Aktuelles aus Prishtinë (Pristina), Mitrovica, Prizren, Prizeren, Pejë, Pec - Historisches zu Kosova und UCK
10:46
18.06.2019

 Am 1, Mai findet in Tirana eine revolutionäre 1. Mai Demonstration statt. Die Organisation „ Organizata Politike“ hat dazu aufgerufen. Die Parolen lauten: „ Für das Recht auf Arbeit“,,Für eine soziale Grundsicherung“ und „ Für einen Arbeiterstaat - statt einem Staat der Kapitalisten“ . Beginnen wird die Demonstration um 11 Uhr am Kongresspalast. Von

dort geht die Demonstration zum Platz des „ Unbekannten Partisanen“. Im Gegensatz dazu wird es in Prishtina wieder keine 1. Mai Demonstration der Gewerkschaft BSPK geben. Diese Tatsache ist einmalig und stimmt traurig. Der kosovarische Gewerkschafter  Osman Osmani"von Zentralsekretariat"der Gewerkschaft Unia.... Gewerkschaft UNIA hat dazu einen sehr kritischen Text verfasst. In dem Text betont Osmani die Notwendigkeit gerade auch in Kosova zu demonstrieren. Kosova ist das ärmste Land in Europa, die Privatisierung führt zu steigender Massenarbeitslosigkeit und ARMUT. Anbei der Text von Osman Osmani in Albanisch. Die nächsten Tage wird der Text in Deutsch erscheinen.

 

Dokumentation Artikel von Osman Osmani – Der 1. Mai und Kosva

 

1 Maji dhe Kosova

Dita e Punës, ose Festa e Punëtorëve, është një festë që festohet më 1 Maj të çdo viti, e cila përpos që synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve, shtron dhe adreson këkesa për kushte më të mira pune dhe jetese...

Historia e 1 Majit daton nga viti 1886, kur rreth 40 mijë punëtorë në Çikago të SHBA-ve kanë protestuar përmes grevës, duke kërkuar kushte më të mira të punës. Dita e Punëtorëve është e njohur në shumë vende të botës, por jo në të gjitha. Më saktësisht, ajo i referohet kujtimit të protestave të punëtorëve që synonin një të drejtë të madhe dhe që konsistonte ne orarin e punës, në 8 orë. Këto protesta çuan në nxjerrjen e një ligji që u miratua në 1866 në Illinois (SHBA).
Në Evropë 1 Maji, dita e punës, apo e punëtorëve, është bërë zyrtare nga ana e delegatëve socialistë të kongresit të Internacionales së dytë në Paris në vitin 1889 dhe ratifikuar në Itali dy vjet më vonë.
Gjithandej nëpër bote, bile edhe ne shtetet ku mirëqenia sociale është mjaft e lartë, sikur në rastin e Zvicrës, organizohen protesta dhe manifestime për të drejtat dhe mbrojtjen e të arriturave si dhe kushteve e punës për punëmarrës, barazinë në paga, pagën minimale bashkë me minimumin jetik dhe avancimin e përgjithshëm shoqëror...

Situata sociale në Kosovë

Situata sociale e politike në Kosovë sa vjen e po bëhet më e rëndë. Gjysma e popullsisë është e papunë, pra, çdo i dyti person i moshës madhore në Kosovë, në anën tjetër edhe ata që punojnë, shumica e tyre mezi sigurojnë mbijetesën dhe nuk gëzojnë as të drejta minimale. Si rezultat i papunësie, 45% e popullit të Kosovës jeton në varfëri, ndërsa 18% jeton në varfëri ekstreme – me më pak se 0.90 cent në ditë. Është tejet e arsyeshme që kjo gjendje e rëndë të ndikojë në tregun e punës, e veçanërisht në marrëdhënien në mes të kërkesës dhe ofertës, andaj, programet e rregullimeve strukturore të ekonomisë, përmes privatizimit të egër, e kanë rënduar edhe më shumë situatën e punëtorëve në Kosovë, si në aspektin e realizimit dhe mbrojtjes së të drejtave të tyre, ashtu edhe në kushtet e tregut të punës. Ndërsa sa për të ilustruar të arriturat drejt “perspektivës evropiane” të trumbetuar nga qeveritarët tanë, po theksojmë fenomenin rrëqethës që ka kohë po e përcjell vendin. Shumë qytetarë vazhdojnë të lënë thyqafas vendin përmes rreziqeve dhe poshtërimeve të shumta, me qëllim të arrijnë në njërin nga shtetet e zhvilluara të Evropës (Zvicra, Gjermania, Franca, Suedia, etj.), për një jetë më të “mirë” dhe për të mbajtur familjet e tyre. Derisa qytetarët e Kosovës; rinia dhe fuqia punëtore e intelektuale e Kosovës, po i braktisin dëshpërueshëm shtëpitë dhe vendin e tyre, duke rrezikuar jetët e tyre për mbijetesë, politika dhe shteti i Kosovës bashkë me sindikatat dhe shoqërinë civile si deh shumicën e partive politike, as që merr mundin të reagojnë për këtë?! Ky fenomen do të duhej të shqetësonte të gjitha institucionet kombëtare?

