„12 Uhr 44, die Zeit ist abgelaufen-UNMIK go Home“: Brutaler Polizeieinsatz
Am Samstag den 1. April führte die LPV (Bewegung für Selbstbestimmung) neuerlich eine phantasievolle Aktion gegen die UNMIK Kolonialmacht in Kosova durch. In Gjilan wurden Parolen gesprüht und gemalt. Es war zu lesen: „12 Uhr 44 die Zeit ist abgelaufen, Unmik go Home“.
Genc Mustafa
Quellen: http://www.Kosova-Aktuell.de
Dokumentiert: Stellungnahme der LPV in Albanisch
Monday, 03 April 2006
Të shtunën, më 1 prill 2006, dhjetëra aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan ndërmorën aksion për të shkruar parullën "12:44 - time's up, UNMIK go home". Në këtë aktivitet radhën e kishte parkingu i UNMIK-ut në rrugën "Bulevardi i Pavarësisë" në Gjilan, dhe me këtë rast të gjithë xhipat e bardhë që gjendeshin aty u mbuluan me parullën tonë. Pjesëmarrës ishin edhe shumë aktivistë nga Prishtina, Mitrovica dhe Dardana. Aksioni përfundoi me sukses. Disa pjesëtarë të policisë ndërkombëtare kanë qenë jashtëzakonisht brutal duke i kapur dhe shtrënguar qafën aktivistëve e në veçanti aktivistit Blerim Zeka nga Prishtina. Përveç që ishin të dhunshëm e brutal, ata edhe i ofenduan dhe i fyen aktivistët e Lëvizjes sonë. Për më tepër, ata i kanë penguar edhe mediat duke kërkuar nga ata që t'i ndalin kamerat e tyre, me ç'rast edhe i kanë ofenduar dhe fyer gazetarët. Aktiviteti ynë vazhdon, ne nuk ndalemi. Deri në vetëvendosje!
Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan