Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
13:59
22.11.2017

 Am 12. Juni waren im Fußballstadion von Prishtina 5000 Frauenkleider nacheinander aufgehängt. Die albanische Aktionskünstlerin Alketa Xhafa Mripa, führte diese beeindruckende Aktion durch. Während des Krieges in Kosova wurden zwischen 20 und 50.000 Frauen vergewaltigt. Dieses Thema wird bis heute weit gehend tabuisiert. Die Frauen wurden dadurch zur doppelten Opfern gemacht. Zuerst

wurden sie massiv von serbischen paramilitärischen Verbänden, Polizeieinheiten und den Tschetniks vergewaltigt und dann als „unrein“ von patriarchalen geprägten Strukturen, vor allem auf dem Land weiter diskriminiert. In den letzten Jahren gehen aber immer mehr Frauen in Kosova mit diesem Problem offensiv um. Allerdings verweigert die Regierung bis dato, jegliche Entschädigung an die vom Vergewaltigung betroffenen Frauen. Die Aktion im Stadion von Prishtina ist ein weiterer Versuch mit dieser Diskriminierung Schluss zu machen. Frau Alketa Xhafa Mripa erklärte gegenüber der Zeitung „ Kult Plus“:  „Diese Idee Ist in meinem Kopf schon vor langer Zeit gereift. Es ist wichtig dieses Tabu infrage zu stellen. Ich hoffe auf künstlerische Art und Weise mit der Aktion dazu beizutragen, den Frauen in Kosova zu helfen. Gerade die Aktion einem Fußballstadion erregt große Aufmerksamkeit.“ Diese Aussage kann man nur zustimmen. Es ist von enormer Bedeutung, dass Frauen in Kosova elementar und grundsätzlich für ihre Rechte kämpfen.

 

Anbei das Interview welches Frau Mripa der Zeitung „ Kult Plus“ in albanisch  gab. 

 

Dokumentation 

Alketa Xhafa Mripa me rrëfimet e 5 mijë fustaneve

Alketa Xhafa Mripa

Ajo është rritur në një familje artistësh, si e vogël kur e kishte pyetur mësuesja se çfarë do të bëhej kur të rritej, ajo ishte përgjigjur "artiste", po kur e kishte pyetur më pas se si do të jetonte me pagën e një artisteje, ajo vetëm kishte ngritur supet. Paralel me vëllaun e saj, Sislej Xhafa po mrekullojnë edhe botën me shpirtin e tyre artistik. Një mision më të veçantë ka tashmë, në prag të 12 qershorit, në ditën e çlirimit të Kosovës, Alketa Xhafa Mripa me instalacionin e saj "Mendoj për ty", po synon të çlirojë viktimat e dhunës seksuale që kanë pësuar gjatë luftës. E ardhur nga Londra, në një intervistë për KultPlus ka treguar për specifiken e këtij instalacioni të madh, si për nga pesha ashtu edhe nga projekti voluminoz, pasi që mendohet të ekspozohen afro 5 mijë fustane grash, me to edhe rrëfimet e tyre në hije. Alketa Xhafa Mripa që nëpërmjet artit synon ti thyejë tabutë, edhe me këtë instalacion po synon të bëj historinë, heshtjen e grave të dhunuara të mbështetura edhe nga gratë e tjera, tash pas 16 viteve, ta çojë më fuqishëm edhe përtej Kosovës

Ardianë Pajaziti

 

KultPlus: “Mendoj për ty”, është instalacioni i juaj i fundit që do ta prezantoni më 12 qershor, ka të bëj me mbledhjen e fustaneve nga gratë kosovare, me qëllim të mbështetjes së grave të dhunuara gjatë luftës në Kosovë, duhet të ketë një pikënisje për këtë ide, si ndodhi? 
Alketa Xhafa Mripa:
 Kjo ide është qysh moti, është një tabu që mua shumë më ka prekur dhe është një ide që në mënyrën time artistike, të kontribuojë në njëfarë mënyre. Pastaj para dy viteve, pak a shumë e kam realizuar në kokë se si do të dukej kjo vepër, pra në fushën e futbollit, me fustane, simbolikë e femrës. Në muajin mars e kam pasur ekspozitën personale në Londër, në Galerinë BAG, ku e kam bërë një miniversion të veprës “Thinking of you”, apo “Mendoj për ty”, por ka qenë një dhomë e mbushur me bari dhe kanë qenë të varura disa fustane, ku aty patë ardhur Anna Di Lellio, ku edhe i kam treguar pak a shumë idenë dhe se si kisha pasur dëshirë që kjo vepër të realizohet. Asaj i ka pëlqyer shumë ideja dhe ja ku jemi tash.



KultPlus: Është provuar deri tashti, që në forma të ndryshme të preket edhe kjo çështje. Por prej asaj që po shihet, projektet e mëhershme nuk kanë pasur këtë prekje që ka iniciativa “Mendoj për ty”, e ndjeje se do të pritej në këtë mënyrë? 
Alketa Xhafa Mripa:
 Unë nuk e di se çfarë është bërë më herët, por e di se ka pas rrjete dhe gra që kanë punuar rreth këtij drejtimi. Por se çfarë jam duke parë tash në këtë vepër, mund të them se jo vetëm gratë, por edhe burrat po na mbështesin, është një mbështetje e madhe. Të them të vërtetën, nuk e kam menduar se do të funksionoj në këtë mënyrë. Dhe gjëja më e mirë e gjithë kësaj është se para se të filloja veprën, unë kam biseduar me të mbijetuarat dhe pak a shumë e kam kërkuar lejen e tyre se a mundem diçka të tillë të bëjë, dhe e kam pasur mbështetjen e tyre të plotë. Kurse tash, pasi që kam shkuar ti vizitoj ato, janë shumë të kënaqura që iniciativa ka marr këtë hov, kjo ide ku pak a shumë s’ka identifikime, nuk ka emra por vetëm simbolizohet femra. 
 

