gjermanisht-shqip Der Publizist und Energiefachmann Fatos Aliu, aus Prishtina schrieb am 22. Mai einen vielbeachteten Artikel. Die Kernthese seines Artikels unter dem Titel „ Zeit für Selbstverteidigung „(KOHA PËR VETËMBROJTJE!) besteht darin, die Gefahren die den Menschen in Kosova drohen klar zu benennen. Wir halten es für angebracht, das deutsche Lesepublikum mit den wichtigsten Aussagen von Fatos Aliu vertraut zu machen.
Dokumentation: -Zeit für Selbstverteidigung- (Auszüge)
Fatos Aliu schreibt: „Das Volk in Kosova ist ohne Verteidigung, das Volk ist entwaffnet, Kosova hat keine eigene Armee, keinen Staat und sieht sich der permanenten Bedrohung durch den serbischen Staat ausgesetzt. Nach der UN Resolution 1244 bleibt Kosova ein Teil Serbiens. Der Ahtisaari Plan ist im Interesse Serbiens, dennoch ist er für Serbien nicht annehmbar. Das albanische Volk muß sich auf seine Selbstverteidigung vorbereiten. Die historische Erfahrung mit den massiven serbischen Verbrechen und Vertreibungen aus dem Jahr 1999 lehrt dies. Der Krieg mit Serbien ist nicht beendet. Der Krieg wurde nur im Jahr 1999 gestoppt, um das Volk zu entwaffnen und es ohne Verteidigung zu belassen. Die Illusion dass die KFOR das albanische Volk verteidigen würde ist der größte Selbstbetrug. Die fremden Soldaten sind nicht nach Kosova gekommen, um Kosova gegen Serbien zu verteidigen. Sie kamen wegen ihrer eigenen strategischen Interessen, diese Interessen verbinden sie, wie die Entwicklung gezeigt hat, klar mit Serbien. Die albanische politische Klasse hat 8 Jahre nur Dinge verschenkt und nichts erreicht Serbien ist stark und bewaffnet,Kosova ist entwaffnet und schwach.“
Fatos Aliu meint im zweiten Teil seines Artikels, dass sich das Volk nur auf sich selbst verlassen könne. Aliu warnt vor pazifistischen Illusionen und meint, dass sich das Volk auf eine neue Aggression einstellen müsse. In diesem Zusammenhang wirft er auch die Frage nach der Einheit des albanischen Volkes auf. Für Aliu gibt es nur die Alternative „ weiter ein Teil Serbiens“ unter dem Mantel einer internationalen Protektoratsstruktur zu bleiben, oder für seine Ambitionen selbstbewußt einzutreten. Fatos Aliu lehnt das neue EU-Protektorat scharf ab. Er bestreitet den politischen „ Elefanten Kosovas“ jegliches Recht im Namen des Volkes zu sprechen. Aliu verweißt auf die niedrige Wahlbeteiligung anläßlich der letzten Parlamentswahl. Aliu meint: „ Die politische Kaste wurde von weniger als 50% des Volkes gewählt“.
Dokumentation in Albanisch
KOHA PËR VETËMBROJTJE
Fatos Aliu
Kosova është e pambrojtur, populli i saj i çamatosur, pa ushtri të vet mbrojtëse, pa shtet, me rrezik permanent nga agresioni i ushtrisë serbe, pasi si Serbia edhe politikat e deritashme pro rezolutës 1244 të KS OKB, e kanë deklaruar Kosovën pjesë të Serbisë, ndërsa Plani i Ahtisarit, edhepse në interes të serbëve, nuk është i pranueshëm për Serbinë. Populli shqiptar duhet të përgatitet për vetëmbrojtje, sepse do të bëhet vonë dhe nuk do të jetë çudi të përsëritet historia e dëbimeve masive të vitit 1999! Ky është apeli të cilin duhet t’ia bëjnë vetes shqiptarët, për rrezikun që po i kanoset popullit tonë.
