Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
11:05
30.11.2020

Vollbild anzeigen

Nga Max  Brym Artikel von Max Brym  in Deutsch unter http://kosova-aktuell.de/index.php?option=com_content&task=view&id=2140&Itemid=1 Në vitin 2006, kundër vullnetit dhe rezistencës së punëtorëve dhe popullit u privatizua fabrika Ferronikel në Drenas. Sot bilanci i këtij privatizimi për banorët e qytetit, banorët e fshatrave dhe punëtorët është mësë shkatërruese. Privatizimi i gjigandit Ferronikel shkatërroj vende pune, likuidoj fshatra të tërë, helmoj mjedisin dhe

dëmtoj shëndetin e punëtorëve në vendet e tyre te punës.

Kushtet e jetesës së njerëzve përreth Drenasit iu ngjajnë filmave Horor të Hollivudit. Asnjë autori nuk i nevoitet imagjinatë për të shkruar skenar të tmerrshëm. Një vizitë në Drenas mjafton. Në Drenas bujqit duhet të bëjnë vetëm nje gropë të vogël për të hasur në droçka nafte.Lopë, të cilëve iu është helmuar livadhi japin vetëm qumësht të rrëzikshëm.

Lopë të therur në afërsi të Ferronikelit kanë njolla të zeza. Lënia e fëmijëve për të luajtur jashtë shpesh i ngjan një aventure të papërgjegjshme.

Mjekët raportojnë normë të lartë të sëmundjeve me kancer që nga koha kur Firma “Alferon” udhëheq me Ferronikelin. Banorët e fshatrave tregojnë për vështirësi gjatë frymarrjës kur era nga fabrika fryn në drejtim të tyre.

Rritja e shpejtë e kancerit në tru ndër popullatë në afërsi të Ferronikelit, bujqit dhe mjekët fajësojnë ndotjet që dalin nga kullat e fabrikës.

Një këshilltar komunal nga rradhët e PDK-së flet për një ndotje mjedisore i cili është 116 % më i lartë sesa ndotja mesatare e vendit.

Inhalimi i komponimeve inorganike me Nikel është në lidhje direkte me rritjen e rrezikut për t`u prekur nga Kanceri në mushkëri dhe të rrugëve të sipërme të frymëmarrjës.

Asnjë punëtor në kompani nuk punon me veshje moderne përkatëse të sigurisë. Inspektorët shtetëror njoftojnë menaxhmentin e kompanisë dy javë më herët për vizitat në vendet e punës. Këto kontrolle zhvillohen në formë të drekave me menaxhmentin. Gjuhë të liga tregojnë se zarfa me përmbajtje të caktuar ndërrojnë pronaret e tyre.

Rrezikut të punës më Nikel nuk është duke iu kundërpërgjigjur me asgjë. Shumë sëmundje u shfaqën gjatë punës.

Rigjenerime të tilla të sëmundjeve p.sh. në Gjermani ndërlidhën me ekspozim gjatë punës dhe pranohen si sëmundje që shfaqën gjatë punës. Për më tepër, një përmbajtje e lartë e nikelit në aparatin e frymëmarrjës është një faktor rreziku që të shfaqët Nikel edhe të fëmijët.

Për shkak të mungesës së filtrimit, Kompania Alferon para ca kohësh u detyrua t`i paguaj shtetit një shumë qesharake prej 35.000 Euro. Përmes Drenasit kalon Lumi Denica. Në vende të caktuara mund të shihet nga afër se si në lum hidhën ndotës dhe naftë.

Çka ka qenë dhe çka është Ferronikeli

Në pasditën e 5 marsit 2012, në fabrikën Ferronikel ndodhi një shpërthim i madh, ku u lënduan shumë punëtor, kurse njëri për pak sa nuk e humbi jetën. Arsyet e shpërthimit deri më sot nuk dihen. Firma Alferon bën gjithçka për të irrituar publikun dhe punëtoret. Nuk kishte asnjë spjegim për këtë ngjarje nga ana e saj. Sindikalisti Osman Osmani nga Zvicra shkruan për këtë rast:” Shpërthimi mund të konsiderohet si rezultat i drejtëpërdrejtë i politikës së privatizimit”. Në të vërtetë, në të kaluarën Ferronikeli i takonte fabrikave më moderne në Kosovë.

