Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
12:47
20.03.2023

Kandidatja e djathtë franceze për presidente Marie Le Pen dje e ka sulmuar ashpër Papa Franciskus. Papa foli prerazi kundër vdekjeve masive të refugjatëve në Mesdhe. Ai kritikoi gjithashtu trajtimin e keq të refugjatëve, veçanërisht në Ballkan.

Le Pen ka ndërmend të formojë një bosht nacionalist me Putinin, Orbanin dhe Kryeministri serb Vuçiç. Gjatë fushatës ajo ka bërë vazhdimisht të qartë se do të tërheqë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Nuk është ndonjë çudi që mediat kryesore serbe, të cilat janë nën kontrollin e Presidentit çetnik Vuçiç, po propagandojnë për Le Pen. Të njëjtat media serbe mbështet edhe presidentin aktual amerikan Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore amerikane.

Shpeshherë partia austriake FPO është lavdëruar në Serbi, dhe Zotëri Strache u mirëprit në Beograd, për qëndrim nacionalist, që gjithashtu kundërshtojë të drejtën e Kosovës për vetëvendosje. Në fakt tashmë në Europë ekziston një Internacionale e djathtë. E habitshme, çfarë qëndrimi mbajti Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Gabriel gjatë vizitës së tij në Beograd. Ai e quajti Vuçiçin një “spirancë stabiliteti”. Ky qëndrim ka arsye ekonomike. Vuçiç praktikon një politikë armiqësore, neoliberale, ndaj punëtorëve në Serbi. Kjo politikë e tij i konvenon interesave të kapitalit investues të kompanive të Gjermanisë. Gabriel nuk kërkoi njohjen e Kosovës nga Serbia, kandidate për anëtarësim në BE. Gabriel  apeloi vetëm për “arsye” dhe “gatishmërinë për bisedime”.

Qëndrimi i Gjermanisë Perëndimore Majtës

Ndaj Serbisë partia e majtë gjermane “Die Linke” (“E majta”) mban të njëjtin qëndrim si internacionalja djathtë evropiane e Partive FPÖ, FN, SCHWEIZER SVP. Qëndrimi i tyre ndaj Kosovës nuk është majtist, por djathtist. Ndryshe mbajnë qëndrim kandidat e majtë presidencial trockist në Francë. Në vitin 1999 ata e refuzuan një aleancë me Millosheviqin. Në Gjermani vetëm disa grupe të vogla maoiste e trockiste kanë qëndrim leninist ndaj Kosovës. Për Leninin ishte e domosdoshme garantimi i të drejtës për vetëvendosje. Nga ai qëndrim janë larg pjesë e mëdha e të majtës gjermane.

Deutsch http://www.kosova-aktuell.de/kommentare/3375-frau-le-pen-will-kosova-nicht-anerkennen-2

Entnommen aus http://www.mekulipress.info/2017/04/15/le-pen-paralajmeron-terheqjen-e-njohjes-se-kosoves/