Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
04:37
21.09.2019

HISTORIA E SHQIPËRISË - NË ENCIKLOPEDINË E LIRË

Historia e Shqipërisë  Nga Wikipedia, Enciklopedia e LirëShko te: navigacion, kërko

Historia e Shqipërisë në të vërtetë nuk përfshinë vetëm të dhënat historike të hapësirës gjeografike mbi të cilën gjenden teritoret shqiptare por edhe hapsirat tjera të banuara me shqiptarë e që kanë mbetur jasht kufijve të shqipërisë së sotme e që në të kaluarën kan qenë një tërësi shqipëri.

Tabela e përmbajtjeve

[fshih]

// [redaktoni] Lashtësia

Artikulli kryesor: Lashtësia

[redaktoni] Ilirët

Artikulli kryesor: Ilirët

Figura:Illyria.jpg

Iliria

Prejardhja e shqiptarëve nuk është e njohur përfundimisht, por të dhënat e nxjerra nga historia dhe nga gjuhësia, studimet arkeologjike dhe antropologjike na çojnë në përfundimin se Shqiptarët janë pasardhës të drejtpërdrejtë të Ilirëve të lashtë dhe këta të fundit ishin autoktonë në trojet e banuara prej tyre. Po ashtu edhe gjuha shqipe rrjedh nga gjuha e ilirëve, kalimi nga gjuha ilire në gjuhën shqipe me sa duket ndodhi midis shekujve të IV dhe VI. Disa studiues, megjithatë, i kundërshtojnë këto teza, duke arsyetuar se ilirët nuk ishin autoktonë dhe se shqipja rrjedh nga një dialekt i vdekur i gjuhës trake.

Mendohet se kultura ilire u zhvilluar nga koha e gurit dhe u shfaq në trojet e Shqipërisë rreth fillimit të kohës së bronzit, rreth 2000 p.e.s. Ilirët nuk përbënin një popullsi uniforme, por një përzierje të shumë fiseve që banonin në pjesën perëndimore të Ballkanit, nga çfarë sot është Sllovenia në veri-perëndim (dhe duke përfshirë) zonat e Epirit, i cili shtrihej thuajse deri në mes të Greqisë së sotme. Në përgjithësi, ilirët në zonat e larta të Shqipërisë ishin më të veçuar se ata në zonat e ulëta dhe kultura e tyre u zhvillua më ngadalë.

Shkrimtarë të lashtësisë rrëfejnë se Ilirët ishin njerëz të shoqërueshëm dhe mikpritës, të famshëm në guximin dhe trimërinë e tyre në luftë. Gratë Ilire kishin me drejtësi të drejta të barabarta në gjendjen me burrat, edhe në çështjen e prijësit të bashkësisë fisnore. Në çështjet e fesë, ilirët ishin paganë (pa fe të mirëfilltë) që besonin në një jetë të përtejme dhe varrosnin të vdekurit tok me armë dhe sende të ndryshme të menduara për përdorim vetjak.

Toka e Ilirisë ishte e pasur në minerale hekuri, bakri, ari, argjendi dhe ilirët u bënë mjeshtra në nxjerrjen dhe përpunimin e metaleve. Ata ishin mjeshtra të mëdhenj në ndërtimin e anijeve dhe madje detarë shumë të aftë; në të vërtetë, galerat e tyre të lehta dhe të shpejta të njohura si "liburnae" ishin me një skicim aq të lartë saqë romakët i trupëzuan ata në floten e tyre si një lloj luftanije të quajtur "Liburnia".

[redaktoni] Helenët

Artikulli kryesor: Helenët

Nga shekulli i VIII deri në atë të VI p.e.s. grekët themeluan një varg kolonish në truallin ilir, dy prej tyre nga më të spikaturit ishin Epidamnus (Durrësi i sotëm) dhe Apollonia (afër qytetit te Fierit). Prania e kolonive greke në dheun e tyre i solli ilirët në prekje me një qytetërim më të përparuar, i cili i ndihmoi ata të zhvillojnë kulturën e tyre, ndërsa nga ana e tyre ndikuan jetën ekonomike dhe politike të kolonive. Në shekullin e III p.e.s. filluan të dobësohen dhe u prishën përfundimisht.

Fuqimisht krahas me ngritjen e kolonive greke, fiset ilire filluan të zhvillohen politikisht përkatësisht nga njësi (qënie) të vogla e të thjeshta në më të mëdha e më të ndërlikuara. Në fillim ata krijuan lidhje (ushtarake) të përkohshme me njëri-tjetrin për qëllime mbrojtjeje dhe sulmimi, pastaj federative dhe ende më vonë, mbretërira. Prej tyre mbretëritë më të rëndësishme, të cilat lulëzuan nga shekulli i V deri në atë të II p.e.s., ishin ato të enkelajve, taulantëve, epirjotëve dhe të ardianëve.

