Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
10:33
20.11.2017

Për librin e autorit gjerman Max Brym “Es begann in Altötting” ka interesim për botim nga shtëpi botuese të Kosovës dhe të Shqipërisë, libër ky i botuar nga shtëpia botuese SWB në Gjermani. Derisa studenti i mjekësisë, aktivisti dhe njohësi i gjuhës gjermane Astrit Dehari ka bërë përkthimin e librit në gjuhën shqipe, megjithatë shtëpive botuese në Kosovë u pamundësohet qasja ndaj tekstit të përkthyer, për arsyeje se më 29 gusht Astrit Dehari dhe pesë aktivistë

tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje! u arrestuan si të dyshuar “terroristë”.    

Policia speciale bashkë me kompjuterin e Astritit kishin konfiskuar edhe kompjuterin e shkrimtarit Avni Dehari, pastaj edhe kompjuterin e fëmijës gjashtë vjeçar, nipit të familjes Dehari. Kështu në laptopin e ri të Astrit Deharit gjendet teksti i librit “Es begann in Altötting”

Tashmë ka mbetur që prokurori ta shqyrtojë e “studjojë” librin e Max Bryhm. Mirëpo, në të s’ka edhe për të zbuluar shumë, pos fakteve që Max Bryhm është djalë i një të mbijetuare të Shoa – i lindur në një shenjtore katolike në Altötting. Pastaj aty do të gjejë informacione mbi formimin e grupeve maoiste gjatë viteve ’70  në Provincën e Epërme bavareze. Ata do lexojnë diçka edhe për kryetarin e Waldkraiburg, tashmë i vdekur që një kohë etj... Njëkohësisht do të gjejnë edhe një kritikë ndaj Ministrit Gerold Tandler nga Neuötting. Përveç kësaj, zotërinjtë  mund të jenë të interesuar edhe përshtypjen direkte të Enver Hoxhës që i la autorit të librit gjatë një takimi të një delegacion në Tiranë. Ata do mund të lexojnë diçka edhe për të heronjtë e Kosovës, si Fehmi Lladrovci dhe Albin Kurti, të shkruara si kujtime të autorit. Por libri assesi nuk është përkthyer që t’iu mbet autoriteteve kosovare hetimore. Ka interesim për botim të tekstit, por teksti në gjuhën shqipe ndodhet tashmë në burg. Para një java autori Bryhm në Prishtinë ka angazhuar avokatin Gent Beka që të interesohet për rastin e tij.

I kontaktuar më telefon Brym ka thënë se: "Është e rëndësishme për të theksuar se përveç që njerëzit burgosen në Kosovë, atje madje humbin/zhduken edhe tekste  librash. Unë kërkoj kthimin e menjëhershëm të tekstit tim nga autoritetet. Ata po e burgosin edhe pronën time intelektuale-shpirtërore. Disa botues lokalë ka qenë të interesuar për botim dhe të vihen në kontakt me shtëpinë botuese SWB në Baden- Württemberg që të arrijnë një marrëveshje bashkëpunimi".
Procedura është iniciuar. Ne e kërkojmë që përveç lirisë së librit nga Max Brym, të lirohen menjëherë edhe të gjithë të burgosurit politikë në Kosovë.   

Agron Sadiku München 

Prishtinë, 25.10.2016 

Es begann in Altötting“ 


swb-verlag