KultPlus: Padyshim se rrobat e një njeriu bartin edhe kujtime për secilin, përgjatë grumbullimit të fustaneve po të rastis të dëgjosh rrëfime më specifike? 
Alketa Xhafa Mripa:
 E bukura e këtij projekti është se çdo fustan ka tregim, njerëzit nuk po japin vetëm një fustan, sepse shumica e fustaneve kanë histori, kanë rrëfime. Një nga gratë që më dhuroi fustanin e saj përgjatë këtyre ditëve më tregoi se fustanin që e kishte në dorë, ishte fustan nusërie që e ka veshur në atë kohë, por në momentin kur është viktimizuar i është ndaluar edhe nusëria. Një tjetër grua që ma ka dhënë fustanin, ishte fustani që e ka veshur në kohën sa ka qenë shtatzënë, sikurse që ka rrëfime edhe për fustanet e fytyrave publike, ku Vlora Citaku ka dhuruar fustanin që e ka pasur të veshur në ditën kur e ka nënshkruar Deklaratën e Pavarësisë. Ka edhe shumë, shumë rrëfime të tjera që po e bën edhe më specifike këtë instilacion. Çdo fustan ka tregim, kjo është e bukura e kësaj iniciative. 



KultPlus: Megjithatë, ju jetoni në Londër po morët mbi supe një projekt që synon të bëj bashkë të gjitha gratë kosovare, ka pas momente frike për peshën e këtij instalacioni? 
Alketa Xhafa Mripa:
 Kjo aspak nuk më frikëson, është një ndër ëndrrat e mija që jam duke e realizuar. Kur të vjen dita e 12 qershorit do të jem më emocionuese, kur edhe të shihet e gjithë vepra, e cila nuk është vetëm e imja, është e çdonjërit dhe e gjithë shoqërisë kosovare. Stadiumi është 70 me 100 metra, dhe të gjithë fustanet do të jenë të varura në varëse dhe më 12 qershor do të jetë e hapur 24 orë. Fustanet do të jenë ato që do të japin rrëfimin e tyre për të pranishmit.

KultPlus: Është e ndjeshme si çështje, sikurse që është edhe mjaftë e mbyllur. Si e keni menduar konceptin e këtij instalacioni, të depërtojë përtej Kosovës vetëm nëpërmjet medieve, apo keni ndonjë ide edhe më të thellë? 
Alketa Xhafa Mripa:
 Mendoj që edhe mediet ndërkombëtare do të jenë të kyçura më 12 qershor, sepse janë të interesuar, pasi që unë kam folur për këtë projekt në Londër dhe në New York dhe më kanë inkurajuar që kjo ide të mbërrijë çdo kund. Kjo është shumë vepër universale, sepse nesër kjo vepër mundet me të shkoj edhe në Pakistan edhe në Afrikë, pra është për të gjithë.

KultPlus: Gjithnjë në përkujtim të dhunës, viktimave, artistët e huaj kanë bërë instilacione të mëdha, si në ide ashtu edhe në hapësire, sikurse ishte ajo e fundit në Londër “Blood Sëept Lands and Seas of Red”, e mendoni se ky instilacion do të bëj historinë? 
Alketa Xhafa Mripa:
 Kjo vepër është bërë dy vite më herët, por si ide është prej pasluftës, duke dëgjuar tregime e duke u munduar që ti kuptoj, sepse nuk duhet të jesh në këpucët e dikujt për ta përjetuar atë ngjarje, por duhet të provojmë që edhe ti kuptojmë. 

KultPlus: Por ju po vazhdoni të njiheni si një artiste që provoni ti thyeni tabutë, ju keni bërë një projekt tuajin që ka qenë i ndërlidhur me gjidhënien, e tashti po prekni një çështje edhe më të ndjeshme. Mendoni se veprat e tua kanë një lidhje që kanë për qëllim edhe thyerjen e tabuve?
Alketa Xhafa Mripa:
 Po, mundohem ti prekë gjërat që janë tabu, edhe kur e patët fjalën për projektin tim mbi gjidhënien. Gjidhënia nuk është tabu vetëm në Kosovë, vazhdon të jetë edhe në Londër, dhe për këtë qëllim e kam realizuar idenë time të gjidhënies në një fabrikë të vogël. Në përgjithësi jam duke u munduar ti prek gjërat të cilat janë tabu, si këtu ashtu edhe jashtë Kosovës.

KultPlus: Dhe pas instalacionit “Mendoj për ty”, cila është pika e radhës e Alketa Xhafa Mripës
Alketa Xhafa Mripa:
 Pas kësaj, unë kam dëshirë që këto fustane të marrin një formë ndryshe dhe të jenë një instilacion apo skulpturë e përhershme në sheshin e Prishtinës. Po për këtë do të shohim më vonë. /KultPlus.com