Pas ndërluftimesh për pjesën më të mirë të shekullit IV p.e.s. kundër shtetit zgjerues Maqedon të Filipit II dhe Aleksandrit të Madh, ilirët u përballuan me një kërcënim më të madh nga fuqia rritëse e romakëve. Duke e parë truallin ilir si një urëlidhës për pushtimin në lindje të Adriatikut, Roma sulmoi dhe mundi Ilirët në vitin 229 p.e.s. të prirë nga mbretëresha Teuta dhe nga viti 168 p.e.s. vendosi një mbikqyrje të frytshme mbi Ilirinë.

[redaktoni] Romakët

Artikulli kryesor: Romakët

Romakët qeverisën Ilirinë e cila u bë krahina Illyricum për gjashtë shekuj. Nën qeverisjen romake shoqëria ilire pësoi ndryshime të mëdha, veçanërisht në pamjen e saj të jashtme lëndore (sendore, materiale). Arti dhe kultura lulëzuan, veçanërisht në Apolloni, shkolla filozofike e së cilës u bë e mirnjohur në lashtësi. Pasoi një shtrirje e madhe, megjithse, ilirët i përballuan përngjasimit (përvetësimit) të kulturës romake. Kultura ilire mbijetoi, poashtu me gjuhën ilire, megjithse shumë fjalë latine hynë në gjuhë dhe më vonë u bënë pjesë e gjuhës shqipe.

Krishterimi u shfaq në Iliri gjatë sundimit romak, rreth gjysmës së shekullit të I-rë. Në fillim fesë së re iu desh të ndeshej me kultet lindore (orientale), mes tyre atë të Mithra-s, perëndi persiane e dritës, e cila kishte hyrë në truallin ilir pas gjurmëve të rritjes ndërvepruese me zonat lindore të perandorisë. Për një kohë të gjatë iu desh të hahej me perëndi të adhuruara nga paganët ilirë. Rritja e qëndrueshme e bashkësisë së krishterë në Dyrrhachium (emri romak për Epidamnus) çoi në krijimin e një peshkopate këtu në vitin 58. Më vonë, qendra peshkopale u vendosën në Apollonia, Buthrotum (sot Butrint) dhe ScodraShkodra sot). (

Me kalimin e kohës perandoria nisi të dobësohet, ilirët, duke përfituar nga një traditë e gjatë zakonesh dhe mjeshtrish (aftësish) ushtarake, fitoi ndikim të madh në udhëheqjen ushtarake romake. Në të vërtetë, disa syresh mundën prej aty të bëhen perandorë. Nga mesi i shekujve të III-të dhe të IV-të frerët e perandorisë ishin pothuajse vazhdimisht në duart e perandorëve me prejardhje ilire: Gaius Decius, Klaudius Gotikus, Aureliani, Probusi, Diokleciani dhe Konstantini i Madh.

[redaktoni] Bizantinët

Artikulli kryesor: Bizanti

[redaktoni] Nga Iliri në Shqipëri

Kur Perandoria Romake u nda në atë të lindjes dhe atë të perëndimit në vitin 395, trojet e Shqipërisë së sotme u bënë pjesë e Perandorisë Bizantine. Në kohën e Perandorisë Romake, disa ilirë u ngritën në poste të larta në perandorinë e re. Tre perandorët që mbruajtën historinë e Bizantit (duke mbretëruar nga vitet 491 deri në vitet 565) ishin me prejardhje ilire: Anastasiusi I, Justini I dhe perandori më i njohur i Bizantit Justiniani I.

Në dhjetëvjeçarët e parë nën qeverisjen bizantine (deri në vitin 461), Iliria vuajti bastisjet shkatërruese të visgotëveve, hunëveostrogotëve. Jo shumë kohë pasi këta pushtues barbarë fshikulluan nëpër Ballkan, u shfaqën sllavët. Midis shekullit VI-të dhe VII-të ata u ngujuan në trevat ilire dhe vazhduan të përvetsojnë fise ilire pak a shumë ku ndodhet tani Sllovenia, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia. Fiset ilire të jugut, megjithkëtë përfshirë Shqipërinë e sotme i´u shmangën përvetsimit dhe ruajtën gjuhën e tyre amtare. dhe

