In der unten dokumentierten Erklärung der LPV wird auf die Tatsache verwiesen, dass die gegenwärtige serbische Regierung genauso wie Milosevic das Selbstbestimmungsrecht Kosovas negiert. Kritisiert wird in der Erklärung auch das „Schweigen von Ministerpräsident Agim Ceku“. Ebenso scharf wird die Genehmigung des Besuches durch die UNMIK attackiert. Mit ziemlicher Sicherheit wird die UNMIK-Kolonialbehörde wieder mit polizeilichen Maßnahmen gegen die LPV vorgehen.
Përsëritja e Milosheviqit
Tuesday, 27 June 2006
Nesër, më 28 qershor, vendit tonë i është përgatitur njëri prej skenarëve më provokativë këtyre shtatë viteve të fundit. UNMIK-u në Kosovë ka lejuar ardhjen e njëkohshme të kryeministrit të Serbisë, Vojislav Koshtunica me ekipin e tij, delegacionit të kryetarit të Serbisë, Boris Tadiq, përfaqësueses së Qendrës Koordinuese Serbe për Kosovën, Sanda Rashkoviq-Iviq me delegacionet e saj, si dhe dhjetëra përfaqësuesve nga Kisha Ortodokse Serbe. Jorastësisht nesër, jorastësisht më 28 qershor. Pikërisht më 28 qershor të vitit 1989, kasapi udhëheqës i shtetit vrasës, Slobodan Milosheviqi, pasi kishte ardhur në pushtet, zgjodhi datën e mitit serb për Betejën e Kosovës për të zbarkuar në atdheun tonë me suitën e tij. Ai përdori këtë datë për ta ndërtuar ‘legjitimitetin’ e strategjisë për shfarosjen e organizuar institucionalisht, dëbimin dhe persekutimin sistematik të shqiptarëve. Janë pasardhësit e tij ata që po e vazhdojnë traditën e babait të tyre politik.
Nesër në vendin tonë mund të ndodh dyndja institucionale e Serbisë. Delegacioni i Koshtunicës do t’i ketë 6 përfaqësues dhe 4 truproje. Ai i Tadiqit 26 përfaqësues. Nga Qendra Koordinuese Serbe për Kosovën delegacioni do t’i ketë 10 persona. Kurse, një autobus do të jetë përplot klerikë të Kishës Ortodokse Serbe.
Aspak të rastësishme as drejtimet e ardhjes së tyre. Qëllimisht ata kanë zgjedhur të zbarkojnë në Kosovë nga tri drejtime të ndryshme. Lëvizja VETËVENDOSJE! nëpërmjet një punëtori të UNMIK-ut ka siguruar kërkesën zyrtare të 4 delegacioneve drejtuar zyres së OKB-së në Beograd për drejtimet e ardhjes së delegacioneve si dhe itinerarin e tyre këtu. Delegacioni i prirë nga Koshtunica do të tentojë të hyjë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare në Merdare, në orën 12:00. 6 orë më herët, në po të njëjtën pikë do të mbërrijë autobusi përplot klerikë të Kishës Ordodokse Serbe. Ai i Tadiqit ka zgjedhur pikën e Mutivodës, në po të njëjtën orë. Kurse përfaqësuesit e Qendrës Koordinuese Serbe për Kosovën do të hyjnë në Kosovë nëpërmjet veriut të vendit dhe qytetit të Mitrovicës. I gjithë ky spektakël simbolik në funksion të paralajmërimit për futjen përmbajtësore të armikut tonë, Serbisë, në Kosovë. Këtë plan nuk e fshehin asnjëri prej zyrtarëve që po vijnë.
Institucionet e Kosovës këtë ngjarje dashakeqe po e kalojnë në heshtje. Kryeministri Çeku dhe zëvendësi i tij Haziri i thane po të nënkuptuar kësaj vizite. Ndërkaq Fatmir Sejdiu qëllimisht do ta vizitojë Shqipërinë gjatë dy ditëve të ardhshme. Vetëm e vetëm që të mos qëllojë në Kosovë gjatë këtij provokimi. Njëjtë pat vepruar edhe ish kryeministri Ramush Haradinaj kur vjet e pat vizituar Kosovën Boris Tadiqi, i cili atëherë e pat rikonfirmuar qëndrimin e Serbisë për trajtimin e Kosovës si ‘tokë serbe’.
Prandaj, të vetëdijshëm për krimet shekullore të ushtruara prej Serbisë mbi vendin tonë; të fyer e poshtëruar prej drejtësisë së munguar për gjenocidin, vrasjet, dhunimet, shkatërrimet dhe vjedhjet që shkaktoi Serbia në Kosovë; syçelë ndaj planeve të sotme të Serbisë për copëtimin e Kosovës nëpërmjet decentralizimit, uzurpimit të kulturës dhe historisë sonë nëpërmjet zonave të veçanta përreth objekteve të besimit ortodoks si dhe rikolonizimin e atdheut tonë duke i kthyer serbët jo aty ku ata kanë banuar, por aty ku e konsideron strategjikisht të nevojshme Beogradi; si dhe të mobilizuar e organizuar kundër planeve hegjemoniste të Serbisë për ta na e riokupuar Kosovën, ne u bëjmë thirrje qytetarëve të Kosovës, institucioneve, grupeve politike e shoqatave të dala nga lufta, që ta pengojnë ardhjen e përfaqësuesve të Serbisë në Kosovë me çfarëdo mjeti dhe pavarësisht mënyrave. Udhëheqësit e partive politike t’u bëjnë thirrje anëtarëve të tyre ta pengojnë ardhjen e delegacioneve serbe.
Lëvizja VETËVENDOSJE! do ta organizojë bllokimin e rrugës për Koshtunicën në pikën kufitare të Merdares. Pikërisht aty ku Serbia po nëpërkëmb mijëra familjarë të të pagjeturve duke i kthyer kufomat e personave të rrëmbyer atëherë kur ajo do. U bëjmë thirrje qytetarëve që të bashkohen në bllokimin e delegacionit të Koshtunicës në këtë pikë, në orën 11:00, pra, 1 orë para arritjes së tij. Kurse, banorët e fshatrave përreth rrugëve kah do të kalojnë delegacionet tjera të bllokojnë rrugët konform mundësive që i kanë.
Nëse e do Kosovën, ndaloje ardhjen e Serbisë në Kosovë. Derisa Serbia të mos e pranojë vullnetin e popullit të Kosovës për shtet dhe sovranitet.