Ky gjigand në vitin 2006 iu shit firmës Alferon në vlerë prej 35 Milion Euro. Mënjehrë pas privatizimit, nga 2000 të punësuar sa kishte, nga puna u pushuan 1000 punëtor. Shto kësaj se firmës nuk iu caktuan kurrfarë kushte në lidhje me mbrojtjën dhe sigurinë e të punësuarve. Nuk pati as kushte për ruajtjën e ambientit.

Dikur një gjigand që funksiononte mirë, Ferronikeli sot është një përbindësh që kërcënon jetën e punëtorëve dhe qytetarëve të Drenasit. Një ndotje toksike e lartë ekziston në kompani dhe përreth Ferronikelit. Ekzistojnë kushte barbare të punës, sidmos në shkritore ku ndodhin shpërthime të shpeshta. Eksplozioni i 5 Marsit ishte vetëm një shpërthim më i rëndë.

Që nga fillimi, privatizimi i Ferronikelit ishte i dëmshëm si për punëtorët ashtu edhe për shoqërinë në Kosovë.

Nga Përpunimi i hekurit dhe nikelit në Ferronikel nuk përfiton shoqëria, por vetëm Firma Alferon.

Privatizimi është rezultat i politikës qeveritare neoliberale në Kosovë. Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjës Vetvendosje në Kuvend, Visar Ymeri përshkruan në një intërvistë me Kosova-Aktuell privatizimin e Ferronikelit me fjalët në vijim: “Sa i përket Ferronikelit, minierave dhe shkritorëve, ky është rasti më i rëndësishëm se çfarë dëmi ka shkaktuar privatizimi në Kosovë. Ferronikeli u ndërtua më 1984 dhe nga kjo kohë prodhon hekur dhe Nikel vetëm për eksport. Gjatë viteve të 90-ta prodhimi është ulur dhe më 1998 u mbyll përfundimisht. Por mjetet më të rëndësishme nuk u shkatërruan.”

Në kohën e privatizimit, Ferronikeli ka pasur kapacitet për të prodhuar 12000 Ton Nikel në vit. Në vitin 1989 Ferronikeli punësonte 2000 punëtor. Në kontratën Spin-Off parashihet një normë punësimi i nevojshëm prej 1000 punëtor. Gjithashtu, pronarit të ri iu falën tokë e konsiderueshme shtetërore. Pronari i firmës Alferon pagoj vetëm 35 milion euro. Ky çmim është absolutisht qesharak. Ai u realizua më anë të ryshfetit.

AKP (Agjencia Kosovare e Privatizimit) udhëheq me procesin e privatizimit, agjenci kjo e krijuar nga UNMIK. Krahas kësaj, për fabrikën Ferronikel u lidh edhe një marrëveshje shumë e favorshme dhe të lirë me furnizim me rrymë elektrike. Ferronikeli kërkon shumë energji

elektrike me çmim të lirë, e për këtë, KEK-u detyrohet të importoj energji elektrike nga Serbia për nevojat e Ferronikelit.

Në vitin 2008 KEK-u nga shkaku i Ferronikelit u ballafaqua me një humbje në lartësi prej 20 milion Euro. Në verën e po atij viti punëtorët e kësaj fabrike u ngritën në grevë. Ata kërkuan rritjën e pagave dhe kushte më të mira në vendin e punës. Kjo grevë përfundoj më intervenimin e Hashim Thaçit, kryemninstër i Kosovës. Hashim Thaçi në një tryezë të rrumbullakët premtoj për t`u angazhuar për rritje të pagave dhe kushte më të mira të punës.