Me kalimin e disa qindvjeçarëve, nën përplasjen me romakët, bizantinët dhe kulturën sllave, fiset ilire të jugut pësuan një shndërrim dhe pasoi një kalim nga popullata e vjetër ilire në shqipëtare të re. Si rrjedhojë, nga shekulli i VII-të deri në atë të XI-in, emri Iliri i hapi rrugë emrit, në fillim të përmendur në qindvjeçarin e 2-të nga gjeografi Ptolemeusi i Aleksandrisë, të fiseve Albanoi, të cilët banonin çfarë sot është qendra e Shqipërisë. Nga një fis i vetëm emri u përhap duke përfshirë pjesën e mbetur të vendit si Arbëri dhe, përfundimisht, Shqipëri (Albania). Zanafillat e kombëtarisë shqiptare duket ndodhën në atë kohë kur populli shqiptar vërejti se ata ndanin një truall të përbashket, emër, gjuhë, dhe trashëgimi kulturore. (Gjuhëtarët kanë përcaktuar se emri "Shqipëri" rrjedh nga ndajfolja "shqip", në kuptimin "qartë" (në kuptimin "flas qartë"; tek Buzuku: vjen me e thashunë shqip). Ky emër ka zëvendësuar emrin e vjetër Arbëri gjatë shekujve XVI-të dhe XVII-të. Hipoteza e prejardhjes nga emri "shqipe", ose "shqiponjë," pra "Shqipëri" - "toka e shqiponjës" është një hipotezë romantike, që nuk përputhet me realitetin shkencor.

Shumë kohë përpara së të ndodhte kjo, krishterimi u bë fe e themeltë e Shqipërisë, duke zëvendësuar politeizmin ilir dhe errësuar pjesën më të madhe të pamjes se jashtme njerëzore botërore dhe instituticionet e trashëguara nga qytetërimet greke e romake. Por, megjithëse vendi ishte nën zgjedhën e Bizantit, shqipëtarët e krishterë do perçaheshin ndërmjet pushtetit të Papës së Romës deri në vitin 732 dhe Kostantinopojes. Në këtë vit perandori ikonathyes bizantin Leo III, i zemëruar nga disa shqiptarë sepse këta kishin përkrahur Romën në Zënkën Ikonë-thyerëse, e shkëputi kishën shqiptare nga Papa i Romës dhe e vuri ate nën patriarkun e Konstantinopojës. Kur kisha e krishterë u ça në vitin 1054 midis Lindjes dhe Romës, Shqipëria e Jugut mbajti lidhjen e saj me Konstantinopojën ndërsa Shqipëria e Veriut iu rikthye pushtetit të Romës. Kjo çarje në kishën shqiptare shënoi thyerjen e parë fetare më të rëndë të vendit.

[redaktoni] Kultura mesjetare

Artikulli kryesor: Arti mesjetar në Shqipëri

Në pjesën e mëvonshme të mesjetës, shoqëria qytetare shqiptare arriti një pikë të lartë të zhvillimit. Tregu i jashtëm lulëzoi në një shtrirje të atillë saqë trgetarë të mëdhenj shqiptarë kishin agjensitë e veta në Venedik, Raguzë (Dubrovniku i sotëm, Kroaci) dhe Selanik, Greqi. Mbrothësimi i qyteteve nxiti gjithashtu zhvillimin e edukimit dhe arteve.

Shqipja, megjithkëtë, nuk ishte gjuha e përdorur nëpër shkolla, kisha dhe ndërveprimet zyrtare qeveritare. Në vend të saj, greqishtja dhe latinishtja, të cilat kishin mbështetjen e fuqishme të shtetit dhe të kishës, ishin gjuha zyrtare e kulturës dhe literaturës.

Sistemi i ri drejtues i çështjeve, ose krahinat ushtarake të krijuara nga Perandoria Bizantine, ndihmuan në mundësinë e ngritjes së feudalizmit në Shqipëri, kur ushtarët katundarë që u shërbyen zotave ushtarakë u bënë bujqrobër në pronat e tokave të tyre. Midis familjeve prijëse fisnike feudale shqiptare qenë Topiajt, Ballshajt, Shpatët, Muzakët, Arianitët, Dukagjinët, dhe Kastriotët. Tre të parët prej këtyre u ngritën të bëhen sundimtarë të principatave që ishin praktikisht të pamvarura nga Bizanti.

[redaktoni] Perëndimi i bizantit

Skanderbeg

Skanderbeg

Duke zotëruar pjesërisht, dobësinë e Perandorisë Bizante Shqipërinë, duke nisur nga qindvjeçari i 9-të, Shqipëria ra nën zotërim të plotë ose të pjesët të një vargu fuqish të huaja si: kryqëtarët Bullgarë, Normanë, Angjevinët e Italisë së jugut, Serbët, dhe Venedikasit. Pushtimi përfundimtar i vendit në vitin 1347 nga Serbët, të prirë nga Stefan Dushan, shkaktoi shpërngulje masive të shqiptarëve jashtë shtetit, veçanërisht në Greqi dhe në ishujt e Egjeut. Nga mesi i shekullit të XIV-të, sundimi Bizantin mori fund në Shqipëri, pas gati 1.000 vjetësh.

