Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
17:54
24.09.2017

Pothuajse të gjithë shqiptarët duan të jenë pjesë e BE-së. Kasta politike e Kosovës dhe e Shqipërisë propagon gjithashtu këtë qëllim, madje edhe si mundësi për zgjidhjen e të gjitha problemeve. Me këtë rast, sidoqoftë, nuk venerohet fare fakti se BE-ja ëshët një Lidhje fragjile, lehtësisht e shkërmoçshme e shteteve kapitaliste. Ky projekt po i afrohet fundit të tij. Largimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian është një shenjë sinjifikative e këtij procesi.

 

Në shumë rrafshe BE-ja e sotshme të bën të mundur krahasimin me procesin e rënjes, respektivisht shkërmoçjen e Jugosllavisë të fundit të viteve të tetëdhjeta. Historia nuk mund të përsëritet vetëm si farsë, por edhe si tragjedi. Për këtë, po sjell më poshtë, disa teza.



1. Në fllim të viteve tetëdhjeta Jugosllavia ishte konfrontuar me rritën enorme të çështes së borgjeve. Borgji i jashtëm i Jugosllavisë atëbotë kishte kaluar 20 miliardë $. Nga fillimi i viteve tetëdhjetë po aplikohej një program masash kursimi me qëllim që të mudn të riktheheshin këstet e borgjeve. Në ët njejtën kohë po sforcohej konkurenca mes republikave jugosllave. Në vitin 1987 inflacioni arriti tek 1000 % dhe filluan largimet masive të punëtorëve nga puna. Klasa punëtore e asaj epoke, veçanërisht në Bosnjë, kishte arritur të organizoj greva masive me karakter multinacional. Udhëheqësit politik të republikave veç e veç, në këtë gjendje të krijuar, kishin hequr dorë nga retorika internacionale dhe i ishin dorëzuar retorikës nacionale, duke fajësuar për borgje kombet tjera të federatës. Në Evropë sot mund të konstatohet një gjendje pak a shumë e ngjashme me atë të Jugosllavisë. Në Europë skenarët politik i dominon vetëdija nacionale, respektivisht ajo nacionaliste. Nuk ka një komb europian, po aq sa nuk kishte as një komb jugosllav, megjithëse përpjekjet për inxhinjeringun e tij nuk munguan (përjashtim ishin shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni), ashtu siç ka tendenca ët bëhet edhe në BE.



2. Evropa sot ballafaqohet krahas protestave me karakter social në Greqi, në Spanjë, në Itali,,, por veçanrisht përmes grevave masive në Francë, që po mbahen në shenjë të luftës kundër ndryshimit të orarit të punës dhe në mbrojtje kundër pushimit nga puna. Në kuadër të ligjeve për gjendjen e jashtëzakonshme në Francë është aplikuar e ashtuquajtura reformë e tregut të punës. BE-ja aktualisht po karakterizohet me sulmet mbi të drejtat e klasës punëtore. Kjo ka të bëjë me ruajtjen e çimentuar të fitimeve të borgjezisë nacionale. Prandaj po aplikohen krejt hapur masa emergjente. Demokracia qytetare është konvertuar në masë dhe me vetëdije në një copëz letre pa vlerë. “Internacionalizmi” qytetar (Firmat e zhvendosura, lufta për dominim në Europë) është ngushtësisht e ndërlidhur me nacionalizmin lokal.




3. Faktori dominues në Evropë është imperializmi gjerman, i cili vetëm në Evropën lindore ka realizuar 11.000 investime të drejtpërdrejta dhe po provon të zhvendosë prodhimin në rajonet ku pagat janë të ulta si në Bullgari e Rumani. Konkurenca është faktori dominues mes disa grupeve të kapitalit në Europë, të cilat, si edhe më parë, janë të ndërlidhura me Shtetin-komb si përmbarues real ( Schäuble) dhe mbrojtës e përfaqësues i interesave nacionale. Konkurrenca përmes tregjeve të sakatuara, ashtu si edhe nga fuqia e rikther blerëse nuk është dobësuar, por madje është forcuar. Nuk ka një Shtet-komb europian ashtu si nuk ka as një Kapital europian. Për tirmën Fiat në Itali nuk mund të jetë krejt e parëndësishme nëse ajo gjithnjë e më shumë humbet njësit e saj kundruall gjigantëve të industrisë auto njëohësisht edhe italiane edhe gjermane, përderisa humbet mobilistike gjermane.