Pas këtyre premtimeve, punëtorët ndërpren grevën. Asgjë nga ato që premtoj Thaçi nuk u bën realitet. Disa javë pas grevës dy punëtor të Fabrikës Ferronikel u arrestuan. Arrestimet u kryen nga policia e Kosovës në prezencë të ekipeve televizive. Arrestimet ishin pjesë kryesore e lajmeve të mbrëmjës në programet televizive. Udhëheqësit e grevës u akuzuan kinse kanë vjedhur pronë private të firmës”.

Humbësi i fitimeve Ferronikel

Çdo ditë në Ferronikel në tre turne të punës përpunohet Hekur dhe Nikel në vlerë prej 1 milion Dollar amerikan. Sindikalistët dhe ekonomistët vlerësojnë se fitimimujor nga Ferronikeli është 10 deri 15 Milion Dollar amerikan. Çdo muaj përfitohen nga 900 deri në 1000 ton Nikel.

Kapacitetet e përpunimit e dy shkritorëve është 45 000 ton në vit. Aktualisht një furrë e vjetëruar është jashtë përdorimit. Për këto dy furra gjigande shkritore nuk kishte pothuajse asnjë investim të ri.

Mirëpo, një furrë tanimë duhet ndërruar, pasi thuajse çdo muaj vie deri të një shpërthim. Në total, 36 shtëpi në afërsi të Ferronikelit u dëmtuan rëndë në dy vitet e fundit nga shpëthimet e shpeshta.

Fitmi enorm që prodhon ndotësi Ferronikel në të shumtën vjen në të mirë të dy kapitalistëve izraelit. Kjo u bë e ditur para disa muajsh në një artikull të gjatë nga gazeta ditore liberale - e majtë “HAAREZ”. Firma Alferon operon vetëm me menaxhimin dhe udhëheqet nga menxher grek. Eksportet shpesh përmes Maqedonisë dhe Shqipërisë shkojnë drejt vendeve të BE-së.

Industria gjermane e Çelikut dhe Automobilave është një konsumator i madh i nikelit dhe produkteve të nikelit të Ferronikelit. Një zëdhënës i firmës para ca kohësh tregoj :“ Më duhet t`iu them se guximi ynë është shpaguar, pasiqë ndërkohë çmimi i Nikelit është ngritur dhe kjo është e mirë për firmën dhe aksionarët tanë. Ferronikeli do të jetë tatimpaguesi më i madh në Kosovë. Ferronikeli është firma më e madhe private që punëson më shumë se 1000 punëtor. 100 % e prodhimeve tona i janë dedikuar eksportit. Na respektojnë sepse e dijnë se sa të rëndësishëm jemi për gjithë Kosovën.“

Regjioni i Drenicës, ku edhe gjendet kompleksi i minierave të nikelit është njëra ndër regjionet më të varfëra të Kosovës. Kështu ishte para privatizimit dhe sot është edhe më keq. Sot

Ferronikel nuk paguan thuajse asnje tatim. Kosova ka qenë dhe është duke u promovuar si një oazë e e tatimeve (mospagesës).

Uria tokësore e ferronikelit

Prapa Fabrikës Ferronikel, Firma gërrmon gjithnjë e më thellë në hapësirën tokësore. Tri fshatra janë ndarë nga njëra tjetra nga gërmimet. Fshatarët nuk mund të takohen më rregullisht. Kompania dëshiron t`i blej sa më lirë tokat e fshtarëve dhunshëm të helmuara. Para një viti Kompania Alferon iu propozoj fshatarëve një çmim prej 60000 Euro për hektar. Në vitin 2012 vetëm 40000 Euro për hektar.

Forcat rezistuese të fshatarëve po shkojnë drejtë rënies, ata u ndanë nga njëri tjetri dhe tokat e tyre u helmuan. Në fund të fundit Alferon dëshiron t`i marrë tokat për për një kundërvlerë prej një molle dhe një ve.

Qeveria dhe autoritetet shtetërore të kontrollit në lidhje me Ferronikelin gjendën në gjumë të thellë. Korrupsioni feston qysh moti. Shikimi i thjeshtë i pemëve te Ferronikeli e bën të qartë menjëherë helmimin e mjedisit në Drenas. Pemët ose janë krejtësisht të vdekur, ose fletët e tyre kanë ngjyrë të panatyrshme të artë.

