Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
11:34
19.11.2017

Vollbild anzeigenMax Brym ka shkruar nje libër të vecantë mbi problemet e femrës në Kosovë. Libri e ka titullin “Schuld ohne Schuld - Ein Leben in Kosova” (Faj pa Faj – Një jetë në Kosovë). Libri gjatë leximit është i thjeshtë  Figura qendrore Albana Z. e cila gjatw luftwes 1999 u dhunua nga gjasht çetnik serb. Ajo  ashtuquajturi “Bastard-Kopil nga shtepia. Me pastaj ne Prishtine ajo jeton si një

Prostitutë e klasit.

Gjuha e Brymit është direkte dhe pjesërisht shokuese. Gjërësisht Brym spjegon privilegjet materiale të zyrtarwve ndërkombëtar në Kosovë. Njëherit tregohet se si këta zyrtarë, Ushtarë dhe Polic sjellën me femrat. Papërmbajtshëm Max Brym tregon sjelljen e këtyre “Kolonizatorëve” me “Konkubinat” e tyre zyrtare dhe jozyrtare.

Heroina e romanit gjen fortcën të lirohet nga kthetrat e prostitucionit. Vendimtare për këtë zhvillim wshtw dashuria e Albana Z. për nje Aktivist politik majtist si dhe zhvillimet e rezistencës sociale në Kosovë. Vendimi për tu larguar nga prostitucioni duhej bërë kundër deshirës së tutorëve, të cilët ishin në shërbim të një partie.

Në parathënie Max Brym thekson se historia ka një sfond real dhe se ai i njeh këta persona. Autori i ka ndryshuar vetëm emrat dhe vendet. Në Roman lexuesi njoftohet shumë mbi gjendjen politike të vendit më të varfër ne Evropë.

Autori e përshkruan Albana Z. si një krijesë të kënaqësisë.Drejtëpërdrejtë ai përshkruan aktivitetetet e saja seksuale me të dashurin e saj më të ri. Në shtrat Albana gjithnjë është dominante. Gjuha e Brymit në këtë kontekst për disa meshkuj mund të jetë shokuese.Ai gjërësisht flet mbi këto gjëra nw shtrat. Gjatë leximit lind pyetja se mos vallë është zgjeruar shumë. Si duket, Brym dëshiron të provokoj. Tema e seksualitetit dhe nevojat e grave kryesisht janë tema tabu në shoqërinë kosovare.

Romani ia vlen të lexohet. Ky roman i vogël rrumbullakësohet me një pllakë të vogël historike mbi zhvillimet e Kosovës. Autori qwndron politikisht majtas dhe njëhrit ai then shumë mite të pseudomajtistëve gjerman lidhur me Kosovën. Brym shkruan kundër shtypjës së grave dhe angazhohet për barazi sociale dhe vetëvendosjën politike të Kosovws.

'Schuld ohne Schuld – Ein Leben in Kosova'
Porositja:
www.rediroma-verlag.de/index.php?det=641

Personat nga Kosova dhe Zvicrra mund të porosisin këtu: www.http://kosova-aktuell.de/

Biografi e shkurtër:
Max Brym është një gazetar i pavarur që me dekada merret me zhvillimin politik të Kosovës. Autori ka shkruar artikuj të panumërt mbi gjendjen ekonoomike, sociale dhe ekologjike në këtë rajon. Brym jeton në Mynih.

 
'Schuld ohne Schuld – Ein Leben in Kosova'
Porositja:
www.rediroma-verlag.de/index.php?det=641

Max Brym - Schuld ohne SchuldEin Leben in Kosova / im Kosovo

www.rediroma-verlag.de

Wie ist es für eine Frau in Kosova aufzuwachsen? Einem Land, das von jüngsten militärischen Auseinandersetzungen, ethnischen und sozialen Konflikten geprägt ist? Einem Land das so abhängig von ausländischen Investoren und deren Wohlwollen ist, dass Justizia dort komplett am Boden liegt? Wie sollen F...