Pak dhjetvjeçarë më vonë vendi u përball me një kërcënim të ri, atë të Turqëve, të cilët në këtë pikë ishin duke shtrirë fuqinë e tyre në Ballkan. Turqit osmanë pushtuan Shqipërinë në vitin 1388 dhe plotësuan pushtimin e vendit rreth dyzetë vjet më vonë (1430. Por pas vitit 1443 një shqiptar i gjenisë ushtarake - Gjergj Kastrioti (1405-1468), i njohur si Skënderbeu bashkoi rreth vetes princat shqiptarë dhe arriti të shporrte pushtuesit nga vendi. Për 25 vjetët e tjerë, duke vepruar jashtë fortesës së tij në qytetin malor të Krujës, Skënderbeu fshikulloi çdo përpjekje të turqve të rimarrin Shqipërinë, të cilën ata e parashikuan si një trampolinë për një pushtim të Italisë dhe Evropës Perëndimore. Lufta e tij e pabarabartë kundër fuqisë më të fortë të asaj kohe fitoi vlerësimin e Evropës si edhe disa përkrahje në formë parash dhe ndihme ushtarake nga Napoli, Papa i Romës, Venediku, dhe Raguza. Pas vdekjes së tij, qëndresa shqiptare ra pak nga pak, duke aftësuar turqit të ripushtojnë vendin nga viti 1506.

Lufta e gjatë e Skënderbeut të mbante Shqipërinë të lirë u bë shumë domethënëse për shqiptarët, sepse fuqizoi njëqënësinë (unitetin) e tyre, i bëri ata më të ndërgjegjshëm mbi ngjashmërinë e tyre kombëtare, dhe shërbeu më vonë si një burim i madh frymëzimi në luftën e tyre për bashkim kombëtar, liri dhe pamvarësi.

[redaktoni] Perandoria otomane

Artikulli kryesor: Perandoria Osmane

[redaktoni] Rilindja kombëtare

Artikulli kryesor: Rilindja Kombëtare

Nga mesi i shekullit të XIX-të Turqia ishte në grahmat e "Çështjes Lindore", në kohën që ballkanasit, duke përfshirë edhe shqipëtarët, kërkonin të plotësonin ëndrrën e tyre kombëtare. Për të mbrojtur dhe përkrahur interesat e tyre kombëtare, shqiptarët u mblodhen në Prizren, një qytet i Kosovës, në vitin 1878 dhe krijuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Lidhja kishte dy qëllime kryesore, atë politike dhe atë kulturore. Së pari, u përpoq (pasukses) të bashkonte të gjitha trojet shqiptare - atë kohe të ndara ndër katër vilajete, ose krahina, e Kosovës, e Shkodrës, e Manastirit, e Janinës - në një shtet vetqeverisës brenda sistemit të Perandorisë Osmane. Së dyti, mprehi një lëvizje për zhvillimin e gjuhës shqipe, letërsisë, arsimimit, dhe kulturës. Në vijë me programin e dytë, në vitin 1908 udhëheqësit shqiptarë u takuan në qytetin e Manastirit (tani Maqedoni) dhe përshtatën një alfabet kombëtar. Ai bazohej më së shumti në shkrimin latin, ky zëvendësoi disa alfabete të tjera, duke përshire alfabetin arab dhe grek, që ishin gjer në atë kohë në përdorim.

Lidhja Shqiptare, nën trysninë e fuqive evropiane, u shtyp nga turqit në vitin 1881. Këtë e bëri Evropa për ta penguar krijimin e një shteti të ri të proveniences muslimane në Evropë, me shumicë fetare muslimane. Këtë Evropa e shpjegoi me gjoja alarmimin e Turqisë nga synimi i fuqishëm kombëtar brenda Lidhjes Shqiptare. Që atëherë, megjthkëtë, lidhja u bë një simbol i zgjimit kombëtar të Shqipërisë, dhe idetë dhe qëllimet e saja ushqyen shtysën që kulminoi më vonë në pavarsinë kombëtare.

Kur Turqit e Rinj (Gjon Turqit), që kishin marre pushtetin në Stamboll në vitin 1908 shpërfillen zotimet e tyre të bëra shqipëtarëve të bëjnë reforma demokratike dhe dhënies së vetvendosjes (autonomisë), shqipëtarët u hodhën në luftë të armatosur, e cila, në fund të tre vjetësh (1910-1912), detyroi turqit për pasojë, t´u plotësonin kërkesat e tyre. Të alarmuar nga ardhmëria e autonomisë shqiptare, fqinjët ballkanas të Shqiperisë, që kishin bërë tashmë plane për copëtimin e vendit, i shpallën luftë Turqisë në tetor 1912, dhe ushtritë greke, serbe dhe malazeze përparuan në trevat Shqiptare.

