kjo e dhënë faktike nuk ka ndikuar në zhvillimin e Kosovës. Zhvillimi i Kosovës, me vendim qeverie e me konsensus të gjerë të mediave të pushtetit, ka kohë që nuk ndikohet nga faktet.

 

Zhvillimin natyrisht që nuk e ndal as papunësia që vlerësohet në nivelin e 45%, nuk e ndal as paga mesatare rreth 250 euro (më e ulëta në rajon, së bashku me Shqipërinë).

E meqë zhvillimi, siç u bë tashmë e qartë, nuk ka ndërmend që të ndalet, Kosova vendosi, domethënë Kuvendi vendosi, domethënë Qeveria vendosi, domethënë PDK-ja vendosi, që të rrisë ndjeshëm pagat e shpërblimet në institucionet publike. Domethënë Thaçi vendosi që të vetëshpërblehet e t’ia rrisë vetes me mbi 80% të vlerës. Natyrisht që nuk ia rriti vetëm vetes, ai nuk është egoist, po dhe funksionarëve të tjerë publikë.

 

Tingëllon qesharake, në mes të krizës, të bombarduar siç jemi prej lajmeve për disiplinimin ekonomik e për rrudhjen e shpenzimeve publike nga vende pranë e larg nesh në Evropë, Kosova rrit rrogat e funksionarëve publikë.

 

Ky fenomen, rritja e rrogës së funksionarëve, në vende të tjera ndodh kryesisht para zgjedhjeve e përdoret për të krijuar një farë kënaqësie të atypëratyshme, bash ashtu si reformat për shkurtim rrogash, që më shpesh ndodhin menjëherë pas zgjedhjeve, që populli të jetë mësuar me to kur të vijnë zgjedhjet e tjera. A thua të jetë ngritja e rrogave të pushtetarëve në Kosovë një shenjë e zgjedhjeve që po afrohen? A thua që këtë rrogë nuk do ta gëzojë veç Thaçi, po edhe ndonjë aleat i ri siç po përflitet?

 

Rritja e rrogave të pushtetarëve sa duket është i vetmi mekanizëm që mund të përdorë kjo qeveri sterile, e cila nuk ka ditur as të rrisë kualifikimin e fuqisë punëtore të Kosovës, as nuk ka ditur të mbështesë bujqësinë në përpjekjet e saj për të dalë nga primitivizmi, as nuk ka ditur të nxisë sektorin privat në industri të lehtë e në agro-përpunim, e as nuk ka ditur të mbrojë sektorët me rëndësi strategjike kombëtare, industritë e rënda dhe energjinë.

 

Situata ekonomike është në dekadencë, remitancat janë ndjeshëm në rënie dhe buxhetin e mban më këmbë vetëm tatimi i mallit që hyn në dogana. E të mbijetosh pa prodhuar e pa punuar, po vetëm duke tatuar atë që konsumon ta garanton varfërinë. Jo vetëm varfërinë, po edhe varësinë komplete. Ta garanton edhe shthurjen e përbërjes sociale, siç ndodh në Kosovë ku tashmë jo vetëm që është shfaqur analfabetizmi si pasojë e rrënimit të arsimit fillor, por ky analfabetizëm ka nisur edhe të diplomohet, edhe të doktorohet, edhe të qeverisë. Ta garanton papunësinë e të rriturve, që mbajnë sytë e shpresën jashtë vendit, në mundshin të emigrojnë, ashtu siç garanton edhe punësimin e minorenëve, që mbushin rrugët duke shitur paketa e duke lypur për mbijetesë. Ta garanton shfaqjen e krimit ordiner, vjedhjeve e drogës, jo vetëm në mëhallat periferike po gjer edhe në stacion të policisë. E t’i garanton goxha shumë standarde të tjerë, që s’merret vesh a po na çojnë vërtet drejt Evropës, siç thotë qeveria, apo tjetërkund…

 

Thaçi po kërkon ta rrisë rrogën e vet nga 1450 euro në 2320 euro. Nëse më parë paguhej sa 6 paga mesatarë, tani do të paguhet sa 9 paga mesatarë. Nëse më parë paguhej sa 9 paga minimale, tani do të paguhet sa 14 të tilla. Në të njëjtën kohë që, fjala vjen, presidenti i ri francez, François Hollande, i uli gjithë pagat e pushtetarëve me 30% jo vetëm për shkak të krizës, po edhe për shkak të nevojës për më shumë kohezion social midis qeverisësve e të qeverisurve.

 

Rritja e dallimit, thellimi i hendekut midis qytetarit mesatar dhe qeveritarit mund të thuhet se tjetërson më shumë të fundit se sa të parin. Pa paragjykuar këtu se a ka vërtet nevojë Thaçi apo cilido qoftë kryeministri për ato para e për atë rrogë të rritur, është me vend të theksohet se qëllimi i qeveritarit do të duhej të qe rritja e rrogës mesatare dhe rritja e përqindjes së punësimit, e jo rritja e rrogës së vet me dekret kuvendi. Sigurisht që të marrësh kthesë pozitive kah parametrat ekonomikë nuk është gjë e lehtë, do aftësi intelektuale, profesionale e njerëzore, do punë e moral, po veç këto do të mund ta justifikonin rritjen e rrogës së një kryeministri.

 

E, meqë këto kritere s’janë e as duket se do të jenë ndonjëherë te Thaçi, s’na mbetet të komentojmë gjë tjetër pos ylefesë së Salep Sulltanit arrogant e të atyre që e mbrojnë duke trumbetuar pa u skuqur hiç se “katrani zbardhëllon”.

 

E sa për popullin, dihet prej historisë që sa më shumë ulen kushtet e ekzistencës, sa më shumë shtypës bëhet mjerimi, aq më shumë shpresa ngjan e pabesueshme, e reja e pamundur. Sidomos ne shqiptarët, që historikisht kemi reaguar veç kur thika ka prekur në asht. Mirëpo e reja është e mundur, dhe shpresa është gjithnjë aty në formën e një reje që edhe pse e bardhë, pikërisht atëherë kur se pret mund ta lëshojë një shi e t’i pastrojë plehrat, t’i japë frymë qytetit e ta mbarsë dheun me fruta të mbara. E ndoshta i shpëlan edhe syzet e zeza e xhamat e zinj prej nga shohin e njohin .{/abo}