Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
00:54
26.07.2017

Von Osman Osmani Te enjten, me 29 qershor nga ora 19:00 ne Haberhaus te qytetit Schaffhausen te Zvicres zhvillohet nje manifestim tematik mbi zhvillimet aktuale dhe kompleksitetin ne Kosove me referues Max Brym nga Mynihu i Gjermanise. Per me shume shih edhe publikimin e bashkangjitur ne gazeten punetore te Schaffhausen-it, si dhe shkrimin ne vijim Bashkë-kohaniku im, Max Brym eshte nje autor i mirënjohur edhe për opinion shqiptar, Max Brym është i lindur më 24

shtator 1957 në Altotting.

Ai është gazetar i pavarur dhe jeton në Munih të Gjermanisë. Ai ligjëron filozofinë dhe historinë në institucione arsimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Ka kohë që ligjëron si mysafir edhe në Universitetin e Prishtinë. Jo vetëm për këtë arsye shpesh njeriu mund ta takoi Max-in në Prishtinë.

Ai, që nga rinia e hershme angazhohet politikisht dhe qysh në fillim të viteve të 70-ta tregon interes dhe merret edhe me marksizmin. Angazhohet pandarë në grupe të ndryshe politike, fillimisht në të ashtuquajturat grupet-K. Tani është anëtarë i Partisë së Majtë (Die Linke) të Gjermanisë, në kuadër të së cilës pandërprerë vazhdon të ketë fërkime me eksponentë të caktuar të saj për çështje parimore, ndër të tjera edhe për çështjen shqiptare të Kosovës. Rrugëtimi i Max Brym është rrugëtim i një revolucionari majtist, që nga situata në situatë dhe në kontekstin zhvillimor të së majtës në Evropë e Botë rishqyrton në mënyrë kritike dhe dialektike pozicionet. Ai nuk lëviz jashtë së majtës, është konsekuent dhe operon vetëm në kuadër të grupeve dhe rrymimeve të majta, duke filluar nga ato komuniste (e) marksiste leniniste deri edhe si trockistë. Me një fjalë ai mbetet një marksist jo ortodoks. Përvoja e veprimtarisë së tij pasurohet edhe me faktin se ai aktivisht është angazhuar në shoqata studentore dhe si rrjedhojë edhe në lëvizjeve studentore të kohës si dhe ka vepruar aktivisht në kuadër të lëvizjes punëtore në vendbanimin, regjionin e tij i dhe më gjerë e në njëfarë mënyre edhe në Kosovë.

Pra, një pjesë të mirë të shkrimeve dhe librave të tij, Max-i ia kushton shqiptarëve dhe çështjes së Kosovë dhe përshkruan përshtypjet për personalitetet e ndryshme shqiptare, të cilët ai ka pasur rast ti njoftoj gjatë aktivitetit të tij politik e shoqëror. Edhe aktivistë e veprimtarë shqiptarë shumëvjeçar mund t’ia kenë zili Max-it. Ai në rrugëtimin e aktivitetit tij politik e shoqëror ka takuar personalisht personalitete të ndryshme duke filluar nga Enver Hoxha, Hysen Tërpeza, Mahmut Bakalli, me veprimtarë të grupimeve e rrymimeve në kuadër të Lëvizjes shqiptare në(n) ish-RSFJ për liri, barazi e pavarësi, ku do të veçoja Fehmi Ladrovci, më pastaj edhe themeluesit dhe aktivistë të shumtë nga Lëvizja Vetëvendosje! si Albin Kurti dhe Visar Ymeri, si dhe posaçërisht autori ka bashkëpunuar në mënyrë shumë intensive me aktivistet e ndier të VV, Arbënor e Astrit Deharin.

Max Brym është edhe zëri i lëvizje punëtore të Kosovës. Ai ka kohë që panda demaskon politikat neoliberale për tjetërsimin e pasurisë publikë në Kosovë dhe akuzon me fakte prezencën e bashkësisë ndërkombëtare përmes UNMIK-ut dhe EULEX-it bashkë me institucionet vendore në shërbim të tyre, që Kosovën në vend të sovranitetit, demokracisë e mirëqenies sociale e trajtojnë atë si një eksperiment neokolonialist.

 

Bild könnte enthalten: 1 Person, Menschenmasse und Text

Vërtetim i qëndrimeve parimore

Max Brym është angazhuar qysh herët dhe pandërprerë për të drejtën e shqiptarëve dhe të Kosovës për vetëvendosje, pa e mbështet intervenimin e Nato-s, por krahas përkrahjes së luftës çlirimtare e ka parë të nevojshme se disi duhej dhënë fund makinerisë vrastare të shtetit të Serbisë. Për qëndrimin e tij kundër regjimit jugosllav të mëhershëm karshi shqiptarëve dhe më pas edhe shtypjes të pa kamufluar serb të Millosheviçit, ai i ka krijuar vetit shumë armiq dhe telashe të natyrave të ndryshme.

Max-i është përballur jo vetëm me armiqësi, por edhe me shpifje primitive, deri edhe me kontekste gjyqësore me përfaqësitë e shtetit të Serbisë në Gjermani. Max-i përpos që ka informuar rregullisht opinionin gjermano folës mbi situatën e shqiptarëve dhe atë të Kosovës dhe zhvillimeve tjera që ndërlidhen me ta, ai ka reaguar shpesh edhe ndaj shkrimeve e qëndrimeve antishqiptare, të drejtuara kundër pavarësisë dhe të drejtës së Kosovës për vetëvendosje, shkrime këto shpesh të kamufluara edhe nën petkun e “majtë”. Shembulli bie, njëfarë Jürgen Elsässer në një artikull të tij në gazetën “Junge Welt” (“Bota e re”) para rreth 10 vitesh, Max Brym-in e cilëson si „të djathtë“ dhe si „agjent mafioz të UÇK-së“ . Ky farë J. Elsässer, i cili, nga i deklaruari i majtë, së fundi lëvizi në ekstremin e djathtë dhe para disa javësh u takua në Beograd edhe me kriminelin shovinist serb Voisllav Sheshel, duke mbështetur atë dhe fashizmin e tij tanimë edhe publikisht.

Jeni te mireseardhur ne manifestim!