Për të shmangur asgjësimin e vendit, të dërguarit e kombit u takuan në një kongres në Vlorë. Ata udhehiqeshin nga Ismail Qemali, një shqiptar që kishte pasur pozita të larta në qeverinë osmane. Me 28 nëntor 1912, kongresi nxori thirrjen, e cila shpalli pavaresinë e Shqipërisë.

[redaktoni] Pavarësia e Shqipërisë

[redaktoni] Krijimi i shtetit të ri

Pak kohë pas mundjes së turqve nga lidhja ballkanike, në dhjetor të vitit 1912 u thirr në Londër një konferencë ambasadorësh të Fuqive të Mëdha (Britanisë, Gjermanisë, Rusisë, Austro-Hungarisë, Francës dhe Italisë) për të vendosur mbi daljen e çështjeve të ngritura nga konflikti (lufta). Me mbështetjen e dhënë shqiptarëve nga Austro-Hungaria dhe Italia, konferenca ra në ujdi të krijohej një shtet i pamvarur shqiptar. Por, në vendosjen e kufinjve të shtetit të ri, duke pasur trysni të forta nga fqinjët e Shqipërisë, Fuqitë e Mëdha nuk njohën gjërësisht realitetin demografik dhe dorezuan rajonin e gjërë të Kosovës serbëve, ndersa në jug, Greqisë iu dha pjesa më e madhe e Çamërisë, një pjesë e zonës së vjetër të Epirit me qendër në Lumin Thíamis. Shumë vëzhgimtarë dyshuan nëse shteti i ri do të ishte i zbatueshëm me rreth gjysmën e tokave dhe popullsisë shqiptare të lëna jashtë kufinjve të saj, veçanërisht meqënëse këto treva ishin më prodhimtaret në drithëra dhe mbareshimin e bagëtive. Nga ana tjetër, një bashkësi e vogël rreth 35.000 veta me kombësi greke u perfshinë brenda kufinjve të Shqipërisë. (Megjithëkëtë, Greqia që numëronte të gjithë shqiptarët e besimit ortodoks - 20 përqind të popullsisë - si greke, pohonte se numri i popullsisë me kombësi greke ishte më i madh seç mendohej). Që atëherë e më pas, pakicat greke e kosovare mbeten tema shqetësuese në marrdhëniet Shqiptaro-Greke dhe Shqiptaro-Jugosllave.

Fuqitë e Mëdha poashtu caktuan një princ gjerman, Wilhelm zu Wied (Vilhelm cu Vid), si qeverisës të Shqipërisë. Vilhelmi mbërriti në Shqipëri në mars 1914, por mosnjohja e tij me Shqipërinë dhe problemet e saja, të përziera nga ndërlikimet e ngritura nga shpërthimi i Luftës së Parë Botërore, e çuan atë në lënien e Shqiperisë gjashtë muaj më vonë. Lufta e zhyti vendin në një krizë të re, kur ushtritë e Austro-Hungarisë, Francës, Italisë, Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë e zaptuan dhe pushtuan atë. E lënë pa ndonjë udhëheqje politike apo autoritative, vendi ra në kaos dhe fati i tij varej në fije të perit. Në Konferencën e Paqes të Parisit pas luftës, shuarja e Shqipërisë u shmang kryesisht nga përpjekjet e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Woodrow Wilson (Vudrou Uillson), i cili kundershtoi një plan të Britanisë, Francës dhe Italisë të ndarjes së Shqipërisë midis fqinjve të saj.

Një kongres kombëtar, i mbajtur në Lushnjë në janar 1920, hodhi themelet e qeverisë së re. Në dhjetor të po këtij viti Shqipëria, këtë herë me ndihmën e Britanisë, u pranua në Lidhjen e Kombeve, kështu duke fituar për herë të parë njohjen ndërkombëtare si një shtet dhe komb vetëvendosës.