4. Debati në lidhje me politikën e "Bankës Qendrore Evropiane" është një shembull se sa shumë konkurrenca e fortë ka minuar projektin "Bashkimit Evropian". Gjatë procesit të thyerjeve të brendshme në vendet ku është zhvendosur kapitali i koorporatave të fuqishme dhe gjatë shpërfaqjes së shenjave të dështimit të ofenzivës së eksportit gjerman në drejtim të Kinës dhe Amerikës Latine, kriza në Europë vetëm sa do të forcohet. Në fund fare, Berlin, në një farë kuptimi, do të tentojë që mos ta zotëroj vetëm Europën në mënyrë indirekte. Në stilin e sforcuar dhe në ngjitje si Beogradi, që kishte vepruar brenda Jugosllavisë, Berlini do ta provojë që zotërimin indirekt ta zëvendësojë me atë direkt. Kjo sjellje e Berlinit do ta përshpejtojë fundin jo vetëm të Njësisë së Europës, por do ta shkatërrojë edhe krijesën e BE-së në stilin ala Jugosllavi.



5. Qysh tashti Europa është një grumbull shtetesh nacionale lara-lara me interesa nga më kundërthënëset dhe me pikëpamje politike krejt të ndryshme. Në fundin e Jugosllavisë, disa nga Republikat e saj orjentoheshin fare hapur nga Rusia, një pjesë tjetër nga Uashingtoni dhe Berlini. Megjithatë historia nu përsëritet krejt njejtë. Por ajo lejon që të krijojmë një farë bilanci: Hungaria, Serbia e në një masë të madhe edhe Bullgaria po orjentohen hapur kah Rusia. Fuqitë tjera speciale të orjentimit të djathtë nga Franca deri te Gjermania po i shmangen orjentimit të tyre tradicional që kishin - SHBA-ve, duke u distancuar gjithnjë e më shumë, duke iu përafruar qartë Rusisë (Ministri i jashtëm gjerman Steinmeir qëndron në mes) pa vënë re miqësinë e Polonisë, shteteve Baltike dhe natyrisht edhe të Ukrainës ashtu si edhe atë të Britanisë së Madhe me SHBA-të, që po provojnë të mbesin tutje në sferën e strategjisë së SHBA-ve. Krejt kësaj kur t’ i shtohen edhe skenarët lidhur me krizën ekonomike, gjithësesi se do ët shpjerë drejt rënies së Bashkësisë Europiane. Partia e Lirisë - FPÖ (liberalët austriak) ka gjasa të mira që t’ i fitojë zgjedhjet pasuese presidenciale. FPÖ është e orjentuar qartë kah Moska, Budapesti dhe Beogradi. Një pjesë e kapitalit gjerman gjithashtu janë pozicionuar qartë kundër politikave sanksionuese ndaj Rusisë.



6. Po materializohet ndjeshëm teza e Leninit se “Shtetet e Bashkuara të Europës si koncept ose është i pamundur të realizohet, ose është si të tilla janë reaksionare”. Kundërthëniet mes disa prej shteteve-kombe kapitaliste janë thjeshtë teprë të mëdha. Evropa do ët përfundoj ashtu siç pat përfunduar ish Jugosllavia. Mbetet vetëm të shpresojmë që, mos të përsëriten masakrat.



7. Për këtë arsye është tepër e domosdoshme që të luftohen të gjitha qeveritë reaksionare, nacionaliste në Europë. Kjo betejë do ët duhej të shtrihej edhe në lëmin e ekonomisë, ashtu që në vend që ta mbajmë në jetë një ekonomi neoliberale me tendenca të rrëshqitjes drejt mjerimit kapitalist, ta zhvillojmë një ekonomi të solidaritetit. Gjithashtu është tepër e nevojshme që të akceptohet e drejta e vetëvendosjes për disa popuj si akt i vullnetit demokratik. Është e pamundur dhe e paqëndrueshme që t’ju mohohet kjo e drejtë (e drejta për vetëvendosje) baskëve, skocezëve, katalanasve por edhe shqiptarëve. Vetëm përmes akceptimit të të drejtës për vetëvendosje, por njëkohësisht edhe qëndrimit parimor dhe mbajtjes lart të flamurit të internacionalizmit, mund të ketë në Europë me një të ardhme pozitive.



8. Një të ardhme pozitive megjithatë nuk do ta kemi brenda kornizave të dekompozimit të produtit të “Bashkësisë Europiane”. Projekti kapitalist i BE-së duhet vërtetë të zëvendsohet përmes një projekti internacional. Nëse kjo nuk do të ndodhë, atëherë faktorë dominues në skenën europiane do të jenë sivëllezërit modern të soit të Milosheviqit dhe Tuxhmanit.

 Bild in Originalgröße anzeigen