Lufta me Serbi nuk ka mbaruar. Në vitin 1999 vetëm është ndaluar, për të vazhduar në kohën dhe gjendjen edhe më të rëndë për shqiptarët e paarmatosur, pa ushtri mbrojtëse.
Iluzioni se KFOR do t’i mbrojë shqiptarët, se do të hyjë në luftë për shqiptarët, është (vetë)mashtrimi më i madh i kohës. Ushtarët e huaj shumëkombësh, nuk kanë ardhë për ta mbrojtur Kosovën nga Serbia, as për ta pavarësuar, por për interesat e tyre kalimtare dhe strategjike, të cilat do t’i realizojnë me ata që tregohen më të vendosur dhe më të qartë, e kjo, pas tetë vjetëve të pasluftës, është Serbia, e jo Kosova dhe shqiptarët. Deri më sot, për tetë vjet, klasa politike e Kosovës i ka bërë lëshime kolosale Serbisë, duke e kthyer humbjen e saj në fitore të njëpasnjëshme në arenën ndërkombëtare, si në aspektin politik, diplomatik, ekonomik, edhe ushtarak. Përderisa Serbia është armatosur dhe fuqizuar, Kosova dhe populli i saj është çarmatosur dhe dobësuar.
Ka dy rrugë, ose pacifizim dhe nënshtrim ndaj kompromiseve për të mbetë pjesë e Serbisë dhe sundimit djallëzor, ose orientim për bashkim kombëtar, me përgatitje për vetëmbrojtje nga agresioni i ardhshëm. Alternativa e vetme e shpëtimit ka qenë dhe është: përcaktimi i qartë dhe vendosmëria unanime për Shqipëri të Bashkuar, për bashkimin e Shqipërisë së coptuar.
Populli shqiptar anembanë ka orën e fundit, në fazën e paraardhjes së një misioni të ri nga BE, që të ngritet kundër tiranisë, ripushtimit barbar si nga qarqet e huaja kolonialiste, poashtu edhe nga klanet mafioze uzurpatore të vendit, të cilat kanë krijuar pashallëqe në kurriz të popullit shqiptar dhe tokave të tij. Këto klane dhe liderët e këtyre klaneve jolegjitime, tani janë satanizaur definitivisht, si argatë të së keqes djallëzore. Ajo pjesë e popullit që ka votuar për këta liderë, diku më pak se 50%, ka votuar për ta mëvetësuar e jo për ta plaçkitur dhe shitur Kosovën. Tani ata mund të kenë vetëm legjitimitetin e djallit, por jo edhe të Popullit e Zotit.
Forcat e së vërtetës dhe të drejtësisë, të distancuara apo izoluara nga politikat kompromituese të agresorit, e kanë për obligim para Zotit dhe Popullit, që të bashkohen për VETËMBROJTJE kombëtare, familjare e individuale. Tani po rrezikohet qenja, si kolektive edhe individuale, si shpirtërore edhe materiale e kombit shqiptar.
Forcat e errësirës, duke qenë në kryengritje të përhershme kundër Zotit, i kanë bërë për vete liderët me të cilët kooperojnë kundër popullit shqiptar, për ta çarmatosur e degraduar popullin shqiptar, për ta sunduar e skllavëruar atë, duke e shpronësuar nga të gjitha vlerat e tij shpirtërore dhe materiale.
Forcat e dijes dhe luftës për të vërtetën dhe të drejtën, që qëndrojnë papërkulshëm në rrugë të Zotit e Kombit, e kanë për obligim të ngriten në Kryengritje, të përbashkuar kundër forcave të errësirës. Jo se kjo është një aventurë, por një obligim pa alternativë para Vetes e Botës, një detyrë e natyrshme e luftës për ekzistencë të një populli, një mision hyjnor legjitim, të cilin e miraton dhe pohon vetë Perëndia.
Prishtinë, 22 maj 2007