[redaktoni] Peshkop Noli dhe Mbreti Zog

Ahmet Zogu

Ahmet Zogu

Në fillim të viteve të 20-ta shoqëria shqiptare ishte e ndarë midis dy grupimeve politike thellësisht opoziatare. E para, përbehej prej klasës së bejlereve dhe agallarëve, pronarë të mëdhenj tokash, që mbas Shpalljes së Pavarësisë, u ishin veshur veprimtarisë politike dhe që në njëfarë mënyre përfaqësonin forcat e vjetra tradicionale shqiptare. Në ballë të tyre shquhej sidomos Ahmet Zogu, një feudal i vogël fisnor nga rrethi i Matit. Grupi i dytë përbëhej prej intelektualëve, tregëtarëve progresistë dhe politikanëve me prirje demokratike, të cilët synonin modernizimin e Shqipërisë sipas standarteve të Evropës Perëndimore dhe Amerikane. Ky grupim udhëhiqej prej Fan Stilian Nolit, një peshkop ortodoks i edukuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këto forca politike, krejtësisht të kundërta në program dhe përbërje, përfaqësonin në shkallë të vogël natyrën thellësisht kontradiktuese të politikës shqiptare në fund të Luftës së Parë Botërore.

Në periudhën midis vitit 1920 dhe 1924 forcat liberale u fuqizuan së tepërmi dhe në vitin 1924 një kryengritje popullore e detyroi Ahmet Zogun të largohej nga Shqipëria për në Jugosllavi. Në pozitën e kryeministrit të qeverisë së re shqipatare, Noli i'u përvesh një programi social që synonte një reformë të plotë agrare dhe modernizimin e infastrukturës administrative të vendit sipas shembullit të demokracive perëndimore. Sidoqoftë, ky program hasi në kundërshtimin e klasës së bejlereve të mëdhenj, të cilët nuk donin të humbisnin pozitën e tyre të lartë në drejtimin e shtetit. Qeveria e Nolit, gjithashtu, nuk arriti dot të sensibilizonte opinionin ndërkombtar në ndihmë të Shqipërise. Qeveria e vetme që e njohu Shqipërinë në arenën ndërkombëtare ishte vetëm regjimi i ri Sovjetik i Leninit. Për pasojë, qeveria e Nolit është konsideruar tepër idealiste dhe në menyrë përfundimtare, një eksperimentim i pafat në politikën shqiptare. Në krye të gjashtë muajve Noli ra nga fuqia dhe Zogu u rivendos si kryeministër i Shqipërisë me ndihmën tepër zemërgjërë të Ushtrisë Jugosllave.

Zogu rifilloi sundimin e tij katërmbëdhjetëvjeçar në Shqipëri në fillim si president i Shqipërisë (1925-1928) dhe më vonë si Zogu I Mbret i Shqiptarëve. Revolucioni demokratik i Nolit i la një përshypje të thellë Zogut dhe ai e kuptoi që nëse Shqipëria kishte për të bërë përpara atëherë ai duhej të ndërmerrte disa reforma domethënëse. Si rezultat, Zogu ishte i sukseshëm në vendosjen e rregullit dhe rendit publik dhe hapi shumë shkolla fillore dhe disa të mesme (në analizë të fundit të pamjaftueshme, meqënëse Shqipëria ishte kryesisht analfabete deri në fund të Luftës së Dytë Botërore). Këto reforma kishin pamjen e një skllavërimi kombëtar pasi në sigurimin e mjeteve financiare Zogu e lidhi veten kokë e këmbë mbas Italisë. Financimet dhe traktatet e shumta, që ai ndërmori me qeverinë fashiste të Mussolinit e bënë Shqipërinë virtualisht një koloni Italiane shumë kohë më parë se ardhja e Ushtrisë Italiane në Shqiperi. Në vitin 1939 Italia pushtoi Shqipërinë dhe e detyroi Zogun të largohet në fillim në Greqi dhe më vonë në Egjipt.

Baza mbështetëse e Zogut ishin bejlerët e Shqipërisë jugore dhe bajraktarët e veriut. Duke shfrytëzuar këto lidhje dhe duke u mbështetur në ndihmat financiare të Italisë dhe në një xhandarmari të stërvitur dhe udhëhequr nga oficerë të huaj, Zogu solli njëfarë stabiliteti në Shqipëri. Ai vendosi autoritetin shtetëror në zonat e thella malore, uli kriminalitetin, hodhi themelet e sistemit të ri arsimor dhe ndërmori disa hapa në modernizimin e jetës sociale të vendit. Sidoqoftë sukseset ishin shumë më të vogla në numër nëqoftëse krahasohen me dështimet e tij. Ligjërisht, Zogu ishte një monark që i bindesh kushtetutes së vendit, kurse de facto ai ishte thjesht një diktator mondan. Zogu dështoi në zgjidhjen e promblemit më themelor shqiptar, atë të reformës agrare. Për eliminimin e urisë Zogu importonte drithra në shuma të kosiderueshme, por, sidoqoftë, fshatarësia përsëri ngeli në një gjendje të mjerueshme që detyroi masat e thjeshta popullore të emigronin jashtë shtetit. Për më tepër Zogu u mohoi shtetasve të tij të drejtat qytetare dhe civile të cilat krijuan kushte të favorshme për kryengritje të shpeshta ndaj regjimit të tij. Ai neglizhoi klasat intelektuale dhe punëtore, përhapi korrupsinon shtetor dhe persekutoi opozitën politike. Këto masa mundësuan krijimin e grupeve dhe celulave të para komuniste të Shqipërisë.