Reformimi i Sindikatave në Kosovë i domosdoshëm

Shkelja e të drejtave të punëtorëve është prezent si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat. Moszbatimi i ligjit të punës; mosrespektimi i orarit 8 orësh, mungesa e kontratave të punës dhe e rrogës të garantuar minimale, mungesa e mbrojtjes 

Moszbatimi i ligjit të punës; mosrespektimi i orarit 8 orësh, mungesa e kontratave të punës dhe e rrogës të garantuar minimale, mungesa e mbrojtjes ligjore në rast të sigurie, lëndimi apo rrezikimi të shëndetit në punë, mos-pagesa për orët shtesë të punës, etj, etj. Punonjësit e Kosovës janë të shfrytëzuar rëndë, trajtohen në mënyrë çnjerëzore, ndërsa edhe paga që marrin nuk mjafton as për mbijetesë. Ka kohë që sindikatat në Kosovë përballen me një krizë serioze: zvogëlimi i numrit të anëtarëve, ankorim i varfër para së gjithash në sektorin privat, ankorim i varfët në regjione, fragmentim (copëtim) i sindikatave, varësia nga partitë politike në pushtet, përfshirje në procesin e privatizimit dhe shpronësimit të pasurisë shoqërore. Protestat e ndryshme të sindikatave, të cilat për shkak të përçarjeve të shumta humbin fuqinë, nuk kanë arritur asnjë përmirësim bile qoftë ai edhe simbolik. Sindikatat vuajnë ndër të tjera edhe nga:
• Humbja e anëtarëve në fushat kryesore, duke u nisur nga ndërmarrjet dhe shërbimet publike (administratë, arsim shëndetësi) si dhe në industri, posaçërisht sektorin privat krejtësisht i paorganizuar si në ndërtimtari dhe sektorët anësor të ndërtimtarisë;
• mplakja: grupet e interesit si gratë, rinia të nën-përfaqësuara;
• Rritja e fushave e sektorëve të rëndësishëm, si ai terciar i tërësishëm, i pa organizuar;
• Humbja e aftësisë mobilizuese dhe mobilizimit për greva, mungesa e fuqisë për kontraktim me ndërmarrje të kontratave të përgjithshme të punës. Në politikë sindikatat nuk kanë aftësinë e avancimeve legjislative;
• Toni vajtues në media: “...sindikatat edhe ashtu do të zhduken”
Do të ishte e nevojshme formulimi i një projekti sindikal me qëllime të qarta: Tejkalimi i copëzimit sindikal, ndërtimi ndër-profesional dhe ndër-sektorial, ankorim nëpër regjione, organizimi i shkretëtirave sindikale, rritja e aftësisë mobilizuese, pavarësia politike nga pushtetarët, përforcimi i bashkëpunimit me sindikatat e Shqipërisë, pastaj me ato të Evropës juglindore dhe në përgjithësi të Evropës dhe tërë Botës.” Pikënisje për jetësimin do të ishte bashkëpunimi i sindikatave të veçanta përparimtare dhe të gatshme për reforma në bashkëpunim konkret, si dhe kooperimi me faktor tjerë nga jeta publike e politike. Nuk rekomandohet një reformë e tërësishme „nga lart“, kjo d.m.th. përmes çatisë së sindikatave të bashkuara, pasi që një gjë e tillë edhe për Zvicrën, do të ishte një iluzion.
Apeloi tek bashkëkombëset/it që të angazhohen dhe organizohen në njërën anë në Zvicër për të drejtat njerëzore dhe interesat e tyre qoftë si punëmarrës ashtu edhe si komunitet, në anën tjetër dhe njëherazi të angazhohen edhe për të mbështetur sindikatat dhe lëvizjet përparimtare sociale në vendin amë, duke u kujdesur gjithashtu edhe për transferimin e përvojave të dëshmuara dhe njohurive pozitive s

Do të ishte e nevojshme formulimi i një projekti sindikal me qëllime të qarta: Tejkalimi i copëzimit sindikal, ndërtimi ndër-profesional dhe ndër-sektorial, ankorim nëpër regjione, organizimi i shkretëtirave sindikale, rritja e aftësisë mobilizuese, pavarësia politike nga pushtetarët, përforcimi i bashkëpunimit me sindikatat e Shqipërisë, pastaj me ato të Evropës juglindore dhe në përgjithësi të Evropës dhe tërë Botës.” Pikënisje për jetësimin do të ishte bashkëpunimi i sindikatave të veçanta përparimtare dhe të gatshme për reforma në bashkëpunim konkret, si dhe kooperimi me faktor tjerë nga jeta publike e politike. Nuk rekomandohet një reformë e tërësishme „nga lart“, kjo d.m.th. përmes çatisë së sindikatave të bashkuara, pasi që një gjë e tillë edhe për Zvicrën, do të ishte një iluzion.
Apeloi tek bashkëkombëset/it që të angazhohen dhe organizohen në njërën anë në Zvicër për të drejtat njerëzore dhe interesat e tyre qoftë si punëmarrës ashtu edhe si komunitet, në anën tjetër dhe njëherazi të angazhohen edhe për të mbështetur sindikatat dhe lëvizjet përparimtare sociale në vendin amë, duke u kujdesur gjithashtu edhe për transferimin e përvojave të dëshmuara dhe njohurive pozitive shoqëroro-politike në shoqërinë amë.
Osman Osmani, Bernë/Prishtinë, më 28 prill 2014