Përbindëshi Ferronikel, për hir të fitimit privat dëshiron të futet më thellë në terren. Njerëzit, kafshët dhe mjedisi i janë nënshtruar profitit privat të Alferonit. Drenasi gjithnjë e më shumë po i ngjan imazheve apokaliptike të betejës së Armagedonit në Ungjillin e Gjonit.

Rezistenca dhe Kërkesat

Situata në drenas është e paqëndrueshme. Punëtorët dhe punëtoret duhet përmes vetorganizimit dhe rezistencës të rimarrin kontrollin mbi fabrikën. Duhet marrë në përgjegjësi të menjëhershme firmën për ndotjet që janë shkarkuar në mjedis, shkaqet e aksidenteve në punë dhe fitimit të arritur.

Me anë të të vetorganizimit duhet fituar kontrolli i punëtorëve mbi prodhimin. Nuk duhet të ketë asnjë sekret afarist të firmës Alferon. Hapi tjetër duhet të jetë shpronësimi i firmës Alferon pa kompensim.

Kapacitetet e Ferronikelit duhet shërbyer shoqërisë në Kosovë e assesi profiteve private. Për këtë ama, punëtorëve duhet dalë në ndihmë njerëzit e thjeshtë në Kosovë si dhe punëtorët dhe iniciativat për mbrojtjen e ambientit nga e gjithë bota.

Në regjionin e Drenicës papunësia është shumë e lartë. Shumë punëtor me një pagë prej 300-400 euro në muaj shpesh janë burimi i vetëm parash për familje të tëra.

Përkundër presionit të madh në punë, shfrytëzimit dhe rrezikut për shëndetin, punëtorët dhe punëtoret shpesh kanë frikë nga veprime ofensive të rezistencës. Të punësuarit në çdo moment mund të pushohen nga puna. Megjithatë, kjo frike duhet të tejkalohet. Kosova ka nevojë për

pasurinë e Ferronikelit në duart e gjithë shoqërisë dhe këtë pa shfrytëzim (rrjepje), ndotje të ambientit dhe rrezikim e shëndetit.

Alferon Management Limitied nga Londra, është një shoqëri menaxheriale, përgjegjëse për funksionimin e International Mineral Resources (IMR) në Kazakistan. International Mineral Resources (IMR) me seli në Zürich, është një Holding Kompani e kompanisë Euroasian Natural Resources Corporation (ENRC), njëra nga firmat më të mëdha private për Industrinë e Minierave dhe Metaleve, pronë e tre biznesmenëve kazak Alexander Mashkevic, Patokoh Chodiev (ose Shodiev) dhe Alijan Ibragimov ( ose Alidzhon Ibragimov).

Pronarët kryesor të Alferon janë Alexander Mashkevich dhe Patokh Chodiev.

Alexander Mashkevic (rusisht: Александр Машкевич) i lindur më 1954, biznesmen dhe Investitor. Ai posedon prona të mëdha dhe marrëdhënie shumë të ngushta politike në Kazakistan. Posedon shtetësinë kazake dhe izraelite, “rrallë kalon më shumë se një javë në muaj në Kazakistan”

Patokh Chodiev (rusisht: Фаттох Каюмович Шодиев), i lindur më 15. 04. 1953 në Jizzakh (Uzbekistan) është një Oligark uzbek me nënshtetësi belge që jeton në Londër, i cili së bashku me Alexander Mashkevic dhe Alijan Ibragimov përbëjnë biznesmen të Azisë Qendrore, të cilët kanë fituar paratë e tyre përmes mineraleve, naftës, gazit dhe bankave në Kasakistan. Chodiev aktualisht është Nr. 287 në Listen Forbes të Miliardeëve.

Burimi: http://en.wikipedia.org/wiki/Alexander_Mashkevitch

 

Intervista me Visar Yimeri : http://kosova-aktuell.de/index.php?option=com_content&task=vieë&id=1670&Itemid=1