[redaktoni] Lufta e Dyte Botërore

Artikulli kryesor: Shqipëria në luftën e dytë botërore

Në tetor të 1940 forcat italiane e përdorën Shqipërinë si një bazë ushtarake për të pushtuar Greqinë, por ata u zmbrapsen shpejt në Shqipëri. Pasi Gjermania naziste mundi Greqinë dhe Jugosllavinë në vitin 1941, krahinat e Kosovës dhe Çamërisë i´u bashkangjitën Shqipërisë, duke krijuar kështu një shtet shqiptar të bashkuar kombësisht. Shteti i ri zgjati deri në nëntor 1944, kur gjermanet që kishin zëvendësuar forcat pushtuese italiane duke ndjekur dorëzimin e Italisë u tërhoqen nga Shqipëria në vitin 1943. Kosova iu ritrupëzua pjesës serbe të Jugosllavisë dhe Çamëria greqisë.

[redaktoni] Shqipëria socialiste

[redaktoni] Shteti stalinist

Enver Hoxha

Enver Hoxha

Sunduesit e rinj të Shqipërise trashëguan një vend jashtezakonisht të varfër, të persekutuar nga analfabetizmi, gjakmarrja fisnore, shumllojshmëria e semundjeve epidemike dhe mungesa fantastike e të drejtave më themelore civile dhe qytetare. Për eliminimin e tyre komunistët ndërmoren një program radikal modernizimi që synonte pavarësine sociale dhe ekonomike të Shqipërise, si një suplementim të reformave të filluara qysh nga Shpallja e Pavarësisë në Vlorë1912.

Akti i parë i qeverisë së re ishte ajo e një reforme agrare pa kompromis. Tokat e bejlerve dhe agallarëve u ndanë në ngastra më të vogla dhe i'u dhanë atyre fshaterëve që ose nuk kishin tokë, ose që deri në atë kohë kishin shërbyer si sejmenë dhe bujkrobër. Kjo masë theu gjithashtu dhe bazën fuqimore të klasës së bejlerëve. Për më tepër, qeveria shtetëzoi industrinë, bankat dhe gjithë kapitalin tregtar dhe të huaj në vend. Pak kohë mbas reformës agrare filloi kolektivizimi i tokës, proces i cili mbaroi në 1967. Si rezultat, fshatarësia humbi tokën që i'u dha në fund të Luftës së Dytë Botërore. Socializmi nën udhëheqjen e Enver Hoxhës u përhap në zonat e thella malore dhe për pasojë shkaterroi institucionin e vjetër tradicional të kanunit, lidhjet e ngurta fisnore dhe strukturën patriarkale të familjes.

Për sigurimin e mjeteve finaciare dhe teknologjike, si dhe për financime ushtarake dhe politike, Shqipëria aderoi në kampin komunist me Jugosllavinë (1944-48), BRSS (1948-61) dhe Kinën (1961-78). Ekonomikisht, Shqipëria përfitoi së tepërmi nga këto aleanca. Qindra milionë dollarë u investuan në industrinë e rendë dhe mekanizmin e mjeteve të prodhimit. Me mijëra këshilltare dhe specialistë erdhën në Shqipëri për të mbikqyrur zhvillimin e ekonomisë. Për pasojë, popullsia shqiptare doli nga errësira shumëshekullore dhe për disa kohë mundi të gëzonte një standart relativisht të lartë jetese. Politikisht, Hoxha u zhgenjye me aleatët e tij komunistë dhe u nda me secilin prej tyre, duke i akuzuar për tradhëti ideologjike ndaj kauzës së proletariatit dhe paqësim me Perëndimin kapitalist. E izoluar nga Perëndimi dhe Lindja së bashku, Shqipëria adoptoi kursin e ndërtimit të socializmit "me forcat e veta" duke u pozicionuar si vendi i vetëm stalinist në gjthë bllokun komunist.

Programi Enverist për modernizmin dhe trasnformimin e Shqipërisë nga një vend i prapambetur në një shoqëri industriale të përparuar ishte në një farë menyre një sukses i jashtëzakonshëm dhe me të vertete brenda katër dekadash Shqipëria përparoi shumë në zhvillimin e bujqësisë, industrisë, arsimit, arteve dhe kulturës. Një arritje e veçantë ishte tharja e zonave moçalore bregdetare dhe kthimi i tyre nga zona malarike në toka bujqësore dhe industriale. Gjithashtu simbolik ishte edhe zyrtarizimi i dialektit toskë të shqipes dhe më pas Kongresi i Drejtshkrimit.

Sidoqoftë shtypja politike i errësoi këto arritje kombëtare. Në kundërshtim me nenet e Kushtetutës qeverisja e Hoxhës u karakterizua nga persekutimi policor i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit, i njohur thjesht si Sigurimi. Për eliminimin e pakënaqësisë, qeveria përdori shpesh (por jo përheëe) përsekutimin e udhëheqjes në rradhët e Partisë dhe në mënyre më pak të ndjeshme atë të popullsisë në përgjithësi. Ata që kritikonin Partinë dhe drejtuesit e shtetit në veprat e tyre, qoftë kulturore, editoriale, ose thjesht propagandistike përjashtoheshin nga puna, burgoseshin në kampe të punës së detyrueshme ose thjesht ekzekutoheshin. Udhëtimi jashtë shtetit ishte i ndaluar për të gjithë përveç atyreve që shkonin me punë ose sponsorizim shtetëror. Në 1967 praktikimi fetar u ndalua pasi udhëheqja e shikonte fenë si një institucion feudal mesjetar që pengonte bashkimin dhe përparimin kombëtar. Vendet e kultit u mbyllen dhe në shume raste ose u shkatërruan ose u kthyen në shtëpi për veprimtari rinore. Shpëtuan vetëm ato që përbënin pasuri kulturore si Xhamia e Ethem Beut në qëndër të Tiranës.

[redaktoni] Rënia e komunizmit

Refugjat nga Kosova

Refugjat nga Kosova

Mbas vdekjes së Enver Hoxhës më 1985, zëvendësuesi i tij, Ramiz Alia, u përpoq ta ruante strukturën e sistemit ekzistues, por në të njëjtën kohë tentoi të implementonte reforma, në mënyrë që të revitalizonte ekonominë që në atë kohë po bënte në vend numero. Si rezultat ai lejoi investime nga firma të huaja në Shqipëri dhe shtoi marrëdhëniet diplomatike me vendet Perëndimore. Sidoqoftë me rënien e komunizmit në Evropën Lindore në vitin 1989, shumë segmente të shoqërise shqiptare filluan nja aktivizim politik më të vendosur dhe filluan agjitimin kundër qeverisë. Grupet më aktive ishin ato më të zhgënjyerat intelektualët, proletariati dhe rinia studentore. Në përgjigje të kërkesave të tyre Ramiz Alia u dha shqiptarëve të drejtën për udhëtim jashëte shtetit, zbuti fuqitë ekzekutive të Sigurimit, rivendosi liritë fetare dhe adoptoi disa masa të ekonomisë së lirë. Në dhjetor të 1990 Alia legalizoi krijimin e partive politike, kjo sinjalizoi fundin e monopolit komunist mbi ekzekutivin.

Masë mbas mase, kontrolli absolut i shtetit mbi shoqerinë shqiptare u dobësua. Pasiguria politike, ekonomike dhe shoqërore solli rënien e shumë qeverive midis 1990 dhe 1992. Në mars të vitit 1992 fitorja vendimtare e Partisë Demokratike solli në fuqi Sali Berishën, presidentin a parë të zgjedhur në një skenë demokratike dhe elektorale qysh prej Fan Nolit.

Përparimi shqiptar drejt reformës demokratike mundësoi pjesemarrjen shqiptare në Konferencën për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë, e cila solli fundin e izolimit makabër shqiptar. Përjekjet për krijimin e një ekmonomie të lirë sollën kriza të vazhdueshme, por gjithashtu mundësuan sjelljen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga komuniteti ndërkombëtar. Në këtë menyrë, Shqipëria filloi integrimin e politikës dhe institucioneve të saj me Perëndimin, pjesë e të cilit shqiptarët e kanë konsiduruar përherë veten.

Dështimi i shumë firmave piramidale investimi shkaktuan rënien e ekonomisë dhe më vonë të qeverisë në fillim të vitit 1997. Rreth një e treta e popullisë e gjetën vetën të varfër sa hap e mbyll sytë. Dhuna u shtua dhe turma popullore rrëmbyen armë, banda kriminale kontrollonin zona të tëra të vendit. Në përgjigje të kësaj, OKB dërgoi trupa paqëruajtëse në mars të atij viti. Partia socialiste fitoi zgjedhjet parlamentare në qershor 1997 dhe sekretari i Partisë Rexhep Mejdani u zgjodh President i ri i Shqipërisë.

1999 vendi mirëpriti rreth 450,000 shqiptarë të Kosovës që i largoeshin dhunës serbe në Kosovë.

[redaktoni]